E marte, 16.04.2024, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Karrocieri

E enjte, 06.11.2014, 08:00 PM


K A R R O C I E R I

poemë nga libri „Heroika „ për njëshekulloren pavarësi!

Nga Rrustem Geci - Dortmund

 

Shqipëri e lavdisë së madhe

Shqipëri e gjithmonshme

emri yt njihet në gjithë botën

Berlin, Paris, Londër, Nju Jork…

 

Shqipëri e pellazgëve, ilirëve

Shqipëri e të gjithë shqiptarve

Në këtë ditë të 100 vjetorit

Lavdinë ia këndoj Shqipërisë

 

Yhaa, përtej dhe më përtej

Yhaa, përpjetë e më përpjetë

Me këtë karrocë të 1912-ës

Unë kam 100 vjet që udhëtoj

 

Zgjohu o Metush Krasniqi

dhe ju o të rënë të kësaj toke

zgjohuni ta shihni Kosovën

dhe lirinë tonë të zgjëruar!..

 

2

 

O Shqipëria ime majekrahu

O Kosova ime majëkënge

në këtë ditë të 100 vjetorit

kremtoj lirinë e popullit tim

 

Shqipëri e Gjergj Kastriotit

Shqipëri e Ismail Qemalit

Shqipëri e Adem Jasharit

Një urim ke nga Kumanova

 

Fryj frymë e ajrgjakut të kohës

karrocieri qerren s´ ndalon

ti që mua zemrën ma lexon

kam një këngë për harresën

 

O qerrja ime me Shqipëri

O qerrja ime me Çamëri

O qerrja e Ilirisë pellazge

Çdo ditë në atdheun tim

Lirisë i shtohet një ëndërr!..

 

3

 

Shqipëri e flakës së maleve

Shqipëri e fushave me bukë

tri janë varret tona të mëdha

që në gjumë mua m´trokasin

 

Me këtë karrocë të historisë

Kam një shekull që udhëtoj

Deri në këtë ditë të shënuar

Të vitit 2012, dhe më përtej

 

Shqipëri e 13 mijë vjetëve

Shqipëri e më të lashtëve

ke një urim nga Manastiri

nga Presheva, Molla e kuqe

 

Në këtë tokë me Shqipëri

me Kosovë, iliridë e Çamëri

me flamur i kam kufijtë

dhe me një gjak gjuhësor

 

4

 

Kjo botë e jona me Shqipëri

rrënjët i ka shumë të thella

dhjetë mijë vjet në Pellazgji

dhe tre mijë vjet në Iliri

 

Tokat që m´i morën fqinjët

jam në udhë që t´i rikthej

me të rënët unë flas çdo ditë

dhe ata i dëgjojë një nga një

 

Në këtë ditë të shqiptarëve

kjo festë na gjen grumbull

Me 28 nëntor të vitit 1912

Shqipëria shkroi pavarësinë

 

Shqipëri, e Gjergj Kastriotit

Shqipëri e Ymer Prizerenit

Shqipëri e gjithë shqiptarëve

Né çdo ditë po zgjërohemi

 

5

 

Me këtë karrocë të 1912-ës

Unë kam 100 vjet që udhëtoj

për të ardhë tek kjo ditë

Për të ardhë tek kjo festë

 

O mendja ime e munduar

mos ma kujto Katallanin

as zonjën e tij Katallaneshën

që e gjakosën popullin tonë

 

Shqipëri e Gjergj Kastriotit

Shqipëri e Abdyl Frashërit

Shqipëri e Azem Galicës

Yha, përpjetë e më përpjetë

 

Në këto pamje me Shqipëri

në këto pamje me Kosovë

kohën që e kam përpara, me

këngë majekrahu e mbajë

 

6

 

Shqip , Ilirisht , Pellazgjisht

është gjuha e gjuhës shqipe

me një të shkruar të njëjtë

dhe me të folme të njëjtë

 

Rritu dhé i lavdisë së madhe

lulëzo dhé i gjithmonshëm

Yhaaa, përtej dhe më përtej

yhaa, përpjetë e më përpjetë!..

 

Nën truallin blu të atdheut

shih si gjethojnë gjelbërimet

pemë të netëve me hënë

dhe pemë të ditëve me diell

 

Krejt brenda lirisë së fituar

Shqipëria feston Shqipërinë

mija vjet të kohës së drithit

mija vjet të kohës së bukës

 

7

 

O shqipëria ime e dashur

O toka ime e hyjnueshme

dua të jem më afër yjeve

aty ku e pi kafenë gjeniu

 

Në dritëjetën e atdheut tim

secila ditë ëndrron një tjetër

më të bukur se e sotmja

më të pemët se e kaluara

 

Në këtë dhé të atdheut tim

kjo tokë e bukës dhe mishit

të gjithëve na ka ushqyer

prej se janë gjallë shqiptarët

 

Shqipëri njih veten tënde

gërmo pasuritë e nëntokës

kërko metalet dhe jometalet

gjeje atë që ty të mungon

 

8

 

Tokën që ma morën fqinjët

As në këtë çast s´di ta harroj

Çamëria çdo natë më shfaqet

me dhimbje, plagë, dhe lot

 

Nga qyteti i bukur i Tiranës

i ftoj të gjithë shqiptarët

të këndojmë himnin bashkë

dhe të kremtojmë së bashku

 

Shqipëri, Nënë e Kosovës

Nënë e Preshevës, Iliridës

Nënë e Çamërisë , Ulqinit

merrja valles edhe këngës

 

O mejëkënga ime Shqipëri

O majëkënga ime Kosovë

ëndërrat për tokën shtohen

I uroj vëllëzërit arbëreshë

 

9

 

Shqipëri e arit dhe argjendit

Shqipëri e mileut të sotëm

Epokat edhe në kohën tonë

Me pika të gjakut shtrohen

 

Yhaa, përpjetë e më përpjetë

Yhaa, përtej dhe më përtej

Jepi qerres karrocier , jepi

Shqipërinë e kam majekrahu

 

Zoti im lart, lexoma zemrën

gjuha ime e ka gjetur veten

shqip,pellazgjisht dhe ilirisht

një është abetarja e kombit

 

Nënë Shqipëri, nëna e jonë

krejt brenda lirisë së atdheut

kam të sotmen e përditshme

dhe të ardhmen e pafund!.

 

10

 

Me këtë karrocë të historisë

unë do udhëtoj shumë gjatë

deri sa të ketë frymë liria

deri sa të ketë jetë Shqipëria

 

Jam kërkues i madh i lirisë

këtë ia kam thënë gomerëve

brenda Trojës ende ka tenda

brenda Trojës ende ka tym

 

Yhaa, përpjetë e më përpjetë

Yhaaa, përtej dhe më përtej

jam gjak i këtyre fushave

jam fryma e këtyre maleve

 

Nënë Shqipëri! Nëna e jonë

rilindëm sërish, u përtrimë

mëmë-tokës i tregova , pse

kënga  jonë   ka  aq  himn!..



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora