E enjte, 25.04.2024, 02:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Klito Fundo është në Parajsë

E enjte, 06.11.2014, 07:38 PM


Klito Fundo mesues, studjues poet dhe gazetar. Gazetari qe shkroi per figurat historike dhe intelektualet e Korces.

Poeti i mrekullueshem qe i thuri vargje dashurise.

Njeriu i urte, i dashur dhe i duruar me shume miq dhe shoke.

Vendi yt eshte ne Parajse dhe jo te gjithe shkojne atje si ty.

Nje qytetar te rralle qe me humorin, batudat dhe fjalet tij te embla do mungoje ne kafe me shoket dhe miqte ku ishte i nderuar perhere.

I perjetshem kujtimi i te mrekullueshmit dhe te paharueshmit  KLITO FUNDO.

____________

Tre nga poezite e autorit Klito Fundo
 
Le te heshtim
 
Lamtumirë, mike, lamtumirë,
Midis nesh tani nuk ka asgjë.
Ato netë që bashkë i kemi gdhirë,
Le të heshtin si filmat pa zë.

Le të heshtin orët erotike,
Shtrirë mbi një shtrat të çrregulluar,
Mes rrënkimesh, afshesh e dënesash,
Ndër çarçafë çmendurisht të ngatërruar.

Ti aty e flake virgjërinë,
Lodrën fëminore, që të mbeti.
Një njollë loti dhe tjetra ngjyrë vishnjë
Vajzërinë e brishtë përshëndeti.

Ti e di sa bukur ne kaluam,
Ti e di që duheshim aq fort,
Por takimet kanë edhe ndarje,
Buzëqeshjet kthehen shpesh në lot.


Perse ?

Pse me qendron tani keshtu e ftohte,
Si nje statuje e bardhe antikiteti,
Perse largohesh vazhdimisht nga une,
Si guralec i thate anes detit?
 
Po s'te pelqeu ky shpirti im plot dallge,
Ma thuaj dhe me lajka mos me mbaj,
Si burrat ndarjes un'di t'i bej balle,
S'e kam zakon te psheretij apo te qaj!.....


VIRGJËRESHËS

Çmë vështron ashtu moj bukuroshe e virgjër
Sa pi ti ujë unë pi konjak,
Në xhep mbaj veç një libër
'Rubairat e Khajanit plak.

Çmë vështron ashtu moj kryevepër seksi
Dhe si mjellmë rrugës më rrëshqet,
Jam gjahtar i pamëshirshëm zoçkash,
Në lakun tim ke për të rënë shpejt.

Çmë vështron ashtu moj bukuroshe e virgjër
Dhe më qesh ashtu me ironi,
Prit kur të kem në shtrat të shtrirë
Si të tjerat do qash dhe Ti...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora