E shtune, 22.01.2022, 09:43 PM (GMT)

Kulturë

Xhevahir Cirongu: Poezia e Myrteza Baboçit

E enjte, 06.11.2014, 06:27 PM


Poezia e Myrteza Baboçi është e shkruar me pjalimin e shpirtit

(Vështrim rreth disa poezive të pa botuara të autorit Myrteza Baboçi)

Nga Xhevahir Cirongu

Të shkruash pak rreshta për fjalëurtin Myrteza Baboçi, duhet që ta ngacmosh me fjalën ‘’Kritikë’’, sepse ai s’pranon mburrje fjalësh të kota. Në bllokun e tij,por edhe në copa letra do gjesh shënime të ndryshme. Aty hedh vështrimin e do gjesh vargje poeze. Me përkushtim, e me një vëmendje të kujdesshme, ai përzgjedh mendimin e fjalën për të cilën më pas e shkruan në letër. Tek bisedon me atë zbulon dalngadalë njeriun me  diapazon e kulturë të gjerë , por edhe intelektualin e atdhetarin. Ai mban mbi supe mbi 78 vite jete, por kurrë nuk thotë ‘’U lodha’’ nga jeta. Atë e gjen  pothuajse në çdo aktivitet që organizohet e zhvillohet  në Pallatin e Kulturës ‘’A. Moisiu’’, Biblioteka e Publike Durrës, apo  gjetkë, të cilat i japin jetë e frymarrje qytetit bregdetar të Durrësit. Janë këto aktivitete që i japin jetë aktive edhe vetë Myrtezait.  Prandaj merr lapsin e shkruan  kujtime nga jeta e tij. Si për qënë më i ‘’Ri’’ ka zgjedhur  poezinë për të thënë  të fshehtat e shpirtit. Kështu, në vitin 2012 boton vëllimin me poezi ‘’Jetë e jeturar’’ . Ai sjell fakte nga përvoja e jetësë , në varg përcjell dashuri njerëzore, atdhedashuri, por s’kursen edhe kritikën ndaj së keqes. Ai ka lindur në  Gjirokastër, por e do  Peshkopinë  dhe e çmon si një gur të rrallë, sepse fletët e ditarit të jetës së tij, janë shkruar  më të shumtën atje në atë qytet. Profesioni i Myrtezait  ka qënë mësuesia, ku ka punuar si mësimdhënës  në lëndën e letërsisë e të muzikës. Kulla e shpirtit,edhe në këtë mosh mban zjarre të ndezura  ndaj  vargut poetik për të cilën edhe shkruan.

Në ato copza letre Myrtezai kishte shkruar vargje poezie. I lexuam me vëmendje dhe gjetëm  aty bukurinë e fjalës së shkruar prej tij. Ne  morëm disa prej tyre  për të sjellë para lexuesit  vargun gurgullues si ujë burimi shpirtëror që del nga poeti Myrteza Boboçi. Ai po përgatit vëllimin tjetër me poezi, që edhe këto poezi do jenë pjesë e tij. Poezia është e shkurtër dhe e thjeshtë në dukje, por brenda saj flet mendimi dhe filozofia që përcjell për te lexuesi.

Zotit ‘’Sh’’

Si rrap i lashtë shekullor

Libër i hapur historie,

Ke hedhur rrënjë në Karabash

Por…edhe Vlorës i bën hije.

 

Lindës

E ëmbël,- ëndërr mëngjesore

E lehtë, - erë pranvere,

Në valle,- flutur krahë shkruar

Me këngën për jetë dashuruar.

 

Don Zhuanit

Dje, drejtor i papërmbajtur

Pushtet i madh, të gjithë thonë,

Sot një biznesmen i pasur

Maçok plak, ha minjë të njomë!

 

Serriut

Burrë trim dhe i zgjuar

Si një  shkëmb në ‘’Fushë Dukatë’’

I pa thyeshëm aty  qëndron;

Ky Serri,- mëmdhetar

Gjithë krahina e nderon.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora