E marte, 19.03.2024, 05:18 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Serbia, macja që kërkon të behet luan

E enjte, 06.11.2014, 07:58 PM


Serbia, macja që kërkon të behet luan

Nga Fahri Xharra

Sipas mediave serbe një hulumtues gjerman Jyrgen Shpanut , duke kërkuar për historinë e gjermanëve nëpër Europë ,  i zbulon varret serbe nëpër Spanjë , Portugali dhe Bretanjë të cilat ishin mbi 3000 vjet prK . Pastaj vazhdohet që  civilizimi njerëzor, shkrimet e vjetra asire, misire  dhe haldeje i njef si përmendoret e para të saja që datojnë mbi 7000 vjet; Sipas studjuesve po aq e vjetër është historia e serbëve:  “Serbët  të parët para të gjithëve këndej pari , por ata ishin e dhe nismëtarët e kombeve sllave dha kombit grek.”

E shqiptarët të humbur në histori , si meteoritet ne galaksinë e pafundme as që e dijnë se bile në “ Ditarët e oborrit Mbretëror Kinez “ që mbahen në mënyrë të vazhdueshme e pa ndërprerje që 2000 vjet parK. “mbajnë në vete  shënimet për serbët që jetonin në Sarmantinë aziatike dhe që populli serb kishte jetuar që nato kohëra prej Siberisë e gjer tek Venediku i Italisë. “ . Nëse shkohet edhe më largë  atëherë shofim që “ një nga Franca Robet Siprian e paska gjetur teorinë e zhvillimit të serbëve nga iliro-serbët” dhe me këtë teori e  spjegon shtrirjen e serbëve që nga Deti Baltik, ai i Zi e deri në Kaukaz tek Liqeni Kaspik “    Dhe ne shqiptarët jemi këndej pari sipas disave , që  nga ardhja  turkut ?

Por të vazhdojmë  të “mahnitemi” me “lashtësinë” e këtij kombi fqinj të  cilëve as që iu del kush përpara: ” Një rremb i Serbëve , që nëpërmjet Azisë së Vogël që 3000 vjet paraK kishte arrijtur në Ballkan qenkan instaluar rreth Rashkës së Vjetër dhe pastaj në tri hove , 1800,1 500 dhe 1400 vjet paraK. paskan pushtuar Kretën . aty i paskan mundur Kretasit dhe me ata së bashku e paskan lindur kombin e ri të grekëve apo helenëve. Sipas shënimeve serbe edhe emri i qytetit të Athinës dhe  perëndeshës me të njejtin emër, nukqenka grek por  se është serb.” Sa qesharake , thonë serbët :” ka shënime që flasin se vetë grekërit e quajnë vetën pellazg  dhe se e flitshin një gjuhë”barbare “ dhe nuk e dinin që ata ishin vetë serbët “

Nëndanubi,  “parahisorikisht ishte venlindja e serbëve”; këtë e dëshmon Milosh Millojeviqi (????? ????????? ) dhe shkruan:” Serbët që nag parahistoria kanë jetuar në tokat e tyre të sotme,që nga Italia apo Deti i Mesdheut e deri në Greqi, që nga Deti Adriatik e deri në Detin e Zi dh gjithëmonë e kanë pasur shenjtërinë e tyre, kishat e tyre , arqipeshvitë e tyre. kur ë shek.e 4-të pasK. ishte sulmi i hunëve në tokat e tyre atëherë ata u tërhoqën në Zveçan të Kosovës dhe bile që në atë kohë e ngritën Mitrovicën ( e Kosovës). “ Sipas  Millojeviqit “ Kisha serbe është më vjetër se ajo e Romës dhe ajo e Bizantit”

Mbani në mend këtë , se çka shkruhet në mediat serbe :” Në librin “ Civilizimi e gjermanëve dhe i Vikingëve” botim i v.1976, me autor Patrick Louth (Zvicër) shkruhet se nja 2000 vjet para K. në vendet Skandinave kishin ardhur popujt eluginës së Nëndanubit .

Për shumë hulumtues , kjo gjithëmonë ka mbetur e pa sqaruar si ardhja e një një populli

“ misterioz”. Po nga Zvicra e kemi tjetrin Eugene Pittard  i cili thot që ”ai popull misterioz” që u shpërngul në brigjet e Norvegjisë dhe Skotlandës ishin popull i racës dinarike, ishin trupgjatë dhe të bukur.. Sipas hulumtuesit Pittard ata kishin lëvizur nga Vendiku nëpërmes Europës Qendrore dhe Gjermanisë deri në Suedi dhe Norvegji , dhe rrembi tjetër nëpër kanalin Moreuz ishin vndosur në ishujt britanik. Të gjithë këta ishin serbët tonë  , perfundojnë mediat serbe.” (????? ????????? ????? ????? (Eugene Pittard) ???? ?? ?? ?? “???????????” ?????? ???????? ? ????? ???????? ? ???????, ? ????? Patrick Louth ??? ?? ?? ???????????? ???????? ????, ???? ?? ??????? ????? ? ????. ?? ?????? ??????? ?? ?? ?? ????????, ????? ????????? ?????? ? ???????, ?? ??????? ? ????????, ? ????? ????? ?????? ?? ?????? ???? ? ????????? ????????? ??????. ??? ?? ?? ???? ???? ??????, ????. )

Tani e kam një kërkesë  për lexuesit : E njef kush këtë libër?

Se më  “ata (serbët) e gjetën çelsin e leximit të shkrimeve etruske , dhe se etruskët ishin ata të Rashkës së sotit”. Për skeptikët  po e lë në original :” ??????? ?? ?? ?? ??????? ??? ?????? ?????? ? ???????? ??????? ? ???? ?? ???????? ????????. ????? ?? ?????????? ???????? ???????? ?? ??? ??? ???????? ???, ????, ?????????? ??????? ???? ?????? ????? ???????. ?? ????? ????? ?? ?? ?????? ???? ?????? ???????? ?????? ? ??? ??????? ???????? ????? ???. ????? ???? ???????? ? ?????????, ????? ???????? ? ???????? ???? ?? ?????? ?? ???????? ????????? ???????, ????????????? ?? ????????. “

Se  ç`më dhemb ,kur i lexoj mohuesit në të vërtetën shqiptare>



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora