Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Urime dasmat nga At’Dheu

| E merkure, 05.11.2014, 08:40 PM |


Per hajr dasmat nga At’Dheu

Nga Zeqir Lushaj

-I kalova 5 muaj ne At’Dhe, dhe kam marre pjese ne dasma aq sa per 17 vjet ne Amerikë, te dashur lexues, miq e dashamire te Internetit. Qe te mos ju ha shume kohe juve e hapsire revistes po ju sjell vetem disa foto me nga pak diçiturë prezantuese qe te mos i ngelet qefi asnjerit per prezentim ne faqet e ZSh-se, pjese edhe e gezimeve tona familjare mbareshqiptare-

Rrustem e Sofije Çela kane mbledhur shume shoke e miqë sepse per ti gezuar ata,  djali me nusen kane ardhur nga Londra dhe e bënë dasmen ne Tiranë

Kushja ime Festimja, vajza e Abedinit e Shiqeres, sot e mbrapa eshte “italiane”, nusja e zotit Toska nga Margegajt e Tropojes.

Çifti i ri Lamnica – Qoka, banorë të ri të Londres se Ingliterres


Mbesa ime Shqipja me bashkshortin e saj Jetgjat Mehmetin, jane te njohur per ZemraShqiptare sepse para tre vjetesh per fejesen e tyre kemi publikuar nje fotoreportazh te gjatë. Sot po ju prezantojme nga dasma e te dieles qe shkoi kete foto ne profil te malit të Dajtit.

E ndryshe nga çiftet qe ju sollem me lart, keta te dy inxhinier te dalluar do mbeten besnik si banorë te kryeqytetit shqiptar, Tiranë.

...E tash, dhjetra shkrepjeve te tjera fotografike nga keto evenimente familjare-shoqrore, nga gezimet tona me emrin DASMA, po i perfaqsojme me nje valle popullore me uniformen e famshme te çikave e nuseve të Tropojes.

Aaah, kostumet tona kombetare…, krenari e festave tona

E sefundi, edhe me lexuesit, urojme te shihemi ne shkrime te tjera te gezimeve e festave por edhe te koloritit te krejt jetes shqiptare.

-Pershendetje nga Shengjini, Albani-

(Ekskluzive per ne ZemraShqiptare, Tetor 2014)