Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhavit Gasa: Europë

| E marte, 04.11.2014, 07:19 PM |


Xhavit Gasa

 

EUROPË

 

Zgjohu,

Europë,

nga gjumi...

 

Hidhi,

poshtë,

syzat miope..

 

Pastroje,

ti moj lëkuren,

nga puplat e korbit...

 

E dëgjove Europe,

Papën në Tiranë,

kur shqiponjën e bekoj....

 

Europë mësoje,

nuk kafshon dot

Gjarpri shqiponjën...

 

 

MBI MËKATE

 

Mbi gjakun e atyre,

që u flijuan për liri,

diktaturën ngrite,

lirinë në qeli mbylle....

 

Mbi gjakun e djersën,

e popullit 50 vjet,

që si lum u derdh,

ngrite mal me bunkerë...

 

Mbi mëkate makabre,

ngrite lavdinë tënde,

mbi eshtra njerzish të vrare,

që askush nuk di ku prehen....

 

Ti ishe pra nëna shtrigë,

që bijtë e tu masakrove,

i vure përballë njeri tjetrit

si armiq dhe jo si vëllezër....

************************************

*************************************

Në një dorë gjethe dafine,

me dorën tjetër thikë pas shpine!!!!

 

 

KRENARI

 

Ti o pëllumb,

krahëshkruar,

merre paqen në krahë,

shpërndaje anembanë,

........................ndër shqiptarë.

Ti o qukapik,

me sqepin e mprehtë,

pasrtoje çdo krimb,

nga trupi i atdheut.

ju o rrezet e diellit,

largoni retë e zeza,

........................prej qiellit.

Ndjehemi krenar,

për ty shqiponjë,

që zoti i madh,

me emrin tënd na

.......................bekoj.

 

Krenari,

ndjejmë,

përjetë...

për dy,

burrat e mëdhej...

bij të Shqipes..

ISMALI QEMALI

dhe ISA BOLETINI.