E enjte, 28.03.2024, 02:53 PM (GMT)

Kulturë

Vahit Nasufi: Ty Kërçovë të lumtë djepi

E hene, 03.11.2014, 05:52 PM


Vahit Nasufi

 

TY KËRÇOVË  TË LUMTË DJEPI

 

Karshi Ujmirit me majë t`lartë -

Shtrihet Kërçova gjër e gjatë!

Me pozitë t`rrafshët gjeografike,

Me shumë faqe historike!...

 

Është e njohur për trimëri -

Për mikpritje dhe bujari...

Sa herë armiqtë i janë vërsul -

Asnjëherë nuk është përkulë!

 

Kërçova n`kohrat e lashtësisë -

Ishte kryeqyteti i Penestisë!

Këçova e sotme heroike -

Atëherë quhej "Uskana" antike!

 

Sa herë orët i ndërron akrepi -

Thonë - Kërçovës i lumtë djepi!...

Për bijtë e bijat që i ke rritë -

I ka si zana dhe si petritë!

 

Në çdo mal që të rrethonte -

Grykëholla pa ndal këndonte!

Djemtë e tu si vetëtima -

Grinë armiqtë, copa e grima!

 

Sulmet e ashpra t`barbarëve -

Dogjën fshatrat e shqiptarëve!...

Por, Ti kurrë nuk u dorëzove -

Si Kala e fortë qëndrove!

 

Martirët Tu, për t`i kujtuar -

Përmendore u ke ndërtuar!...

Ngrite Qendrën Memoriale -

Midis saj - "Nëna Shqiptare"!

 

Me veshje tipike kërçovare -

Siç janë veshur gratë shqiptare!

Shamija prej lotëve e lagur n`skaj -

Kur janë vrarë djemtë e saj!...

 

Por, ne erdhëm këtu ku jemi -

N`duart tona tani t`kemi!

Përsëri pas shtatëdhjetë vitesh -

Nga shqiptarët do t`udhëhiqesh!

 

Dje - Uskanë e Kërçovë - sot,

T`lumtë djepi - s`të thonë kot!

Gjithmonë ne do t`dalim Zot -

Nga duart tona s`të lëshojmë dot!

 

Tani e mbara po të ndjek -

Për të smurët ke shumë mjek!...

Inxhinjerë e shumë juristë,

Akademikë, ekonomistë!...

 

Ke mësuesit që na mësojnë -

Si të shkruajmë e të lexojmë,

Ke shkrimtarë e shumë poet,

Në Kuvend shumë deputet!...

 

Në çdo lëmi i ke zejtarët,

Që shërbejnë qytetarët,

Ke këngëtarët që këndojnë -

Me këngë t`mira na argëtojnë!

 

Kënga e bukur kërçovare -

Është e njohur n`trojet shqiptare!

Me interpretime autentike -

Nga shumë grupe polifonike!...

 

Ke Kalanë, si pushimore -

Lumin Treska n`anën lindore,

Ruan traditën që e la i pari -

Dita e Shtunë - ditë pazari!...

 

Ajo, që zemrën ta lëndon -

Për çka syri të loton;

Për bijtë e bijat kurbetçarë -

Në mbarë botën të shpërndarë!

 

Aspak lehtë nuk është për Ty -

Kur sheh shpitë mbyllur me dry!

Oborret e tyre si livadhe -

Kjo është brenga ma e madhe!

 

Por, kur duhet t`hidhet vota -

Mërgimtarët vijnë nga Europa!...

Për fitoren historike -

Erdhën shumë prej Amerike!...

 

Kur vjen koha e pushimit -

Kurbetçinjtë vijnë prej mërgimit.

Mbushën rrugët me vetura -

Trotoarët me gra e burra!...

 

Plot me t`rinjë dhe të reja -

Fillonë gëzimi dhe hareja!

Një nga një dasmat i nisin -

Veturat e nuseve i stolisin!...

 

Lulzon Kërçova çdo pranverë -

Lule t`bukura plot me erë.

Mbushin ajrin me aromë -

Kështu e duam Këçovën tonë!...

 

Hyjmë e dalim n`shtigje t`mërgimit -

Por, s`i nënshtrohemi asimilimit!

Ti, je vatra jonë shekullore -

Ke qenë dhe do t`jesh prore!

 

Vërtetë, unë jam mërgimtar -

Por, me rrënjë jam kërçovarë!

Të jap fjalë e besa - besë -

Aty ku linda dhe do të vdes!...

 

Këto vargje për Ty i shkruaj -

Prej së largu, nga dheu i huaj,

Edhe pse larg teje jam -

N`mend e n`zemër Ty të kam!



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora