E marte, 16.04.2024, 10:39 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: RTP - Në grevë!

E diele, 06.07.2008, 07:55 PM


Kadri Mani
Letrat e Lexuesve

RTP- NË GREVË!

Nga Kadri Mani

Të nderuar lexues, mbrëmë më datën 5.7.2008, në orën 10 të mbrëmjes kam qenë i ftuar mysafir në emisionin për Mërgatën, dhe meqë kisha një tremë (nuk jam mësuar të më ftojnë shpesh!) dhe isha në një ngutje se cilit t’i përgjigjem më parë e më saktë, pa dashje e kam bërë një lëshim të pafalshëm: dyert e Radios kishin qenë të bllokuara nga barrikada (shatorri) që kishin vënë grevistët, që jua kishin huajtur TMK-ja, pra i përkrahim edhe ne e solidarizohemi me ata 18 vetë, që simbolizon 18-vjetët e dëbimit nga Shtëpia e tyre!!!

KËRKESAT E GREVËS SË FLIJIMIT:

 

1.     Kthimi në shtëpinë tonë.

 

2.     Kompensimi për 8 vitet e shkuara.

 

3. Pranimi i përvojës së punës.

 

4.     Moslejimi i tjetërsimit të pasurisë së RTP-së.

 

5. Zgjidhja e çështjes së punëtorëve me kërkesa sociale.

 

P.S.: Unë në emisionin e mbrëmshëm të zotit Imer Klloloqi (emisioni ka qenë i lirë dhe pa asnjë kufizim), sikur e bëmë një kontratë paqeje, me qëllim që të jetojmë në harmoni si mërgatë dhe si popullatë, duke i përkrahur organet e pushtetit, dhe tash kemi të drejtë t’iu drejtohem këtyre organeve kombëtare-ndërkombëtare që të mos e prishin këtë kontratë të ofruar nga ana jonë: të shohin urgjentisht situatën e grevistëve, sepse ne që i kemi përjetuar grevat nën robërinë e egër sllave, i përjetojmë fort rëndë grevat në liri!?!

Na kujtohet artikulli i redaktorit të ndjerë, Jusuf Ferizi: PJELLA E ZEZË e Dan-Kushnerit!!

Pashë se shatorri ishte i vjetër dhe me vrima, dhe shiu pikonte mbi 18-shtretërit ku ishin shtrirë në grevën e flijimit grevistët tanë (kush e di se në sa dyer të hekurta kanë trokitur ndërkohë, dhe sa premtime të kota kanë marrë!?), ndërsa ne bëjmë gjumë të rehatshëm në shtretërit e lumnisë!!

Pra, ne, me gëzim e hare,  jua uruam Pavarësinë, por s’ka pavarësi me greva urie! E në gjendje të ngjashme ka edhe shtresa të tjera, apojo?- sikur: Invalidët e Luftës, Arsimi, Shëndetësia, të papunët, të pastrehët, familjet e të pagjeturve... dhe kush është kah “punon” për zgjidhjen e problemeve të popullit!?!

Që të mos zgjatemi, po e përfundojmë me parullat e grevistëve:

 

RTP-ja:

-1990-99 e okupuar- 1999...?! e riokupuar!

 

-Qeveri e Kosovës, përmbushe premtimin e dhënë!

 

-RTP-ja, Rilindja dhe Trepça, sinonimet e Kosovës!

 

-Drejtësi ku je?!

 

-GREVA E FLIJIMIT TË PUNËTORËVE TË RTP-së

 

-Ku je, o Popull?!

 

-Mos na tradhto, Kuvendi i Kosovës!

 

-RTP-ja ndërgjegjja jonë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora