E enjte, 25.04.2024, 03:28 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

I Lumturi

E diele, 10.06.2007, 06:24 PM


Milto Sotir-Gurra

E kisha humbur shpresën dhe s’kisha më besim mbi vehten. Qëllimet, njëri pas t’jatrit, met’u hasur me praktikën më ç’krinin si dbora në verë. Më s’kish udhë për mua. E kisha kupëtuar që jeta është një ëndër, e bukur apo e shëmtuar, po vetëm ëndër. Nga kjo isha dhënë i itëri pas të pirit se vetëm alkooli i fortë m’a zbavitte jetën, m’a zbukuronte ëndrën dhe zemra më gjente, për disa orë, një lehtësi…. Dhe ja, në një të tillë ditë, kisha pirë shumë. E ndjeva veten të lodhur. Më mirej goja aq sa nuk mundnja të mbaroja as një fjalë. E ngjitur sallës së mehanesë ishte një odë e vogël ku pinin ata që nuk deshnin t’i shihnin. Ishte bosh dhe unë hyra mbrenda. N’atë hop m’ish mërzitur dhe të pirët dhe fillova t’a pyes veten: “Ku po vete?”. Mirpo alkooli më kish zënë aq fort sa nuk më la t’i përgjigjem vehtes se më zuri gjumi.

Sa kohë fjeta nuk mund t’ju them dot. U squash prej ca zërave. E pira më kish dalë. Po e vrisnja mendjen se nuk e dinja ku ndodhem. Pak-nga-pak po i sillnja ndër mënt që të gjitha: M’u kujtuan miqtë me të cilët vajta në mehane dhe bisedimet e gjata: deshnin t’a zgjithnim problemin e jetës. Se i cili kish psherëtimet e veta. Dhe m’u kujtuan gjith fjalët që këmbyem.
-Jeta është e keqe. Përpjekja për të jetuar të shtyn në shumë dyer…Ja… ajo atje, q’e sheh, me përbuzje dhe duket si e poshtër, ka zgjedhur mjeshtërinë e Afërditës! Nuk është faji i saj po i rethit dhe i rastit q’e shtynë n’atë mjeshtëri. Mund q’ashtu e kupëton ajo se do t’a shkojë jetën më mirë dhe me më pak mundime e me më shumë gëzime. Pas mëndjes së saj ajo e ka zgjidhur problemin e jetës.
M’u kujtua shërbëtori, kur na e vuri përpara rakinë dhe na shtroj mezetë mbi tavolinë, buzëqeshja e tij e ëmbël dhe e kënaqur si dha fjalët e mikut që na tha kur u largua:
- Ja dhe ky e zgjidhi problemin e jetës duke zgjedhur punën e shërbëtorit se ashtu e shtyri a e mësoi fati. A e sheh buzëqeshjen e tij? A i a sheh syt e tij q’i ka plot lumtëri? Çdo gjë tek ay tregon se është i lumtur.
Pas ca kohe, një nga miqt që nuk gjente as gjë të mirë në jetë e që desh të çkallmonte botën, na tha:
-Tashi po e kupëtoj: ay njeri që nuk e ndjen veten të lumtur me zanatin e tij është më fatkeqi njeri në botë. E kupëtoj q’ju kam marrë më qafë me përrallat e mija. Do të dëshëronja t’i ndreq fajet që kam bërë po është tepr von. .. E ngriti kupën, e shkundi dhe shkoj…U ngritnë dhe të t’jerët e unë mbeta në mehanë.

M’u kujtuan fjalët e mikut dhe e kupëtova që jeta ime do të mbetej problem i pa zgjidhur. U ndodhë shumë njerës që na mësuan shumë gjëra të larta, me të cilat, dita ditës shtuam fatkeqësinë. Prandaj edhe jeta m’ish bërë e paduruar dhe përpiqesha, me anën e alkoolit, t’a largonjë fatkeqësinë dhe mejtimet e këqia që bënin çerdhe në trut e mija kur isha esëll. Zërat gjith po ndëgjoheshin dhe më të forta e më të çkoqura. Shkova dhe pak në t’erët, dhe pak dhe e kupëtova që zëri vinte nga qilari. Nuk dinja ç’të mejtoj. I-u afëruash qilarit: atje kishte dritë. E vura synë në vrimën e kyçit dhe pash: pranë tryezës rrinte shërbëtori i mehanes dhe kish vënë dy gota plot me verë dhe shumë pjata me meze. E pashë si e ngriti gotën q’e kish përpara dhe, dyke parë gotën q’e kish karshi, uroj me gjith hollësirat dhe e piu gjer në fund. Në këtë hap u ndëgjua një zë i dytë.:
Me shëndet!
Pas kësaj e pashë si u ngrit dhe vajti e ndenji te ana t’jetër pranë gotës plotë. E ngriti edhe këtë gotë, uroj me gjith hollësirat dhe e piu. Goja s’i lërente. Ndëgjoheshin dy soj zëra, duhej t’ishin dy veta po unë të dyjtin nuk e shihnja. Ndëgjova dhe këto:
E more Gjerq a pimë dhe nga një?
Si t’a kesh qefin more Gjok…Po pimë…
Dhe e pashë se si shërbëtori i mbushi që të dy kupat dhe prapë me urime u shkundi që të dyja dhe pas këtyre prapë: A pimë dhe nga një?...

Nuk desha më t’a përgjoj njerinë e lumtur, i cili e kish zgjidhur problemin e jetës aq bukur dhe me aqë lehtësi, sa kisha frikë se mos ndodhja ime aty ia prioshte lumëtërinë dhe e bënja fatkeq si veten t’ime që nuk dita t’a zgjidh problemin e jetës. Ay është i lumtur, dhe, përpara dy kupave kundrejt njera t’jatrës, nuk e ndjen veten fillka, kur se unë në një shoqëri të madhe e ndjej veten fare të shkretë!
Ah, sa mirë q’është të dish pak se vetëm atëherej je i zoti t’a zgjidhësh problemin e jetës dhe t’a gjesh lumturinë.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora