E enjte, 28.03.2024, 08:14 PM (GMT)

Mendime

Agim Gashi: EULEX-i

E enjte, 30.10.2014, 07:31 PM


EULEX-i

NGA AGIM GASHI

Na ishin njëherë disa shokë dhe shkuan në një qytet. Kur hynë në qendrën e qytetit, njërin nga ata e rrokë zori për nevojen e madhe. Filloi me i lutë miqët të ia bëjnë një zgjidhje, përndryshe do të dhjehet në pantollona. Çdo moment ai rrezikohej ta bënte. Ishte qendra e qytetit.Miqët hoqen palltot dhe ia bënë një rrethojë mbulese që ai mund ta bënte pa pengesë. Ishte shpejtësi marramendëse dhe posa u ul, u ndëgjua një zhurmë e pa artikulueme me një frymë të fuqishme. Miku që u ul ta bënte foli:

-Ah bre, paska qenë pordhë!

Na ishte njëherë një EULEX i cili krekosej, se po vjen në Republikën e Kosovës me Fusnotë, për ta „çrrënjosë“ krimin e organizuar e për ta rregullue rendin, qetsinë dhe ligjin.

Flitej se EULEX do ti zinte „peshqit e mëdhenjë“, se do të burgoseshin të gjithë ata që vodhen shtetin, popullin, tenderashët, vrasësit e tjerë, kriminel të haraçeve e drogës, të cigareve e naftës, etj.etj.

Populli ynë ka shumë thënje filozofike. Një nga këto thënje është: „kur thonë ka dredhëza shumë, merre shporten e vogël“! EULEX-i mori shporta të mëdha me i mbushë me para, sepse e dinte që Kosova është vendi i ryshfetit e me njerz të ryshfetit. Kriminelët janë pasuria më e madhe e prokurorëve, gjyqtarëve dhe hetuesve. Ky vend u bë oazë për ti shtuar Evropës e Ballkanit milioner të rinjë. Kështu kaloi edhe UNMIK-u në Kosovë. Mbushi shportat me para dhe iku. Bile kishte nga ata që na i moren edhe vashat më të bukura të atdheut, bashkë me milonat si pajë nusërie.

Unë e dija se në Kosovë me e zbritë edhe Zotin, këta karaxhozët e atdheut tonë do ta koruptojnë. Tani kur dolen të palarat e EULEX-it dhe atyre që u korruptuan, kujt me i besue ky popull i shkretë? Kujt ti besojnë ato nëna që ka 15 vite nuk u teren lotët, ato vashava të dhunuara, ata invalidë të plagosur në liri, ata që u shantazhuan, u plaçkitën, u dëbuan...?

Kjo tokë e ky popull po lëngon.Lëngon sepse u mashtruan për liri e demokraci, por që liri e demokraci askund. Gjithkund dhunë, frikë, zhgënjim... Pak e kishim serbin, pastaj vetëveten e tani pas UNMIK-ut edhe EULEX-in e korruptuar. Poqëse dalin të vërteta ato që po përfolen, këtij populli nuk i mbetet asgjë tjetër pos të kërkoj jetë tjeter në dhena tjera. Po na detyrojnë që prej krijimit të kësaj toke, ta lëmë vendin nga të bëmat edhe të EULEX-it.

Sa mjerim i madh po mbretron sot në Republikën e Kososvës me Fusnotë e me një flamur me gjashtë „zvezdica“. Këtu ku mbijnë milionerët e ku qytetari siguron bukën në kanta bërllogu. Prap fajet i ka ky i fundit. Askund në botën njerzore sdo të mndëte që mafia politike, kriminale, kombëtare e ndërkombëtare të na e pijnë gjakun me pambuk po të ishte në nivelin e duhur kombëtar. Më mirë të flente një muaj në rrugë se sa 100 vjet në robëri e me barkun e uritur.

Tani, për moskrijimin e Institucioneve tona, sigurisht se paska gisht edhe EULEX-i. Atyre po u konvenon gjendja pa ligj, pa intitucione, pa qeveri. Vjedhja për dritë është më e lehtë.

Pordhë paska qenë edhe kjo puna e EULEX-it.

A do të zgjohemi një ditë nga gjumi?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora