E premte, 29.03.2024, 03:13 PM (GMT)

Kulturë

Ymer Halimi: Nga universalja te personalja

E enjte, 30.10.2014, 07:52 PM


NGA UNIVERSALJA TE PERSONALJA

Shkruan: Ymer Halimi

“Eh (!), i gëzohem kaq shumë vetëm të them...”

U drejtohem studentëve të mi, si përhera, duke përcjellë një këshillë, një rregull institucionale. Më që mungova, e shkruaj atë që e gjeneratave ua kam  thënë ...

Studentë të çmuar, urime Vitin e ri Akademik! Ju brucoshë, mirë se erdhët në FM. Ju përmbushët  ëndërren tuaj, u regjistruat në  fakultet shumë prestigjioz. Paçi shëndet dhe suksese!

Rruga e zgjedhur për të studiuar shkencat e mjekësisë është jo e lehtë e më shumë përgjegjës, se jeni përcaktues edhe të fatit jetësor të të tjerëve. Një buzëqeshje e juaja është shpresë për jetë; e një fjalë e veprim i papërcaktuar drejt do të jetë torturë e gjymtim në jetën e tjetrit. Rruga e juaj jetësore duhet të mision....

Jeta ka vështirësi, prandaj ”merreni shpatën në dorë” e luftoni për suksese. Pengesat duhet t’i mposhtni dhe pas çdo suksesi do të hapni shteg të ri në jetë; siç ishtë regjistrimi, që është përcaktues për të ardhmen tuaj.

Jeni rinorë e keni shumë ëndrra, emocione, lakmi, që janë si lumejtë vërshues, dhe janë “shtytës të veprimeve” tuaja; kontrolloni e sillni në rrafshin e së mundshmes, se atëherë e keni të pritshmen në jetën tuaj. Tërësinë e bëjnë gjërat e imta,  siç i bëjnë mikroproceset makroprocesin, si edhe  finesat që ua lehtësojnë apo e ngatërrojnë jetën. Prandaj, çdo gjë në jetën tuaj duhet vlerësuar. Profesioni i juaj është mision, e  jo qëllim për të gëlltitë paranë e të vuajturëve.

Ligjet e natyrës janë të determinuara e fer. Të padjallëzuara. Ju do bëni përpjekje t’i njihni e t’i përdorni, të mbroheni e t’i mbroni, dhe ka shumë të panjohura që u presin si brez. Te kundërthëniet dhe lëvizja është ekzistenca, e këto duhet t’i posedoni. Të lexuarit u jep përvojën e të tjerëve. Atë përvojë do ta studijoni,  që ta përdorni nesër. Prandaj, vëmendja të të lexuarit dhe të bashkëbiseduarit mes veti dhe me profesorë tuaj, është ushqim i memories.

“As pasuria e as fuqia nuk ju bëjnë të mos ndjeheni në mjerim”; atëherë  dituria dhe përkushtimi për profesionin, jetës i jepin kuptim, dhe çdo minut të kohës duhet vlerësuar.

E rëndësishme është të shkëputeni nga mendimi i turmës; dhe do të jeni më të lirë sa më pak që keni nevojë për të tjerët.  Kujdes, mos e humbni lirinë shpirtërore,  askujtë, askujtë mos ja dhuroni ate, se robëroheni, pa marrë parasysh çfarë vlerash materiale dhe pozitash do të keni. Mos u bëni peng i veprimeve tuaja as te rasti i t’mirës as te rasti i t’keqës, prandaj zbatoni normën univerzale, e mos i shërbeni askujt, as vetes, duke shkelur fatin e tjetrit.

Asnjëhere mos u beni rob i bindjes, por shërbehuni me argumentin. Jeta ka dimension përtej bindjeje.

Kujdes, nuk keni pronësi mbi atë që nuk e keni krijuar, e kushdo që ju ndihmon e ka mbi ju po aq pronësi.

E kam takuar te ca studentë shprehjen: “Ju lutem, më ndihmoni’; është e neveritshme.  Mos u ankoni, mos u përuluni se u takoni nënçmimi, sepse ju keni energji e mundësi të mposhtni çdo gjë.

Megjithatë, jeta është e paparashikueshme, rruga e saj varet nga karakteri e shtysat tuaja të brendshme, nga gjeni, fati, intuita, nga brendia e juaj shpirtërore, nga raporti: kërkesë e mundësi, mes të mirës të keqes dhe të bukurës.  Dot, nuk improvizohet as dija, as lumturia, as suksesi. Injorantët dhe hipokritët i bejnë këto improvizime.

Prandaj, mos pranoni që te ju të depërtojë injoranca, injorantët, intriga, intriguesit, shantazhi, shantazhuesit, lodhja e mosbesimi. Mos u shqetësoni kur njerëzit ju vlerësojnë në prizmin e karakterit që kanë, sepse hajni, amoralet u shohin si vetja e tyre, edhe pse jeni n’anë tjetër, e frikacakët ua mohojnë guximin. Dhe mos u shqetësoni kur ndojnë “mik” ua kthen shpinën pa paralajmërim, sepse për te ju asnjëherë nuk keni qenë i vlerësuar. Aq sa më vlera të larta që keni, aq më shumë rrethi ju sulmon, veçmas kur jetoni në mese sociale t’pangritura. Primitive.

Ju do të bëni përpjekje të pafundme qe të keni: pasuri, dije, lumturi e për të vërtetën. Por, në përpjekje për të vërtetën keni pak bashkudhëtarë e përballë keni: intriguesit, lakmiçarët, hajdutët, injorantët, moralçthururit. Por, edhe kur jeni vetëm, qëndroni besnik të vërtetës. Qëndrimi i juaj, duhet të dëgjohet  edhe atëherë kur të tjerët mbyllin veshët, sytë, e shtirrën, kinse s’po ndodhë asgjë, meqë atyre u mungon qenësorja. “Veprimet e transformojnë botën e jo llafet” thuhet, prandaj veproni po që se doni ndryshime te vetja, po edhe në rrethin e tuaj.

Po cila është qenësorja?

“Guximi është karakteristikë kryesore, përkrah mençurisë që njerëzit i bën të lumtur”. Kështu thonë gjenitë. Këtu s’ka ç’të shtohet.

E panjohura është e çmuar, dhe sot diçka tjetër keni në mendjen tuaj për fakultetin, nga ajo që realisht është. Mos u zhgënjeni që nuk janë siç e menduat, as kur nuk takoni shkencëtarë që ju i ëndërroni. Mos u zhgënjeni kur përjetoni asimetri vlerësimi, në raport profesor-profesor dhe studentë profesor, dhe pse vlerësimi është universalja.  Megjithate, këtu keni shumë, shumë profesorë të përgjegjshëm e të përkushtuar.

Do ta bëj një krahasim, me kohën e moshës time rinore e tuajën. Ëndrra e njëjtë rinore. Por, ne ëndërronim mëvetësinë dhe fjalën e lirë. Ju i keni. Por, ne, asokohe gjetëm një universitet dhjetëra herë më të përgatitur e mija herë më të vlerësuar, se sa ju që sot po hyni në të. Ishin institutet e laboratore, në të cilin gravitoni edhe pacientë jashtë R. së Kosove, e sot janë institutet por pacientet për shërim e diagnostifikim shkojnë jashtë R. së Kosovës, se sot mbisundon injoranca, improvizimi. Me çmimin e punës paguhet edhe mospuna.

Kujdes nga ata që identifikohen me heronjtë e vdekur, me lirinë, me shkencëtarët, me Bibël, me Kuran, se të ata e gjeni mashtrimin.

Ju e shikoni diellin që jep jetë në tokë, por ruajuni që të mos verboheni; as kënaqësia e juaj të mos jetë vrasëse.

‘Edhe Gjenitë dështojnë kur nuk kanë informacion’.

Po ua them mistikën: jeni pasardhës te popullit më të vjetër të Evropës, që dikur e populloi Ballkanin, por sot jemi më të vonuarit në Evropë, më të izoluarit, në geto,e në numër më të vogël. Pse? Përgjigjen reale e ka historia. Por, si komb na mungon kohezioni i brendshëm shpirtëror; jemi të papërgjegjshëm për të përgjithshmën, kemi tepër individualizëm, edhepse askush  s’i mjafton vetevetës. Po, jemi ende fisnorë.

Vërtetë, ju disa, do t’ikni për jetë më të mirë apo për shpirtëroren diku tjetër, se sot po pengohet rrjedhja e t’ardhmës tuaj, por kudo që shkoni, zjarr i pashuar lë të jetë kjo tokë. Megjithatë e keni një ligj të pakapërcyeshëm: përshtatja. ‘Vetinë e përshtatjes njeriu e ka të përsosur’, por ruan biokiminë e njerëzores, ate tuajen.

Zoti na e dha vendin e pasur, por jemi ndër më të varfërit në botë, e luksin qeveritar e kemi më të lartin në Evropë. Jemi vendi që kërkuam lirinë më gjatë se askush tjetër, e lirinë e godasim vetë.  Kemi rininë më të shëndetshme n’Evropë, por ja kufizojmë mundësitë! Kemi lindjet më të larta n’Evropë, e në numër si komb vendnumërojmë. Kështu na ndodhi me shekuj.

Dituria në profesionin tuaj e shëndeti i juaj, janë thesari më i çmuar i kombit. Etja për suksese, te ju, s’duhet të pushojë.

Gjërat e papërcaktuara ju shqetësojnë, por frika është  shqetësim i kot.

Prandaj, kuptojeni misionin që keni, për familjen e juaj e kombin, se mbi supet e jua ec edhe ardhmja e kombit tonë.

****

Po, personalja.

Po shkëpus, shkak  ‘shkak i shkëputjes  t’ime...’, po e marr në mesin e të tjerave këtë, për ata që e kundershtuan rrugën time:

“Eh (!), i gëzohem kaq shumë vetëm të them që ishit edhe profesori im...  ethet e provimit, ishte pikërisht lënda e fizikës, si edhe dhjeta e parë. ... M’u kujtua se sa rahat na bëtë të ndjehemi për një semestër të tërë dhe na bëtë ta duam edhe më shumë fizikën.

Të ishe prezent në leksikonet tuaja ishte si ta ndjekje filmin që e do më së shumti edhe atë në rehatinë e shtëpisë.

Në fund na patët bërë merak me shëndet dhe tani thjesht dua të besoj që keni atë vullnet, besim e energji që reflektonit …” H.I.

****

Vitet janë fiktive, ndërsa veprat dhe cilësia e veprave janë jetëgjatësi! Asgjë nuk është më e lartësuar se shpirtërorëja, as edhe pasuria materiale e pafundme.  Nga shpirtërorëja i kemi në mesin tonë: Platonin, Demokritin, Aristotelin, Pitagoren, Diogjenin, Hegelin, Gëten, Shopenhauerin, Njutnin .....

Prap qenësorja:

“Njeriu me e humb paranë e le keq, me e humb moralin është e dhimbshme, por me e humb guximin është e pakompensueshme”.

“Eh (!),  gëzohem kaq shumë vetëm të them që isha në mesin e Juaj, RINI.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora