E marte, 19.03.2024, 06:45 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: O me Perëndimin o me Lindjen!

E enjte, 30.10.2014, 08:08 PM


O me Perëndimin o me Lindjen!

Nga Fahri Xharra

Historikisht jemi në ballafaqim shumë serioz me Lindjen . Nuk është e rastit që rilindasi Naim Frashëri në kohën e tij kishte thënë që për ne shqiptarët Dielli lindë në Perëndim .

Sllavizmi dhe turqizmi në mënyrat e tyre janë , ashtu edhe si ishin në këto 500 vitet e fundit, shumë të interesuar që të na turbullojnë  ujin tonë  të pastër  që mos të rriteshin troftat tona të cilat do ta ndërronin emrin e habitatit dhe në atë ujë të pastër të gjithë do ta shihni valën e së vërtetës.

Kishte shumë mënyra;përdornin dhe po i përdorin të njejtat metoda  si dikur ashtu eshe sot . Qielli vazhdimisht shpohej e ne bënim sehir. Dikur nuk dinim se po na e zënë Diellin , se pa na shponin Qiellin dhe na ikte ozoni. Serra e prapambeturisë  ishte shumë e madhe; efekti negativ i saj  ishte  shumë i madh. Donin të na zhveshëshin vetëtimën,

që të humbim rrugën.Donin të na shurdhonin bumbullimën, që zëri mos të na degjohej

Donin që të na shkulin yllin,e të mos dinim se ku jemi . Dhe prapë vazhdohet , por tani me vetdijën tonë .

Një fakt i gjallë nga një dëshmitar i gjallë (  Hasan Elshani nfa Sllovenia)më shkruan :

Po ,po shumë e vërtetë për ate që thua ( flitnim për ndikimin sllav në rritjen e etjes sonë për Turqinë) ... unë në një vizitë në Moskë , ishte viti 1973 , e takova një burrë të shtyer në moshë ( 74 vjeqar , por i mbajtur mirë) i cili kishte sherbyer si imam në Mitrovicë në xhaminë e ashtuquajtur Xhamia e buzë Ibrit.  Ai quhej Efendi Ksamijev ,pra me origjinë ruse dhe ishte shkolluar në Stamboll . Vitet që kishte sherbye në Mitrovicë ishin 1921- 1925. E kishte për krenari atë kohë , rusi i ardhur me porosi në anët tona “

Ju merr mendja ,pse nga Rusia në Turqi e në Kosovë ? sepse , donin të na nxinin hënën,

që të mos shofim të kaluarën.Donin të na merrnin diellin,që të ngrijmë në token tonë

Donin të na shtrydhin shpirtin, që mos ti ngjajmë askujt Donin të na ndërrojnë emrin,

që të na humbin në rrymat e pafundme. .

Turqia e vazhdon planin e saj afatgjatë për riislamizimin e tokave shqiptare ,të investon në "Arnautlluk" me xhamitë e veta,këto "fabrika për prodhimin e turqëve",sië thoshte në një vështrim mbi pasojat e islamizimit,dramaturgu i madh,tashmë i ndjeri Teki Dervishi...

“Kishat financohen nga Athina, nderkohë qe xhamia e Tiranës do te financohet nga Stambolli. Sa perdellohen për ne "miqtë" tanë!!! Po mundohen me të gjitha mënyrat që të na bejnë “shqiptarë të denjë “. Se ku fle lepuri i Athines dihet, po se ku fle lepuri i Stambollit shumë syresh s'e dinë akoma. Jo per gjë, pasi turqit i kemi "vellezër"!!! E ka thënë ditën per diell ministri turk, Ahmet Davutoglu, që synimi i Stambollit është ringjallja e Perandorise Osmane. Me kot kanë vershuar telenovelat turke ekraneve tona? Tani do te na bejnë  dhuratë dhe një Kalë te bukur Troje qe t'i bashkangjitet atij tjetrit, maje te cilit rri i krekosur Janullatosi (I.Sh )..

Sa te mjere që jemi , derisa ne ndertojmë xhamia  e kisha... te tjerët krenohen me historinë tonë si të tyren, e ne me historinë e huaj si të tanen !

“Janë edhe  turkofilët që e kërkojnë, politika e aprovon me nga një ashtë në pjatë dhe kështu “zgjerohet” feja më e mirë që të “krijon dashuri” pë vajzën e axhës, hallës e pse jo edhe më të afërm por edhe dashuri që në botën njerzore dignostifikohet :rrezik gjenetik. Kjo politikë pa cak po i kushton edhe Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare. Bota e civilizuar zbulon galaktika, bota ime shqiptare kërkon “inteligjencen” primitive orientale të fillimit të humanoidëve të një race tjetër kurse nëpër sofrat e njerzimit shtiret e “kulturuar” Ashtu siç jemi dhe trajtohemi! Të këqijat që i bëjmë vetit nuk i shohim kurse akuzojm tjerët që janë të detyruar të kushtëzojn me standarde që të nga largojnë nga epoka e humanoidëve primitiv dhe sjelljen në botën reale!( autori i pa njohur)”

Shqiponjat fluturojne larte, por kthehen ne folene e tyre.

Ne jemi nje komb i vjeter, me histori martiresh qe kemi vuajtur ne shekuj.

Ne jemi nje vend europian,qe punojme për popullin dhe atdheun tone !

Mire bre ? pse ne te jemi viktime e propagandave fetare?

Kur do te vetdijesohemi qe me ndergjegje te paster ta pranojme se cka jemi?

Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdon rrugëtimin e tij; dhe e jona është te ruhemi që të mos na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.

O me lindjen o me perëndimin !  Xhamia e Tiranes do te financohet nga Turqia!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora