E shtune, 20.04.2024, 12:05 AM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: Fatos Lubonja kontrovers

E hene, 27.10.2014, 08:33 PM


Fatos Lubonja  kontrovers, ndaj figurave  kombëtare dhe  skuadrës shqiptare  Beograd!

Nga Asllan Dibrani

Shqiptarët do marrin dënimin e merituar, flamuri i ngritur në Beograd, s’ishte flamuri shqiptar. Kështu  e titulloj artikullin më të ri Fatos Lubonja    botuar në  Panorama  dhe disa gazeta tjera  në Shqipëri dhe Kosovë! Shkrimet e tij  varg e vijë   janë  antishqiptare antidemokratike  dhe  pa  cens argumenti.  Shitet një njeri     evropian dhe i  maskuar    i shitur si shqiptar, por veprimet   e  përplasin drejt një ekstremisti sllavo-greko -otoman . Kur do që ndodh diç madhore   në interesin kombëtar, ky  me çdo kusht    merret me një mori shpifjesh       interesin     grek,  turk , rus   maqedonas  dhe  malazez  gjithmonë  në anën e të huajve ,por antishqiptarëve  antikosovarëve ,siç ndodhi edhe këto ditë me rastin e ndeshjes  Shqipëri -Serbi !!!

-Edhe  më këtë   artikull   ka ndërmarrë një fushatë  antishqiptare  duke  e krahasuar   ngritjen e   flamurit kombëtar  mbi Beograd  nga një    tifoz shqiptar i futbollit   me  terrorizmin   fashist që tregoj Beogradi ndaj  një populli të tërë me thirrjet   çetnike ,  dhe fashisoide  , "Ti presim shqiptarët, vdekje shqiptareve , Kosova është  Serbi  , shfarosje  etj.

Edhe pse shqiptarët kanë qenë viktima të dhunës serbe në ndeshjen Shqipëri-Serbi, me fyerje  dhe me thyerjen  e kodit të sportit  ndërkombëtar  u  sulmuan sportistet  barbarisht në formë  primitive dhe  fizikisht. Lubonja  nga mllefi qe ka për shqiptaret ,bënë  thirrje  që të dënohet  Shqipëria  edhe nga UEFA evropiane . Ky naiv gjak dhe plëngprishës  përpiqet të  jetë  një  proevropiane me  bateria  që kurrë nga Shqipëria nuk ka dalë . Ne, shqiptarët edhe  50 vite apo  edhe 100 vite  po i bëjmë në   shtetet perëndimore dhe  s'mud ti varim qepet ku ky përpiqet   t'i varë për   interesin e  armiqve të shqiptarëve shekullor. Zoti  Lubonja po del ma i mllefosur  ndaj shqiptarëve se serbët .Për zotin Lubonja  siç duket   rrahja  ,  sharja , cenimi    deri në   mos  lejimin  të përdorimit të simboleve    kombëtare ,qe një  situatë normale!?.  Një  degradim dhe një primitivizëm nuk  është dëgjuar ndonjëherë në arenën ndërkombëtare të sportit. Që  sportistit t'i ndalet simboli  i vet dhe  zoti Lubonja  ta miratoj  prapë një gjë të tillë mendoj se është një   skandal në vete  dhe diskriminim  ndaj vetvetes ,pa edhe një fije turpi!   Lubonja shkon edhe ma tutje ,kërkon që të  dënohemi  si  skuadër  sportive nga këndi  që e quan veten evropian. A thua   për nga identiteti   si të quhet  z.Lubonja  si shqiptar   si evropian  apo një   tjetër racë,  po pse jo edhe asnjanës  , si shumë shqiptar që ndërrojnë   gëzofin sipas  kuvendit.  Zoti Lubonja , flamurin  kombëtar e quan si jo të vetin ,andaj përse të quhet ma  shqiptar ,edhe se duam të mbetet shqiptar. Po nëse nuk i pëlqen  udha e mbare i qoftë, që veten ta quajnë  serb, grek , turk, malazez apo edhe   maqedon , po përse jo edhe evropian siç, po pretendon të jetë. U qofte udhë e mbare edhe tjerëve që mendojnë dhe veprojnë si Fatos Lubonja, edhe ashtu kombi shqiptar nuk duron  përbaltje nga të tillët.

Nuk mbahet mend që  të ketë shpifur   deri më tash nga armiqtë më të përbetuar të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike-Natyrale sikurse  z.Fatos Lubonja ,     ka plasuar një mori   gënjeshtrash, intrigash dhe njollosje me përmasa kolosale  antishqiptare!!!.

Ky bëri një fushatë kundër  Ramush Haradinajt, në krah   të i  Dik Martit . Këngëtaren Vaçe Zela, ma me emër të Shqipërisë  që la namë  në interesin kombëtar e  etiketoj  e fyeu dhe   e shau, për kohën e  diktaturës  komuniste në Shqipëri . “Nënë Tereza ishte vllahinke e Maqedonisë dhe nuk ngeli një vllahinke të na tregojë kombin ne shqiptarëve. Nëse ka ndonjë person jo-shqiptar që ka shqiptarizuar Kosovën, ai është Sulltan Murati e hoxhallarët e besimtarët e Kosovës dhe jo vëllehët e serbët, sikur Skënderbeu e Nënë Tereza thekson ndër të tjera ky   " Analist  politik"  me namë në Shqipëri . Rilindjen kombëtare e përdhunon për  interesat e kulturave të huaja .Edhe një ja them se   një popull qe se ndërton  kuluaren e vet, as të huajën nuk din ta  vlerësoj as ta  çmoj.  Ismail Kadarenë  gjeniun e letrave shqipe  e qorton qe s'ju ka nënshtruar letërsisë sllave dhe   diktaturës së   komunizmit  me një  opinion   kotntraverz!Deri kur do ti mbledhin mëndet  ne shqiptarët   që mos të jemi vegël e huaj!!!?.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora