E premte, 19.04.2024, 01:07 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Për dështimet tona fajësojmë të tjerët

E hene, 27.10.2014, 09:50 PM


PSE PER DËSHTIMET TONA GJITHMONË FAJIN E KËRKOJMË DIKU TJETËR E JO TE VETVETJA

(Analizë e ngjarjeve para, gjatë dhe pas lojes mes Serbisë dhe Shqipnisë në Beograd)

Nga Selim M. Nengurra

Që nga 14 tetori kur në Beograd u lujt ndeshja e futbollit mes Kombëtarës shqiptare dhe asaj serbe dhe pas gjithë asaj që ndodhi atje kam percjellë gjithçka asht shkrue, gjithçka asht folë dhe gjithçka asht veprue nga personat kompetent per të shkrue, per të folë dhe per të veprue diçka si dhe nga kollon kusuri tjetër shqiptarë që pa asnji arsye as kompetencë shkruenin e flisnin. Shkrimet, fjalët dhe deklaratat e shqiptarve të të gjitha profileve i kam percjellë edhe shumë ditë para se Kombëtarja e jonë me udhtue per Beograd me lujt at lojë futbolli. Jam befasue per të keq deri në nivelin e ndjenjës së turpit per krejt ato që jan shkrue në portale, në facebook dhe në gazeta të ndryshme nga shqiptarët.

Sikur unë të mendoja si shumica e shqiptarve ( fatkeqësishtë ) do thoja se atë lojë nuk asht dasht me pranue me e lujt fare, asht dasht me kundërshtue te UEFA pse ka lejue në nji grup dy Kombëtare të dy shteteve anmike? Nese UEFA nuk ndryshon shortin do thoja me i bojkotue fare lojnat me Serbinë dhe nese asht nevoja edhe me u tërhjek nga gara per kampionatin europian. Pra kështu do mendoja si shqiptarë i mirë dhe patriot ( sipas mendjeve të 90% të shqiptarve mjerishtë ) dhe faqet e gazetave do mbusheshin perplot me fotografi të mijat se paskam folë, paskam shkrue dhe paskam veprue si burr shqiptar, si atdhetar, si patriot. Raposdet do më thurnin edhe kangë dhe piskama e tyne do shkonte deri në kupë të qiellit per Selim M. Nengurrë Patriotin.

Sikur të mendoja si juve pjesa ma e madhe e shqiptarve edhe unë do i mbushësha faqet e ZSH-së me shkrime perplot shamje, perplot kërrcnime kundër serbve e Serbisë dhe me këto shkrime me perplot shfrymje të primitivizmit që mjerisht asht pjësë e madhe e kulturës tonë komentuesit do më rrehnin krahet tue më ngrit në nivel burrshtetasi, heroi etj, etj. sepse paskam sha Serbinë e paskam shtri per toke.

Per lojen e Kombëtarës shqiptare me Serbinë kan folë e shkrue edhe ata që nuk e din asnji rregull të lojës së futbollit, por kan folë sepse kan ba turr me tregue se edhe ata janë patriot dhe se dojnë me shfrytzue rastin me sha Serbinë e popullin serb se nese nuk e bajnë këtë do mbesin pa ba gjumin e natës, do i hante meraku pse ai komshiu, ai X. apo Y. shkruen , shan e u shfrye e unë mbeta pa shkrue, pa sha e pa u shfry. Kjo dëshom se jemi popull që ban TURR me zhurma dhe me aq mjaftohet e vetëkënaqet.

Unë megjithate nuk mendojë si juve pjesa ma e madhe e popullit tim.

Kam lind me 1955 në nji fshat ku ka pas deri në 35 shtëpi serbe e 10-15 malazeze dhe edhe disa rome e magjupe perkarshi 120-150 shtëpive shqiptare. Mbaj mend aty se ka pas serb me shpirt fashist, me ndjenja gjenocidale e dhunuese, por edhe mbaj mend se ka pas serb e malazez të mirë, të urtë, të ndershem dhe bashkfshatar të shkelqyeshem. Unë kam shkrue libër monografik per fshatin tim të lindjes " NENGURRA E ISTOGUT "  dhe aty mes tjerave flas edhe per rastin e familjës time konkretishtë të gjyshes time Hylë Mursel Çetina-Hasanaj të ciles i largohet burri si kaqak me çetat e Rugovës dhe Rozhajës ( gjyshi im Hajdini ) dhe pasi nuk këthehet me vite ajo si grue malësore ishte shumë e bukur dhe shqiptari  e komshiu Mustafë Tahir Januzaj i vardiset  per ta çnjerzue dhe pasi ajo e refuzon ky ja jap pendët e qeve ( kijeve ) kryekatilit antishqiptar vojvodës së Beogradit Miliq Kërstiqit si dhe edhe 5. lira të arit dhe i thotë me shkue me e kidnapue Hylen e me ja sjellë Mustafës me dhunë. Në mbramjen e ati dhetori të vitit 1928 kur vojvoda serb Miliq Kërsta rrethon kasollen e Hylë Hasanaj per ta kidnapue dhe kur ajo ban perpjekjet mbinjerzore per ti shpetue këthetrave të ti , asnji shqiptar komshi nuk del nga shtëpia sado që piskamat e femijve të Hylë Hasanajt shkonin deri në kupë të qiellit, por del komshiu serb Mikaile Ristiqi i njoftun se Mil Koli dhe pasi e lut Miliq Kërsten të largohet e mos ta terrorizon at grue me fëmijë të vegjel e pa burr në shtëpi dhe pasi Miliqi nuk pranon Mil Koli hyn në shtëpi, urdhnon vëllaznit e vet dhe i kapin pushkët dhe e ndjekun si qenin Miliq Kërsten. Në këtë luftë që ban Mil Koli me vëllazen kunder Miliq Kërrstes per ta shpëtue komshin e vet vritet vëllau i Milit Nedelku ndersa Miliq Kërrstës i vriten dy xhanar. Dhe tash pse kam shkrue këtë ngjarje në libër mu më shikojnë me sy të keq pasardhësit e gjeneratës së 4-5 të Mustafë Tahir Januzajt dhe më akuzojnë si njeri që ka lavdue SHKIJET në libër. Dhe këtë akuzë nuk janë vetem këta që ma bajnë, nji akuzë të tillë ma thotë ner sy edhe nipi i bashkëshortës time arsimtari Bajram Ukë Kelmendi nga Kusuriqi i Lugut të Baranit. Bile ky edhe më pat kerkue sqarim se kush paska qen ajo Hyla, dhe kur i thas se ka qen gjyshja ime nana e bëbes tim ai disi u zbut, por su durue pa më thanë; nuk asht dasht me shkrue mirë per at shka, pra aludoi per Mil Kolin.

Ja pra shpresojë se me këte shembull që e kam pjësë të historisë të familjës time në nji të kalueme jo fort të largët po fillojë të shkruej pak edhe per krejtë këtë hallakamë e colorit fjalësh të shqiptarve nga të gjitha anët e botës kudo ata janë per rastin e lojës së futbollit në Beograd, per vendimin e UEFA-së ma vonë dhe shpresojë se lexuesi që din se çka lexon dhe kur lexon provon me kuptue mesazhin e shkrimit , e jo me gjykue me shpirtngushtësi qytetare ( smundje kjo tipike shqiptare ) do pranojë debat me mue per ato që do i shpreh në këtë shkrim.

Në radhë të parë do pershkruej pak per ate që ndodhi në Beogrd me 14. tetor 2014. Lojen e kam pa në Tv në shtëpinë time në Sarpsborg të Norvegjisë. Loja fillojë me nji tension tejmase të rrezikshem sepse ata 30-35 mijë shikues në tribunat e stadionit aty,  menjihere filluen me brohoritje raciste, me shamje e ofendime, ata nuk lejuen as ndëgjimin e intonimit të Hymnit Shqiptarë.

Edhe vetë disa lojtar serb filluen lojën me starte të ashpra dhe aty pati edhe nji pergjakje të Blerim Kukelit nga goditja jo ndoshta edhe e paqellimt me brryl të nji lojtari serb. Referi ose qellimisht ose nga frika sado që duhej të ishte gjyqëtar dhe njeri që nuk ka tjeter rrol aty perpos drejtësisë në lojë, megjithate ai anonte haptas per kombëtaren serbe.

Lojtarët serb filluen me eufori lojen dhe shifej se deshronin shenim goli sa ma parë. Mirpo vetem pas disa minutave Kombëtarja shqiptare jo vetem se arriti të mbrohet me sukses, por ajo edhe arriti ta merr lojën në duer të veta. Vetem fati e shpetojë portjerin serb pa pësue gol.

Dhe kur gjithçka ishte tue shku në favor të shqiptarve nga qielli vjen ai Flamur që per bindjen time asht skandal me i thanë Flamur sado që aty ishte simboli ynë Kombëtar, sepse ajo ishte nji banderollë me nji vizatim të nji harte dhe me figurat e dy personaliteteve të historisë shqiptare dhe kjo edhe u ba shkak të vie deri te tollovija, u ba shkak që lojtari shqiptar Bekim Balaj të sulmohet e të goditet me karrige në kokë nga nji shikues serb dhe pastaj të futet në atë tollovi edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana që me të drejtë sulmon at shikues serb që goditi Balajn me karrige dhe gjithçka doli nga kontrolli i referit të dobtë dhe shumë tendencioz. Fati dhe Zoti i madh e deshti dhe lojtarët shqiptar shpetuen me disa të godituna të cilat nuk kan lan pasoja te shendeti i tyne sepse gjithçka ka mujt me eskalue deri në at masë sa të gjithë ata lojtar dhe ekipi rezervë shqiptar të mbesin të vdekun në atë vend.

Kjo pra ishte në pika të shkurta historiku i ngjarjes aty.

Tash do filloj të flas per neve, per reagimet tona. Per atë banderollë me flamur e hartën e trojeve etnike dhe per budallaqet e njerzve kompetent dhe edhe të kollon kusurit që se la asnj fjalë mangut pa e thanë, por askush , bash askush nuk foli as nuk veproj si do duhej të veprohet.

Federata e Futbollit shqiptar  gjegjësishtë kreu i saj Armando Duka në nji prononcim thotë; ... neve nuk na interesojnë pikat, por raportet me Serbinë..., kryeministri Rama reagon ashper dhe e denon dhunën kunder lojtarve shqiptar në Beograd, por në të njejten kohë thotë se do shkon në Beograd per vizitë te homologu i ti serb Vuqiq vizitë kjo që ishte parapa me protokol shumë ditë ma parë se të luhej loja. Nëper gazeta, në portale dhe në Facebook qarkullojnë fotografi të gazetarit shqiptar që jeton me dekada në Beograd z. Fahri Musliu dhe të kryeministrit serb z. Vuqiq dhe me këte kerkohet të bindet opinioni se gjoja Vuqiqi qenka djalë jashtligjor i z. Fahri Musliu apo qenka kopil shqiptari që të shprehem me atë gjuhen e rrugve per rastin tash. Poashtu në portale postohen shkrime e fotografi të Kryetarit të UEFA-së z. Mishel Platini se si ai qenka mik i serbve se si ai do e denon Shqipninë, dhe disa bile edhe thonë do e denon nese do ja mbante. Dhe krejt kjo maskaradë qoroditëse primitive bahej disa ditë para se me u lujtë loja, dhe nga dita që ngjarja ndodhi deri në ditën që kreu i UEFA-së mori vendimin dhe denojë në mënyren ma skandaloze Shqipninë e jo Serbinë.

Tash portalet, facebooku dhe gazetat janë perplot me komente , me shamje e denoncime, denigrime e shfrymje zhargoni primitiv e pas nuk mbesin as TV-të shqiptare që në studiot e tyne ftojnë të ashtuqujtun ANALIST  dhe ata flasin per rastin, flasin per Serbinë, per Shqipninë, per Kosovën per UEFA-n dhe per Platinin.

Disa persona kan shpreh mendimin e vetë dhe kan thanë se lëshimi i asaj banderolle duhet me u denue dhe nji nga ata që ka thanë ashtu sipas portaleve asht edhe njifar mbese e ish kryeministrit shqiptar z. Salih Berisha. Unë lexova deklaraten e sajë dhe nuk mu duk fare skandaloze sa të shkohet deri aty e ajo të quhet mbesë e shkive , gjakprishun , tradhëtare etj, et. Unë aq sa lexova nga ato që ishin postue per deklaratat e sajë pajtohem me te. Vetem ata shqiptar që me vite kan jetue në shtete e kultura tjera do thonë se neve si popull duhet me u mësue me respektin per INSTITUCIONET, cilatdo qofshin ato, ato duhet respektue. Shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nuk din as nuk respektojnë asnji institucion, ata vetem i nenshtrohen nga frika e gjobës dhe burgut, por respekt nuk kan asnjihere. Andaj çka ka të keqe këtu nga mendimi i mbesës së z. Berisha.

Analisti kosovar z. Halil Matoshi poashtu sulmohet tash per distancimin e ti nga veprimi primitiv me at banderollë në Beograd. Unë kam shumçka që nuk pajtohem me z. Matoshi per tema tjera , ama per rastin në fjalë ai foli si burr, si njeri me kulturë , si intelektual. Debati mes Halil Matoshit dhe ati far neokomunistit enverist Muhamet Kelemndi ishte debat i mjer me perplot folklor dhe primitivizem që shprehej nga goja e ati far "Prof" arrogant ( arrogancen e shprehte edhe aty në debat ) Muhamet Kelemndi. Pra nuk ishte debat, por ishte shtymje inati dhe shprehje e patriotizmit primitiv dhe folklorik të shokut Kelmendi tue provue qak edhe me akuzue si proserb z. Matoshi. Unë po e pyes " Prof" Muhamet Kelmendi se sikur mos tishin kan Kosta Novakoviqi, Dimirtije Tucoviqi, Milan Shuflay etj. etj. studjues serb ( Shuflay ka qen jahudi gjerman që ka jetue në Zagreb ) a do kishim dit neve per masakrat e ushtrisë mbretnore serbe kunder shqiptarve në Nish dhe rrethinë. E pyes z. Kelmendi se cilet historian shqiptarë kan ba hulumtime dhe kan shkrue vepra me vlera shkencore per gjenocidin serb ndaj shqiptarve pergjat historisë?!

Ka asi që kan kopjue dicka nga shkenctaret serb dhe asgja ma shumë. Andaj bukur e tha z. Halil Matoshi se ai smundet kurr me sha nji popull as me ofendue sepse do bahej idiot ndaj veprave të Novakoviqit, të Tucoviqit , Shuflayt e tj, etj. Do tregohej jomirnjohës ndaj Natasha Kandiqit sot. Na trego z. Muhamet Kelmendi masi je aq patriot cila grue shqiptare apo edhe cili mashkull shqiptar do guxonte me ba at punë aq kolosale në emnin e drejtësisë dhe realitetit historik në mesin ton shqiptar ashtu sikur e ban e Madhja Natasha Kandiq atje në Serbi?!

Po ta perkujtoj shoku Muhamet Kelemndi se per gjenocidin serb ndaj shqiptarve ka shkrue pak Prof. Skender Riza, por edhe ai atë konflikt ma shumë e paraqet si konflikt mes dy popujve ( serbve dhe shqiptarve )  shkaku i fesë sepse edhe ky studjues ka ra nen ndikimin e ilsamit si fe gjat jetës dhe studimeve të tia atje në Stamboll.

Të këthehem te loja e futbollit në Beograd.

Shumë ditë para lojës mes Serbisë e Shqipnisë federatat e këtyne dy shteteve u pajtuen që lojnat do luhen pa shikues musafir, që do thotë, në Beograd pa shikues shqiptar e në Elbasan pa shikues serb. Dhe kjo u ba pikrishtë per shkaqe sigurie që të pengohen tollovinat dhe rrahjet mes shikusve e fansave huligan.

Pra tash baj pyetjen se kush na qenkan ata njerëz apo kushdo tjeter shqipfolës që don me tregue veten patriot dhe don se don me shkue në Beograd me deshmue se asht trim, me ngrit dhe me value Flamurin shqiptar aty?! Per mendjen time njerzit e tillë jan antiinstitucionalist, janë lukuni primitive dhe bajga e jashtqitje shqipfolëse. Mendoj se secili qytetar që krye në vete shkon dhe shkel marrveshtjen e nji institucioni të shtetit të vet asht llomshti, qelbësinë dhe i pa vlerë.

Pikrishtë këte e kan ba disa shqiptarë në Beograd. Ata kan tentue me shkue në at stadion në forma të ndryshme dhe kur jan ndalue nga policia e Serbisë pastaj kan mbush faqet e portaleve dhe facebookut me shamje dhe ankesa se si po maltretohen nga policia serbe. Pikrisht këto ngjarje i kan pri ( per mendimin tim qellimisht nga disa shqipfolsa të shitun) situates së tensionueme që nga starti i lojës.

Tash të flas per vendimin e gjyqëtarit Martin Atkinson, dhe sa ishte ai në nivelin e detyrës.

Ky njeri do duhej të ankohej te komisioneri i UEFA-së kur publiku serb hudhte në fushën e lojës mjete piroteknike, bile pak seconda para se me u duk në qiell ajo banderollë me at Flamur dhe hartën ai pati plotësishtë arsye me nderpre lojen sepse te kornerri u hudhen shumë mjete piroteknike dhe publiku veq filloj me shperthye rrethojat e sigurisë per me dalë në fushen e lojës. Nga të gjitha anet vini perforcime policësh per ta ndalue publikun në qellimet e ti. Sikur referi të mos ishte i njianshem padyshim se do ftonte lojtaret me lëshue fushen per shkaqe sigurie.

Pastaj pasi sipas disave dukej se shikuesit fashist serb u qetsuen pak, referi shkon në zhveshtore dhe fton lojtarët shqiptar me dal me vazhdue lojen. Nuk e besojë se ky gjyqëtar i futbollit me pervojë nuk e ka dit se kur persona nga jasht fusha e lojes sulmojnë lojtaret ne fushë loja duhet të nderpritet dhe ajo i lihet pastaj komisionit disciplinor të vendos per fatin e sajë.

Jo, z. Martin Atkinson nuk u lodhë me respektue rregulla as asgja, ai i ftojë lojtarët shqiptar me vazhdue lojen sepse ishte ma se i sigurt se ata nuk kishin asnji mundësi ta banin nji gja të tillë pas tan atyne ramjeve dhe tmerrit tjeter kerrcnues që perjetuen vetem pak minuta ma parë. Lojtarët u rrahen nga shumica e lojtarve kundershtar, nga personat e sigurisë në fushë, nga policia dhe edhe nga publiku. Janë per lavdat vetem dy lojtar serb që rrezikuen vetveten dhe aq sa mujten mbrojten koleget e vet shqiptar, këta ishin z. Aleksandar Kollarov dhe z. Branisllav Ivanoviq. Të gjithë tjeret u perzin në rrahje dhe ofendime.

Tash unë quditem se si askush nga kompetentet e federatës së futbollit shqiptar nuk u mor me vendimin skandaloz , vendimin antinjerzot të referit Atkinson per tu vazhdue loja të cilen ftesë ai e bani padyshim qellimisht per ti  sjell para aktit të kryem  lojtarët shqiptar dhe kjo të sjell pastaj arsyen per tja marr UEFA pikët kombëtarës shqiptare. Jo askush su muer me Atkinsonin, të gjithë u turren të shajnë, të ofendojnë, shumica kapen sharkia e qiftelia dhe tja fillojë kanga e orgjija e gëzimeve, u ringjallë Avni Rrustemi, dhe shkoj në Beograd sikur nji shekull ma parë në Paris dhe tja lëshoj shqipen dhe harten etnike Serbisë në qender të metropoles së saj në Beograd. U mbushen faqet e portaleve me kangë me tekste primitive, facebook-u u mbush me shamjet kunder Platinit këti miku serb dhe ja dje ma në fund pasi Platini dhe UEFA 10 ditë radhazi ndëgjojë shamjet e poshtersitë tona primitive dhe pasi ju shurdhue veshi nga tingulli i qiftelisë dhe tekstet bajate primitive të rapsodve dje mori vendimin dhe Shqipnisë ju moren 3 pikë dhe u denue me 100.000 euro gjobë. Serbia u denue me vetem 100.000 euro dhe asgja ma shumë. Asaj ju dhan tri pikë dhe ju moren perseri çka do thotë se ajo nuk humbi asgja. Humbës jemi neve shqiptarët.

Mos qofsha në lëkuren e Mishel Paltinit tash se sa shamjet e sa shpifjet po ja ban mjerimi dhe kultura primitive shqiptare këti njeriu. Mbramë pash nji postim në facebook se si Platini qenka djalë i Sllobadan Millosheviqit, se si paska marr shuma të mëdhaja parash nga serbet etj, etj, akuza e poshtersi.

Po jua perkujtojë shqiptarve të gjeneratave ma të reja sepse ata të gjenerates time që kan percjell futbollin e din, Mishel Platini ka lujt në PARIS Sent Zhermen bashk me ish portjerin e ekipit PARTIZAN të Beogradit dhe të kombëtares së ish Jugosllavisë. z. Ivan Çurkoviq. Çurkoviq në at kohë ka qen nji nga portjeret ma të mirë të Europës. dhe që nga ajo kohë mes Çurkoviqit dhe Platinit asht nji miqësi e sinqert dhe e mirë. Dhe ja paradoksi shqiptarë. Në Paris me plot sukses ka luejt edhe ylli i futbollit shqiptar dhe në at kohë edhe jugoslalv z. Fadil Vokrri. Kush na ka faj neve se Vokrri atje ka lujt , ka fitue para dhe tan kohen tjeter e ka kalue me goten e rakisë në dorë dhe nuk ka qen në gjendje ta baj nji mik në mos PLatinin së paku njenin nga yjet e asaj kohe të futbollit francez?! Jo të dashtun shqiptar, neve nuk krijojmë miq, neve edhe ata miq që i kemi i largojmë dhe i bajm anmiq. Ka me mija shembuj per këte që e tham.

Unë e kam harrue vitin, por di se diku në mesin e viteve 70-ta të shk. të kaluem në hotel DUKAGJINI të sotshem që atëhere quhej METOHIJA kam pa Mishel Platinin bashk me Ivan Çurkoviqin, Fahredin Jusufin dhe Millosh Shoshkiqin që të tre këta ish lojtar të PARTIZANIT nga Beogradi ndersa Jusufi dhe Shoshkiqi edhe të BUDUQNOSTIT të Pejës që pinin bashk dhe nga respekti që kisha per të gjithë ata si futbolista e në veqanti per Platinin  sado me droje pata shkue te tavolina e tyne dhe i pata pershendet dhe ju spjegova se due ta pershendes Yllin e Europës . Më pat perkthye nga serbokroatishtja vet Ivan Çurkoviqi.

Pra shqiptar të dashtun kuptone njihere e mirë se serbet gjithndej botes kudo që shkojnë bajn miq, tregojnë kulturen e tyne, integrohen në mjediset e reja dhe respektojnë vlerat e tjerve. Neve shqiptarët nuk e bajm këte, neve ( jam vet dheshmitar qe 30 vjet ) kemi tmerrue shtetet europrendimore që na kan afrue strehim tue vjedh, tue ju dhunue femnat, tue ba probleme të pista tjera, tue sjell drogë dhe tue vra njeni tjetrin si bosa droge , tue hap xhamija , tue regrutue xhihadista per luten e ISIS dhe edhe tue ba atentate në ushtarët e miqve tan, shpetimtarve tanë, shembull rasti i kriminelit Arild Uka në aeroportin e Frankfurtit kur vret ushtarët amerikan. Neve me ndihmen e NATO-s, Amerikes dhe aleatve të sajë fituem lirinë , pro neve në vend se me ndertue shtetin neve e shkatrrojmë dhe e zhvatim ate. Neve per do interesa të vogla meskine edhe identitetin tonë po e tjetersojmë, ishim shqiptar dhe tash po bahemi musliman.

Neve jemi larg shumë larg realitetit të kohës që jetojmë. Raste individuale per të mirë ka me mija por me ta nuk mundemi me bind askend se neve duhet me na respektue dikush.

Unë mendojë se Federata e Futbollit Shqiptar në vend se me u bregosë per mardhanjet me Serbinë ( deklarata e kreut të saj z. A. Duka ) do duhej të mirrej me ngjarjen e Beogradit dhe mbledhjen e fakteve per ti dergue në selinë e UEFA-së.

Do duhej me ja perkujtue UEFAS se ajo banderollë pa marr parasysh se kush asht autori i sajë , edhe nese asht shqiptar , pergjegjësinë pse ajo ra në stadion asht e Serbisë e jo e Shqipnisë sepse sigurinë e Stadionit e ka në pergjegjësi vendi nikoqir e jo ai musafir, bile në rastin në fjalë jo asesi ai musafir pasi atje udhtuen pa shikues dhe simpatizues. Me ja perkujtue UEFAsë se në Beograd ka disa mija shqiptar të Kosovës që jetojnë atje dhe nese dikush nga ata me shpirtin plot patriotizem folklorik lëshon at banderollë perseri asht sigurimi i shtetit serb ai që do duhej me u denue per këte e jo Shqipnia.

Jo Armando Duka nuk e bani këte, e kryeministri Rama ishte i preokupuem me perkrah qendresen vertetë heroike të lojtarve tanë dhe me i thanë kolegut serb Vuqiq se do vjen në Beograd.

Ja se si doli tash epilogu i tanë kësaj. Shqipnia ( Kombëtarja e sajë e futbollit ) u denue ashper pa pas asnji fajë. Ramës i tha Vuqiqi, prit pak se skam kohë të të pres , kur due unë të thërras. Do takohen tash diku në nandor më duket. Unë se di se pse do takohen at! A ka kuptim far takimi mes tyne fare pas gjithë kësaj që ndodhi.

Sido që ta sjellim diskutimin dhe zhurmen që po e bajmë , patjeter duhet me na u ftofë koka dhe me pranue se fajin si shumë here ma parë pergjatë historisë e kemi vet neve, skemi pse fajsojmë askend. Me sharkija e qiftelia nuk shkruhet as nuk mbrohet historia, dhe as nuk demostrohet kultura e vlera. Jetojmë në vitin 2014, por spo e kuptojmë këte .

Poashtu me tana ato "LAVDE" deri te hymne trimnie per Lorik Canën dhe të tjeret po ju paralajmrojë se vetem sa po nxitni huliganet serb e në veqanti ate që Lorik cana e derrmojë grushta që nji ditë diku ai serb apo ndonji huligan tjeter tja fut far thikemas shpine Lorik Canës.

Dhe juve spo kuptoni se po e rrezikoni kapitetin tonë me ato lavde banale e hymne që po i thurni.Mjerishtë.



(Vota: 45 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora