E enjte, 25.04.2024, 02:55 PM (GMT+1)

Mendime

Xhafer Leci: Pse Evropa u beson gënjeshtrave serbe

E diele, 26.10.2014, 02:11 PM


A është Rusia më demokratike se Serbia?

PSE EVROPA U BESON GËNJESHTRAVE TË SERBISË?

Serbia përmes Sigurimit Sekret serb, kishte  organizuar mirë dhe më prapaskenë, për të shkaktuar trazira-incidente politike, në dëm të shqiptarëve..!

Shkruan: Xhafer LECI

Përfundimisht mendoj se politika dhe diplomacia e jonë shqiptare, përherë është treguar e vonuar dhe e pa pjekur politikisht, në marrjen e vendimeve më rëndësi politike, për informimin e opinionit të brendshëm e sidomos ate të jashtëm, të botës Demokratike Perëndimore.

Serbia në ofenzivë të sulmeve fizike dhe diplomatike, shqiptarët e pa mbrojtur, për mungesë bashkëpunimi dhe koordinim të mirëfilltë, politik dhe diplomatik në mes vete.

Po filloj me ndeshjen Shqipëri-Serbi, e cila u zhvillue në Beograd më 14 tetor 2014, për të dalë tek një temë tjetër, për të parë,  pse është Rusia më demokratike se Serbia?

Për këtë ndeshje kanë shkruar e folur shumë media shqiptare, por si duket pak kush nga ne shqiptarët e kemi kuptuar qëllimin e politikës antishqiptare të Beogradit.

Kjo ndeshje filloi dhe mbaroi mbrapsht, që në fillim me këndimin e Himnit tonë Kombëtar, u dukën provokimet, se Serbia përmes Sigurimit Sekret serb, kishte  organizuar mirë dhe më prapaskenë, për të shkatuar trazira-incidente politike, në dëm të shqiptarëve! Por, para syve të botës, kinse, kishte angazhuar një numër të madh të policisë për ruajtjen e rendit.

Beograd, 14 tetor 2014, ndeshja Shqipëri-Serbi

Gjermani Mathias Rust, në moshën 19 vjeçare, nga Wedel afër Hamburg-ut fluturon ilegalishtë, dhe pas më shumë se 5 orë fluturimi, me një Sport-avion privat të lehtë-thjesht,  më 1987,  pa e hetuar radarët e Forcave të Sigurisë të  Aviacionit rus, pas disa gjiro mbi Sheshin e Kuq në Moskë, Rust lëshohët-ateron  mbi një urë të madhe të lumit Moska, afër Kremlinit, në qendër të Moskës!

Duke pasur parasysh të kaluarën e hidhur antishqiptare, dhe proceset nepër të cilat po kalonë sot Kosova me Serbinë, qeveritë aktuale dhe partitë politike të Shqipërisë dhe Kosovës, duhet të ishin më të përgaditura, për një përgjigje të menjëhershme kundër gënjeshtarve serbe, që bota të informohej me kohë, shpejt, drejt, e në mënyrë të bindshme shtetërore e profesionale.

Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, do duhej akuzuar nga e gjithë bota demokratike, për heshtjen e tij, në vend se ta merrte mikrofonin e t´i drejtohej huliganëve serbë, të cilët brohoritnin në stadium, se do i vrisnin të gjithë shqiptarët dhe ta qetësonte situatën, Nikoliq u pa se i përkrahte shovenistët vandalistë.

Beogradi gjithmonë ka mashtruar Evropën, vetëm gjatë luftërave të fundit që ka zhvilluar më 1991 - 1999 kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës, ka shkelur me dhjetra herë  Marrëveshjet, Rezolutat e dokumente tjera të rëndësishme, të cilat ishin arritur nëpërmes faktorit ndërkombëtar, për zgjidhje të problemeve, për shkëputjen nga ish Jugosllavia, dhe për arritjen e pavarësisë të Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës.

Beogradi me shpejtësi edhe kësaj radhe përmes Sigurimit Sekret serb, lanësoi gënjeshtrat të cilave Bota u besoi, duke harruar të kaluarën e hidhur me Serbinë.

Beogradi gjeti formën më të përshtatshme për ta manipuluar botën me gënjeshtra. Se, kinse, Olsi Rama, i vëllai  i kryemninistrit shqiptar Edi Rama, në hyrje të stadiumit i tregoi policisë serbe, pasaportën amerikane dhe se ai u lejua të hyjë në stadium pa u kontrolluar, i cili, kinse, më pas e telekomandoi dronin fluturues me Flamurin tonë Kombëtar, me shenja për bërjen e  Shqipërisë Etnike, duke fluturuar mbi stadiumin e Beogradit, mbi kokat e mbi 35 mijë shikuesëve, kinse, ai flamur  provokoi ndjenjat e 7 milonë serbëve!

Për këtë rast mediat serbe rrejshëm alarmuan dhe informuan me shpejtësi gjithë botën, se, kinse, Olsi Rama, për këtë akt provokues u burgos!

Meqë bëhej fjalë për vëllain e kryeministrit shqiptar, automatikisht dënohej qeveria, pra shteti shqiptar. Dhe, për këtë arsye bota i besoi gënjshtrës serbe dhe dënoi fluturakën me Flamurin tonë Kombëtar, se, kinse, u provokua Serbia!

Askush nga diplomacitë e akredituara në Kosovë nuk doli në mbështetje të shqiptarëve, që, së paku, të denojë, parullat, brohoritjet se do t´i vrasim të gjithë shqiptarët! Për habi nuk reaguan as vendet mike të Shqipërisë dhe të Kosovës!

Dy qeveritë shqiptare Shiqpëri-Kosovë, në vend se zyrtarisht ta alarmonin botën për gënjeshtrën serbe, ata kënaqeshin duke dëgjuar e lexuar, mediat shqiptare se si lavdëroheshin, kush më shumë e kush më pak, bash sikur të kishte hyrë Shqipëria me ushtri në Beograd dhe të kishte shkelur sovranitetin dhe integritetin e Serbisë!

Shqipëria Etnike, nuk mund të bëhet me fluturimin e Flamurit tonë Kombëtar mbi qiellin e Beogradit.  Fluturakja me Flamurin tonë kombëtar, ishte vetëm një dëshirë e kahmotshme dhe ndjenjë kënaqësie për mbarë popullin shqiptar, për bërjen e Shqipërisë Etnike, të cilët patën rastin ta shohin Flamurin e tyre Kombëtar, duke fluturuar mbi kokat e dhjetra mijra serbëve, madje edhe të vet presidenti serb, Tomisllav Nikoliq. Por, Serbia gjeti rastin e duhur dhe arriti në shpejtësi të manipulojë botën!

Të gjithë e dimë se Shqiponja fluturon lart dhe zbret poshtë, por ajo nuk kishte pushtuar Serbinë. Për vendet demokratike Perëndimore rasti i një fluturakeje të tillë, me shqiponjën tonë kuq e zi, as që do ishte diskutuar. Sepse, atë do e merrnin si një dëshirë e një individi, grupi  apo populli. Kaq.

Ne shqiptarët kemi demonstruar me famuj kuq e zi, nëpër Metropolet evropiane në vitet 1980 -1990, me lejen e qeverive evropiane, duke brohoritur parullat: liri, pavarësi, Kosova Republikë…

Dhe, kjo nuk e pengonte Perëndimin, sepse e drejtë e secilit është të kërkojë atë që mendon se i takon. Por, pse tash Perëndimi të merret më budallallëqet e nacionalistëve serbë, pse fluturoi Flamuri i Shqipërisë mbi Beograd, qenka bërë nami?!

Më ka rënë të dëgjoj disa herë nëpër radio-televizione gjermane, se si, kinse, shqiptarët provokuan serbët! Ka pasur edhe shumë media gjermane, të cilat kanë akuzuar Serbinë për këtë incident, ndoshta të inskenuar nga Beogradi.

Besoj se me kohë do ta kuptojë e gjithë bota edhe këtë gënjeshtër serbe, sikur shumë të tjera të kaluara, por, si duket, të harruara, edhe pse nuk janë të largëta në kohë!

Serbia mund të fshehë inçizimet e kamerave të veta, por jo edhe filmimet e  gazetarëve të huaj, nga të cilat bota ngadalë është duke u informuar për të vërtetën, e cila është në anën e shqiptarëve.

Në Stadiumin e Begradit policia serbe kishte lëshuar të hynin jo vetëm huliganë të njohur, të cilët janë të dënuar me burg dhe e kanë të ndaluar hyrjen si rasti i banditit ultra nacionalist serb Ivan Bogdanov, i cili e pati djegë flamurin shqiptar në tetor të vitit 2010, në ndeshjen Itali - Serbi, në Romë, për çka edhe është dënuar me burg nga drejtësia italiane. Dhe, jo vetëm kaq, por në stadium është lejuar të hyjnë mjete shpërthyese dhe shumçka tjetër, që nuk ishin të lejuara.

Gjithçka, më në fund, do të zbardhet. Shqiptarët  duan t`i dënojnë edhe në Greqi, Mal të Zi e Maqedoni, vetëm pse ata u solidarizuan me trimat e Ekipit të Kombëtarës Shqiptare, të cilët guximshëm dhe heroikisht mbrojtën Flamurin tonë Kombëtar.

Kërkohet të dënohen organizatorët, se, kinse, nuk kanë kërkuar leje nga policia që të festojnë në formë solidarizimi! Shumë qesharake me pushtetet ballkanike.

Po sa kohë do duhej pritur deri te marrja e një leje nga policia, ta zëmë e Maqedonisë dhe e cila as që do u jipte leje. Për të satën herë në Serbi u dogjën duqanet e shqiptarëve dhe këtë evropianët bëhen sikur nuk e shohin, bile janë duke u përgaditur që Serbinë ta pranojnë si anëtare të BE-së, në përjashtim të Gjermanisë!

Ndërsa, në Kosovë vetëm një shuplakë me ia dhënë shiptari një serbi, mbrenda disa orë lajmi arrinë deri në selinë në Kombeve të Bashkuara!!!

Në Gjermani pas ndeshjeve ata që fitojnë, pavarësisht nacionalitetit të tyre, festojnë gjithë natën nëpër rrugët e qyteteve gjermane, duk bartur flamujtë e vendeve të tyre dhe duke u rënë burive të veturave pa ndërpre, bëhët aq zhurmë e madhe sa që askush nuk mund të bëjë gjumë të rehatshëm dhe policia gjermane nuk bënë as një ndërhyrje.

Pse Rusia është më demokratike se Serbia?

Siç e dimë shumë prej nesh, në vitin 1986, presidenti i atëhershëm amerikan, tash i ndjerë, Roland Regan, lobonte me rusë, anglezë, francezë etj., për ribashkimin e dy gjermanive. Këtë proces gjermanët e kishin filluar vite më parë, por, ata punonin në heshtje-prapa perdeve. Ideologët dhe kontribuesit më të mdhenj gjermanë për bashkimin e dy gjermanive kanë qenë: kancelari gjerman Helmut Kohl, ministri i jashtëm gjerman, Hans-Dietrich Genscher, ministiri i mbrotjes, Frans Josef Strauss, etj.

Bisedimet kryesore i zhvilluan kancelari gjerman Helmut Kohl, presidenti rus Mihail Gorbaçov dhe ministrat e jashtëm të atëhershëm, ai rus Eduard Shevarnadze dhe ai gjerman Hans-Dietrich Genscher. Kjo ishte politika dhe diplomacia më e madhe dhe më e mençur në historinë botërore.

Për Mathias Rust, kanë shkruar shumë media nga e gjithë bota, e sidomos ato gjermane, amerikane, angleze, ruse etj. Janë shkruar edhe libra nga disa autorë.

Unë, shkruesi i këtyre rreshtave, kisha si qëllim të bëjë një krahasim në mes demokracisë ruse dhe asaj serbe. Prandaj, do përpiqem që në pika të shkurtëra të jap shembullin konkret.

Mathias Rust pas arritjes në Moskë me avionin e tij çarter "Cessna 172 P", ai kapet nga organet e rendit dhe u dërgohet organeve të drejtësisë ruse.

Më 2 shtator të vitit 1987, filloi gjykimi i tij në Gjykatën e Lartë. Ai u dënua me 4 shtator, më katër vjet punë të rëndë: për hyrje të paligjshme, shkelje të rregulloreve ndërkombëtare të trafikut ajror dhe huliganizmit ekstrem.

Rust deklaron se e kishte bërë atë për "paqe botërore" dhe "mirëkuptim të ndërsjellë në mes të popujve tanë", edhepse ai e shprehu nga ana tjetër, që të ketë bërë  fluturimin "për argëtim".

Gjykata e akuzon edhe për uljen e tij mbi urë, ku mund të ishte rrezikuar jeta e qytetarëve kalimtarë. Pasi vuajti një dënim prej 14 muajsh në burgun Lefortovo në Moskë, ai më 3 gusht 1988 falet me urdhër nga Kryetari i Presidiumit të Sovjetit Suprem të BRSS-së, Andrei Gromyko, lirohet para kohe nga burgu. Me urdhër të organeve kompetente ruse largohet menjëherë dhe kthehet në Gjermani.

Ulja e Rustit në kryeqytetin sovjetik ngjalli vëmendjen ndërkombëtare dhe çoi në pasoja politike të brendshme në Bashkimin Sovjetik. Ministri i mbrojtjes Sergei Sokolov dhe kreu i mbrojtjes ajrore sovjetike, Alexander Koldunow janë bërë përgjegjës nga presidenti rus Mikhail Gorbaçov dhe "me kërkesën e vet  të daljes në pension të merituar të hershme". Përveç kësaj, Gorbaçovi ka përdorur ngjarjen për shkarkimin e mbi 300 gjeneralëve të tjerë të perestrojkës dhe të glasnostit si

dhe burgosjen e shumë prej tyre.

Komentim im:

Drejtësia në Moskë e ndëshkoi me dënimin më të vogël pilotin privat gjerman Mathias Rust, që askush nuk kishte mundur ta imagjinojë në atë kohë një dënim aq minimal nga diktatura ruse.

Edhe pse presidenti rus Mikhail Gorbaçov, pensionoi, shkarkoi dhe burgosi shumë gjeneralë. Dhe, rasti i pilotit gjerman, mendoj, ishte vetëm pretekst, për të letësuar bisedimet sektete dhe veprimet faktike, në një të ardhme të afërt, ruso - gjermane, për bashkimin e pritur të dy Gjermanive.

Çka do të kishte ndodhur sikur sot, e mos të flasim para 27 vite të kishte fluturuar në Beograd, pa leje, me avion privat një gjerman, e mos të flasim për një shqiptar?

Besoj se Mathias Rust do të ishte dënuar me 20 vjet burg të rëndë politik nga regjimi serb.

Do të ishte rrahur e malltretuar brutalisht. Autoritetet serbe nga Rust do kërkonin edhe çka ai nuk do dinte si t´u përgjigjej.

Kemi prasysh dënimet e mëdha kundër shqiptarëve, të cilët për një parullë Kosova Republikë, janë dënuar deri më 15 vjet burg. Por, edhe janë likuiduar fizikisht, e mos të flasim për maltretimet, fizike e psiqike.

Kush e di sa do të ishin dënuar shqiptarët, si në raste të prekjes së integritetit të Serbisë, si në rastin e pilotit gjerman!

Para 27 vjet më parë, Mathias Rust kapërcen "Perden e Hekurtë" me një avion çarter "Cessna" dhe ateron në zemër të Moskës. Me një fluturim spektakolar të 18-vjeçarit, i cili do të kërkojë "paqe dhe mirëkuptim" midis Lindjes dhe Perëndimit.

Mathias Rust është lindur më 1 qershor 1968, dhe ende pa i mbushur 19 vjet, më 28 maj 1987 zbret-ateron në qendër të Moskës.

Në vitin 1994, Mathias Rust ka punuar si kamarier në Moskë!

Kush mund ta besonte se M.Rust, Beogradi, ndonjëherë, do i jipte leje qendrimi dhe punësimi?!



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora