E enjte, 28.03.2024, 09:11 AM (GMT)

Mendime

Fazli Maloku: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i papritur

E diele, 26.10.2014, 01:05 PM


Vendimi i UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri, megjithatë nuk ishte i papritur

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Duke parë reagimet e shqiptarëve përmes ekranit televiziv po ashtu edhe shkrimet në rrjetin social, rreth vendimit të UEFA-s, pas ndërprerjes së lojës Serbi-Shqipëri në Beograd, ku sjelljet fashiste e pse jo edhe raciste që nga Federata Serbe e Futbollit, e cila nuk lejoi qoftë edhe një tifoz shqiptar të jet prezent në stadiumin e Partizanit në Beograd e deri te atmosfera ç'njerëzore e antishqiptare e tifozëve serbianë, versuljen si bishat e tifozëve dhe "ruajtësve"të rendit ndaj futbollistëve shqiptarë, dhe si rezultat i kësaj çmendurie serbiane u ndërpre edhe ndeshja,dhe çeshtja mbeti të shqyrtohet në UEFA, për tu parë drejtësia, çdo shqiptar që në mendjen e tij ruan sadopak kujtesën historike të vendimeve të Evropës në dëm të Shqipërisë e shqiptarëve, nuk do të duhej të ishte aspak befasi edhe për këtë vendim "drejtësie" të UEFA-s në krye me racistin dhe antishqiptarin e përbetuar, franqezin Mishell Platini, duke regjistruar rezultatin e ndeshjes 3-0 në favor të Serbisë! Vendimet e më hershme të "Evropës kurvë"të Fishtës së Madh, ishin shumë herë më të rënda,  bile nga to edhe sot e kësaj dite, trupi i Shqipërisë kullon gjak shqiptari. Ndërsa Kadareja i Madh shprehet:" Edhe po të punojmë mirë e pa gabime sipas rregullave Evropiane, edhe po të sillemi dashamirësisht e miqësisht ndaj saj, pra Evropës, përsëri ajo nuk na do"! Ky është fati ynë. Shqipëria mund ta fitonte ndeshjën në Beograd po të zhvillohej në kushte normale. Çunat tanë luajtën me dinjitet dhe në tërësi gjatë gjithë kohës u sollën dhe vepruan me dinjitet të pashoq. Ata me veprën e tyre madhore në Beograd nderuan vetën e tyre, familjet e tyre, kombin e tyre dhe gjithë Shqipërinë. Pas veprës së tyre në Beograd, në zemrën e Serbisë, unë ndjehëm mirë dhe krenar që jam shqiptar. Prandaj nuk duhet të thyhen shpirtërisht nga vendimi fashist e racist të UEFA-s, por të mendojnë dhe të përgatitën për të shkëlqyer në ndeshjet e ardhme. Shfrytëzoj këtë rast që të gjithë ekipit kombëtar të futbollit të iu dëshiroj shëndet, lumturi e suksese në të ardhmën! Ndërsa shqiptarët i porosis që të mos vajtojnë për vendimin e UEFA-s, por ta kthjellin mendjen dhe mos ta harrojnë historinë, sepse Atdheu do të na mallkojë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora