E marte, 16.04.2024, 01:57 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: ''Shqiptarët'' provokuan të parët!

E diele, 26.10.2014, 01:57 PM


Përshtypja në Europë mbetet se, „shqiptarët“ provokuan të parët!

Shkruan Ramiz Selimi

Prodhimi i lajmit të parë dhe lidhja e drejtpërdrejt me qendrat kryesore të informimit në botë sot është me rendësi jetike për plasimin e lajmit të dëshiruar. Shqiptarët në ndeshjen e Beogradit ishin viktimë e dhunës serbe,  pa asnjë dyshim.  Përderisa shqiptarët u informuan për ngjarjen nga mediet e tyre, ato medie ngecen në informimin e opinionit botëror. Shumica e medieve në Europë informuan publikun e tyre me lajmin kryesor të ofruar nga mediet serbe, se pas provokimit “shqiptarë” eskalojë dhuna.

Lajme që burimin kryesore e kishin nga mediet serbe. Përpos medieve serbe që ishin në nivelin e tyre në mashtrimin e opinionit botëror, nuk ngeci as qeveria serbe me kontakte të vazhdueshme me Brukselin, duke informuar dhe dezinformuar BE-n për ngjarjen në fjalë. Sot e ke pothuaj gati të pamundur të mbrosh  të vërtetën, pasi lajmi i parë është ngulitur thellë si i vërtet, ku viktima (shqiptarët)  lozen me “ndjenjat” e një kombi fqinjë, duke krahasuar dhunuesin me viktimën.

Pikërisht ky lajm merret edhe si fakt i dëshmuar me videot e tyre të instaluara në Beograd nga UEFA në dhënien e dënimit, tani më të njohur.  Gazetarë miq nga Europa dhe SHBA-t nuk preferojnë të furnizohen me lajm nga mediet tona, edhe atëherë kur ngjarja mund të ndodhë në vendet tona. Këtu redaktorët shqiptarë/kosovarë duhet të punojnë shumë dhe të gjejnë shkakun,  pse është kështu?  Të gjitha lajmet  që ofrojnë mediet kosovare për rajonin dhe botën,  i gjen në origjinal një orë më parë  në mediet serbe. Këtë e konfirmojnë disa gazetarë në Austri dhe Gjermani gjatë bisedës me ta.

Çalimi i medieve tona ishte një nga çalimet e shumta që bëmë rreth kësaj ngjarje. Qeveria serbe kishte bërë të “pamundurën” , duke “shpëtuar  katastrofën” nga huliganet, pasi qeveria serbe kërcënonte BE-n, se posedojnë informacione në përgatitjen e akteve kriminale nga forca të caktuara huligane. Dezinformimi i tillë shtyri BE-n që ta përgëzojë Serbinë për organizim  të “mirë dhe efikas”!  Kurse, shqiptarët lajmëroheshin nga të gjitha trevat se ata ishin lancuesit dhe ideatorët e fluturakes, fluturake e cila ndezi “ndjenjat” serbe! Sipas ekspertëve sportivë në Europë dhe opinionit, “loja me ndjenjat e kombit tjetër është e barabartë me racizmin”! Thonë

Apo Kryeministri i tyre Vucic kishte informuar Kancelaren Gjermane Angela Merkel, se ata kanë “ndaluar” një katastrofë të përgatitur nga huliganët, posa të mbyllen të gjitha hetimet dhe me shpalljen e tyre, bota do të trishtohet kur të dëgjojë për planin e zbuluar. Shtrohet pyetja! Çka mund të jetë ky plan? Disa nga opozita serbe informuan Gjermanët se Huliganet planifikonin të shkaktonin “Hejsel 2 “ , do të thotë, të vrisnin shqiptarët, por kjo nuk është konfirmuar asnjëherë zyrtarisht.  A ishte edhe kjo lojë serbe e formave të njohura për shqiptarët e Kosovës?  Lojë që futi Europën ne grackë, për të mbajtur anën serbe!

Sot sporti është bërë më shumë se sa politik, pothuaj në tërë rruzullin tokësor, nëse dikush mendon ndryshe  e ka gabim! Politika shqiptare bëri dy tri gabime radhazi, ajo nuk tregojë shqetësim për rrezikun e dërgimit të djemve në atë ndeshje. Reagimet e saja ishin tepër të moderuara, sa që linin hapësirë dyshimi për incidentin me fluturake. Nuk u tregua e mençur për vizitën e kryeministrit në Beograd.  Në çfarë cilësie ishte vëllai i Kryeministrit Rama në Beograd, ishte si gazetarë, apo ishte si anëtarë i FSHF-s? Të gjitha këto duan përgjigje, sepse ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhat e pas skandalit. Tek opinionistët në Europë po dëgjohen fjalët se shqiptarët si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë po na gënjejnë vazhdimisht, kur është rasti në rregullimin e gjyqësorit dhe emigrimit, po na mashtrojnë me lloji - lloji marrëveshje që 15 vite, tani ata qenkan edhe provokator!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora