Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Perandori ilir që i dhuroi botës ditën e dielë pushim

| E diele, 26.10.2014, 01:04 PM |


Shtepia botuese Botart se shpejti nxjerre ne qarkullim Librin e Autorit Gjon Keka, Epoka e Konstandinit te Madh

(Libri Epoka e Konstandinit të Madh, i autorit Gjon Keka, së shpejti në qarkullim)

"Konstandini i Madh, me origjinë ilire, renditet ndër sundimtarët më të rëndësishëm të Perandorisë Romake. Ai mori dy vendime epokale që ndryshuan rrjedhën e historisë botërore: Adoptimin e krishtërimit si fe zyrtare të perëndorisë dhe transferimin e kryeqytetit nga Roma në qytetin e ri, që u ngrit mbi Bizantin e lashtë dhe që për 16 shekuj do të mbante emrin e tij, Konstandinopoja.

Dekreti më i njohur është ai i vitit 321, ku Konstandini shpalli për herë të parë në botë të dielën ditë pushimi, sipas të cilit kjo ishte Dita e përnderuar e Diellit.

Për rëndësinë dhe peshën që kishin këto vendimeve Konstandini, me plot të drejtë vlerësohet si njeriu që ndikoi në historinë e njerëzimit".

Prof. Luan Përzhita

“Ky libër i bazuar e i mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Dhe, padyshim, ky personalitet mban emrin Kostandini i Madh dardan, i cili në të vërtetë shënoi një epokë të re në historinë e krishterimit dhe të Kishës; ai ishte i vetmi perandor që mbajti në trupin e tij dhe të politikës së shtetit perandorak simbolin e Kryqit, si simbol të fitores. Epoka e tij nuk është vetëm epokë e re e ndryshimeve dhe një kohë tranzicioni: ajo është epoka e marrëdhënieve që po ndërtonte shteti dhe vetë perandori me kishën dhe besimin e krishterë.”

Prend Buzhala - Shkrimtar, publicist

“Me jetën politiko-ushtarake, kulturore dhe religjioze, Kostandini i Madh ka mahnitur shumë lexues gjatë historisë, në mesin e të cilëve ishte edhe bashkëkohësi i tij Euzebie i Cezaresë, at i historisë kishtare. Euzebie ishte i pushtuar pamasë me paraqitjen e Kostandinit të Madh në skenën e historisë dhe, duke e parë atë vetëm nën prizmin e dritës pozitive e nderoi me tituj të ndryshëm dhe më të lartë, siç janë “Perandori më i mirë”, “Perandori ngadhënjimtar”, “Perandori më i dashur”, “Ngadhënjyesi më i fuqishmi”, “Moisiu i ri”, “Profeti hyjnor”...

Dedë Palokaj - Arkeolog

Shtëpia Botuese Botart