E shtune, 03.12.2022, 01:21 PM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Kripa në udhët e tokës

E merkure, 22.10.2014, 06:26 PM


KRIPA NË UDHËT E TOKËS

Lexim i veprave të Shkrimtarit, Shefik Shkodra

Nga Rrustem Geci - Dortmund

Gjoksmadhja jonë koha, asnjëherë s´më ka lënë të bredhi jashtë saj. Në kohë kam gjetur prindërit e jetës; diellin, tokën dhe ajrin, shprehet shkrimtari me mbiemrin kombëtar, Shefik Shkodra. Gjyshërit tanë kanë shkyer thesin e miellit, për t´ia qepur rrobat njëri- tjetrit. Gjuha është grua që lindë vazhdimisht fjalë dhe figura të reja. Gjuha jeton tek çdo njeri, dhe është e bukur sa atë e nderojmë, dhe është e dashur sa atë e duami. Autori s´më kujtohet por është një krijues nga tanët.

Shkrimtari dhe publicisti, Shefik Shkodra, u lind në vitin 1948 në Desivojcë të Dardanës. Arsimin e detyrueshëm fillor e kreu  në vendlindje, dhe në Hogosht, arsimin e mesmen në Gjilan, ndërsa u kulturua me diplomë Fakulteti, dega Frengjisht, në Universitetin e Prishtinës. Jeta dhe biografia e Shefik Shkodrës është  një roman tronditës. Vendlindja e poetit Shefik Shkodra ka pamje epike, dhe të afshët për frymëzim. Ore, dua të shkruaj krejt i vetëm / për një këmishë shiu e vetëtimash / që lagej e thahej mbi trupin tim… / për një këmishë përherë të re!..

Në kohën e sundimit serb, Desivojca ishte e lënë prapa shpinës së zotit. Mungesa e parasë, varfëria, mungesa e rrugëve, dhe të gjitha së bashku, ishin për të ardhur keq. Formimi i intelektualit në kohën time, rrëfen Shefik Shkodra, ishte me vuajtje dhe beteja. Shtjellën unë e kam përjetuar nëpër të gjitha moshat e jetës. Fëmijëria e rëndë, dhe rinia e mbushur me zemërime, janë mbresat në shumë poezi të mia. Në vitin 1966, unë përjetova një gëzim të madh, kur m’u botua poezia e parë në Revistën letrare, „Jeta e re“.

Ç´është shtjella, ajo është diçka që të mbështjellë e të palosë – forcë që s’pyet. Është shtrëngatë - dredhë. Të hedh në tokën e ëndrrës. Por edhe të gjuan e të përplasë me gjësendet nëpër botë të ndryshme tmerri. Kështu e kam ndie poezinë. Në vendin ku jam lindur unë, shtëpinë e kam brenda, në natyrën e pyllit. Natyra në vendlindjen time ka sajuar bukuri vërtetë poetike. Çdo pamje në natyrën e vendlindjes më thërret; poet, eja tek unë, këndomë, jam e bukur për secilin varg.

Veprimtaria poetike e poetit Shefik Shkodra, nuk është e pakët, por vëllimet e tij janë të paktë. Njëherë, censura politike, e pastaj edhe kushtet materiale. Burgu i pushtuesit ishte me vazhdime. Liroheshe prej një burgu të vogël, të përpinte burgu i madh. Prandaj poeti Shefik Shkodra ka të botuar vetëm një pjesë të krijimtarisë së tij. Shefik Shkodra deri tash ka botuar këto përmbledheje librash; 1 . Shtjella, 2 . Erëverë, por ai shkroi edhe nga historia, historia e letërsisë, publicistikë, etj. Poezia e tij është e shpërndarë nëpër periodikun e gjerë të hapësirës gjuhësore të shqipes. Në poezinë „Kurbeti“ poeti Shefik Shkodra magjeps me bukurinë poetike, me dramën e jetës përbrenda, dhe me ngjyrat më reale komunikon me plagët e popullit tonë: S’ka dyshim se më merr malli për verën time. / Vëlla, dua ta rikujtoj këngën e karkalecit / dhe gjyshin pranë gurit të vatrës në mendime! Dhe poeti s´ndalet së kënduari;

Jam përmalluar për tufën e deleve / për ogiçët me kambana e shtagat e lojës... Në jetën time si poet, jo rrallë jam ndodhur para kufomave lakuriqe, të një shoku të rënë, apo të një miku të vrarë. Bisedat me veten time kanë qenë ndër më të ngrohtat. Kafshët e egra dhe kafshët e buta unë i kam njohur si fëmijë. Dhe si fëmijë kurrë s´kam dashur të jem ujk, por Qen, jo se jo. Edhe pse ujku është bir Qeni. Po e them këtë se në jetë kam vuajtur shumë nga dora e përgjakur e armikut. Krenarinë e rëndë të samarit të pushtuesit unë kurrë s´e kam pranuar. Njerëzit me samar të pushtuesit i kam fshikulluar.

Dashuria është e të gjithëve, më thotë poeti Shkodra, me të e pimë ujin e jetës:/ Jehona nga pylli gris velin e thurur të soditjeve! / Qiellit të egër me peshë përlajnë retë njëra-tjetrën / Ajo ushtimë shurdhësie vjen grykës së gjerë! /  ... Këto dhe vargjet e tjera tregojnë për vlerën poetike të poezisë tê Shefik Shkodrës. Poetët, më thotë  Shefiku, janë të çuditshëm. Jo njëherë, por disa herë i kam treguar qiellit dëmet e erës dhe të borës në dimër. Dehjen e shiut me vërshime unë e kam urryer. Natyra poetike e vendlindjes sime, është aq tërheqëse, aq frymëzuese, sa s´të lë të këputesh nga ajo copë tokë hyjnore.

Ndërgjegjja e poetit është e shenjtë, ajo s´guxon të thyhet as me çmime klanesh dhe as me dhurata miqësh. E vërteta për mua është e shenjtë, më thotë poeti Shefik Shkodra. Shkova në stinën e verës, në muajin e qershorit /  u enda pas fluturave e u përmallova  / si të mos isha ai që isha; /  u djersita dhe mbeta / hullitë ballit shpejt m’i dhuroi koha / dhe rrugë të re më shtoi /. Unë kujtoj se poeti i përket poezisë dhe jo poezia poetit. Në ujëvarat e përrojeve që thurin  zërin e mallit / lash kujtim dhembjen e fëmijërisë /  truallin e larë me gjak që s’fshihet!..

Jeta morale e njeriut thotë Oskar Wilde, është lëndë e pasur për artin. Mirëpo, arti i vërtetë, sado imoral qoftë, ( kam lexuar tek Erza Paund ) prodhon dëshmi të vërtetë. Unë kujtoj shprehet poeti nga Gjilani, Shefik Shkodra, s´e problemet e artit, dhe të letërsisë, janë probleme të jetës. Shkrimtarët e mirëfilltë, shkrimtarët me forcë artistike, lehtësisht shkruajnë dhe krijojnë, i tillë vlersoj s´e është edhe poeti ynë, Shefik Shkodra.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora