E shtune, 20.04.2024, 08:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Florim Zeqa: Vazhdon bashkëpunimi...

E merkure, 22.10.2014, 07:53 PM


Vazhdon bashkëpunimi mes komunave të binjakëzuara

Nga Florim Zeqa

Bashkëpunimi mes komunes së Mitrovices (Kosovë) dhe asaj të Bassano del Grappa (Itali) filloj në pranverën  e këtij  viti, me vizitën e delegacionit të komunës së Bassanos në Mitrovicë, i udhëhequr nga drojtoresha për arsim dhe kryetare e komitetit për binjakëzim zonja Analisa Toniolo dhe z. Avdi Beqiri, anëtar i komitetit për binjakëzim dhe kryetar i shoqatës "Bashkimi Kombëtar" në Bassano.

Ditë më parë, me ftesën e komitetit për binjakëzim të komunës së Bassanos, në këtë qytet erdhën përfaqësuesit e komunës së Mitrovicës, respektivisht nënkryetari Safet Kamberi dhe drejtori për integrime evropiane dhe çështje sociale z. Mensur Beqiri.

Vizita u bë me shkas, për pjesmarrjen në festen e madhe, të panairit tradicional në qytetin e Bassanos të quajtur “Fier Franka” me 4-5-dhe 6 tetor.

Delegacioni i qytetit të Mitrovicës në Bassano arriti në mbrëmjen e 3 tetorit, për të cilët u organizua darkë dhe një pritje vëllazërore nga kryesia e shoqatës "Bashkimi Kombëtar" (Bassano).

Mënjëherë të nesermën në ora 10-të filluan aktivitetet sipas agjendës së paraparë, me hapjen zyrtare të mostrës me fotografi nga komunat e binjakëzuara, për të vazhduar më pas me një takim të përbashkët të katër komunave të binjakëzuara; Bassano del Grappa (Itali), Mitrovica (Kosovë), Muhlacker (Gjermani) dhe Voiron (Francë).

Takimi si zakonisht fillojë me përshendetjet e zakonshme dhe këmbimin e dhuratave modeste nga palët në takim, me ç'rast nënkryetari i Mitrovicës, z. Safet kamberi i dhuroj kryetarit të Bassanos, z. Ricardo Poleto hartën e Kosovës të punuar prej kristaleve nga miniera më e pasur në Europë, ajo e Trepçës në Mitrovicë.

Ky moment dhe fjala e nënkryetarit të Mitrovicës z. Safet Kamberi u përcollën me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në sallë.

Pas falenderimeve për ftesën drejtuar komunës së Bassanos, nënkryetari Kamberi përshendeti edhe dy komunat tjera të binjakëzuara me këtë komunë,…falenderoj shtetin Gjerman, Francez dhe Italian për kontributin e tyre në çlirimin e Kosovës, duke ju bërë ftesë të përbashkët; ashtu siq e ndihmuat së bashku Kosovën, ta ndihmoni edhe Mitrovicën përmes binjakëzimit në procesin e zhvillimit ekonomik te saj.

Jam i bindur se binjakëzimi ynë nuk do të mbetët vetëm në letër, ngase kemi çka t'i ofrojmë njëri-tjetrit përmes bashkëpunimit të sinqertë në të gjitha fushat e jetës, përfundoj fjalën e tij nënkryetari i Mitrovicës.

Më pas nga nikoqiri, kryetari i Bassanos z. Ricardo Poleto u organizua një drekë pune, për të vazhduar në orët e pasditës takimin me disa nga firmat e Bassanos dhe Venetos, me ç’rast u shfaq interesim i jashtëzakonshem i firmave italiane për investime në komunën e Mitrovicës.

Aktiviteti i ngjeshur i kësaj dite përfundoj me një darkë të përbashkët me miqët italian që ndihmojnë Shoqatën “Bashkimi Kombëtar”, siq është profesori i nderuar z. Vittorio Andolfato, mik i madhë i shqiptarëve në këtë komunë.

Të nesermën për dëshirën e mysafirëve nga Kosova, shoqata” Bashkimi Kombëtar” organizoj një takim me prindërit dhe nxënësit e mësimit plotësues të shkollës shqipe në Bassano, për të vazdhuar më pas me një program kulturoro-artistik, në të cilin pjesmarrës ishte edhe kryetari i shoqatës “Dardania” nga Montebelluna, z. Faik Tafolli dhe aktivist të tjerë nga regjioni i Venetos.

Këtë aktivitet e hapi kryetari i shoqatës “Bashkimi Kombëtar”, z. Avdi Beqiri, i cili shpalosi aktivitetet e kësaj shoqate dhe kontributin e mërgimtarëve në mbarëvajtjen dhe kunitinuitetin e punës së shoqatës.

Pastaj fjala ju dha nënkryetarit të komunës së Mitrovicës z. Safet Kamberi, i cili ndër të tjera u shprehë; kontributi i ju mërgimtarëve ëshë i madhë dhe shumëdimensional në këto tri dekadat e fundit, qoftë në aspektin material, moral dhe fizik në çlirimin e vendit nga pushtuesi  serb,...kontribut ky që është duke vazhduar edhe në ditët e sotme për konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Shumë i mirëpritur ishte fjalimi i drejtorit për integrime evropiane i komunës së Mitrovicës, z. Mensur Beqiri (i njohur nga të pranishmit, i cili pas përfundimit me sukses të shkëlqyer të ciklit superior të mësimeve në Itali kthehet në vendlindje për të mbaruar fakultetin Ekonomik), i cili ju bëri thirrje të gjithë prindërve, që të mos hezitojnë në dërgimin e fëmijëve të tyre në mësimin plotësues të shkollës shqipe, pasi nesër, kur  fëmijët e tyre të kthehen në vendlindjen e tyre, kontributi i tyre do të jetë shumë i fuqishëm dhe me vlerë.

Pastaj nënkryetari i shoqatës z. Ragip Thaçi prezentoj aktivitetin e mësimit plotësues të shkollës shqipe në kuadrin e shoqatës "Bashkimi Kombëtar" në Bassano del Grappa.

Kështu i erdhi radha edhe pjesës artistike të programit,  me këngë dhe valle si;  "Gjamadani vija vija" , "vallja   e Rugovës" dhe një monolog  nga Edona Thaçi. Krejt në fund u organizua një koktej nga familjarët e nxënësve të shkollës shqipe.

Aktivitete vazhduan edhe me 6 tetor, me përfaqësuesit ekonomik të Bassanos në Institutin agrar, me ç’rast u dhanë edhe propozime konkrete për bashëpunim ndërkomunal.

Pas kësaj, u organizua një takim shumë i ngrohtë dhe miqësor në shtëpinë e mikut të madhë të shqiptarëve, profesorit  Vittorio Andolfato, i cili mysafirëve nga Kosova ua prezentoj librat e shumtë dhe simbolet shqiptare qe i ruan si relikte të çmuara në shtëinë e tij.

Pasditën e 6 tetorit u organizua edhe një vizitë tregut të gjelbërt të qytetit, për të ardhur krejtë në fundë tek darka falenderuese për mysafirët nga Kosova organizuar nga assesorja për kulturë dhe binjakëzim e Bassanos zonja Analisa Toniolo dhe profesori Vittorio Andolfato.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora