E shtune, 28.01.2023, 02:26 PM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Trokitje në dritare

E marte, 21.10.2014, 05:33 PM


Tahir Bezhani

 

TROKITJE NË DRITARE

 

Mbrëmë ndëgjova

Trokitje në dritarën e dhomës

Pava një fytyrë

Hije e zbehur

Në pikturë të Pikasos ngjante

Melankoli therëse

Zverdhur rrugëtimeve të lodhëshme

Në dritën e hënës lotonte

Natën vonë  qielli i mbuluar me gaca

Nuk e njoha kollën e zemëruar

Ndëgjova trokitjet e lehta

Me kocka të thara  nga  vuajtja

Mllefur e nervoz,

Sytë e futur  shpellave të  ballit

Në dukje i uritur, i etur….

Më shumë i  përvluar

Djegur mushkërive nga acari…

 

Sot tërë ditën e kërkova

Nuk e gjeta,

Ka ikur prushnajës pa gjurmë

Mes tokës e qiellit i pa parë

Mbeta i ngrirë nga malli

Për çmallje me vargun  rrebel

Stuhi  e nxehtë  proteste

Piskamë e ikur maleve,

Jehonë trishtuese  luginave.

Duke kërkuar Reshpjen

Humba nëpër gjolla lotësh

Pastaj kuptova  çdo gjë

Se ishe një poet boem

Kushtrim  shpirti  kënga jote

E djegur flakë për flakën…

Po si s’të njoha o Z

Tani të gjeta balsam në varg

Plot dhimbje

Përlotshëm  lexoj jetën Tënde

Poet,

Rrugëtimeve me trazira këndove

Mjegullave të dendura pikllimi

I dehur në avullin e dashurisë njerëzore

Mbytur kujtimeve të gjakosura

Piramidave të bukurisë së zezë

Mbeshtjellur në vargun   Tëndë

Dhimbjeve të shpirtit  rrebel

Diell i zemruar më rreze të akullta….



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora