E marte, 23.04.2024, 10:07 PM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Çfarë lloj filmash preferojnë shqiptarët?

E diele, 10.06.2007, 06:23 PM


Ky shkrim, i përgatitur në vitet ’40 tregon preferencat e shqiptarëve për botën kinematografike. Eshtë përcjellë nga një gazetar Italian, që ka qëndruar disa kohë në Shqipëri dhe që ka qenë shumë i mprehtë ndaj karakteristikave artistike

Nga Eugenio Lequaglie*

Është mjaft interesant të njohësh pëlqimin, preferencën që ka një popull për filmat. Kjo njohje, është e rëndësishme nën shumë pikëpamje, dhe se prej njohjes së shijes të nji publiku kinema-dashës pëftohet, shumë herë suksesi i një filmi.Përfytyroni pakëz se sa rëndësi ka për një prodhues kinematografik njohja e shijes së publikut, së publikut të tijë, t’atij që do të shohë filmin. Prodhuesi, në zgjedhjen, i jep rëndësi këtij ose atij subjekti, në lidhje me publikun që do t’a shofi e do t’a shijojë subjektin të realizuar. Në të gjithë qarqet kinematografike bëhen gjithmonë vëzhgime për të njohur llojin e filmit që një popull ose nji krahinë preferon. Këto kërkime, shumë herë, nxjerren prej t’ardhunave që japin filmat; prandaj, për atë q’interesohet për kinema, është nji send shumë i rëndësishëm të dijë se cilin përlqim dhe se cilën preferencë ka për filmat publiku.Neve q’interesohemi për kinematografin, e kemi ndjekur gjithmonë këtë pikëpamje të rëndësishme. Me t’ardhur në Shqipëri, nuk munguam të studiojmë shijen e shqiptarëvet, për sa i përket filmit. Parashtrojmë, me nj herë, se shqiptarëvet i-u pëlqen kinemaja, i-u pëlqen filmi, bile bile edhe fort. Dëshërojnë gjithmonë të shofin filme të mirë dhe kurse filmet nuk janë të pëlqimit të tyre protestojnë. Kemi adsistuarë në bisedime me shqiptarët, të cilët n’a kanë treguar se në fushën kinematografike kanë nji farë competence, sa herë q’i-u takon të gjykojnë mbi cilësinë e nji filmi. Shumë herë na pyesin: pse nuk interesohemi të sjellim këtë ose atë film q’është duke korrur sukses të math n’Itali? Kjo është prova se shqiptarët, burra dhe gra, ndjekin jetën kinematografike me shpirt dhe se lexojnë nëpër rivista dhe gazeta programet që zhvillohen n’Itali. Kjo dashuri për filmin nuk është vetëm për publikun e Tiranës, por edhe për gjithë Shqipërinë. Prej statistikave na rezulton se të gjithë kinematë e qyteteve shqiptare janë përherë plot, dhe se gjënden persona të cilët e kanë bërë zakon të shkojnë gjithnjë në kinema. Le të shofim pra se cili është lloji i filmave që preferon. Këto pikëpamje t’ona i kemi nxjerrë prej nji shumice elementash, që, për arsye t’aktivitetit t’onë kemi mundur t’i përmbledhim. Shqiptarëve i-u pëlqen filmi aventurioz, por jo ajo aventurë Amerikane, ajo lojë e thjeshtë dhe plot marrëzi; shqiptarëve i-u pëlqen përkundrazi ay subjekt i trubulltë që mban vrejtjen e publikut të zgjuar dhe të hutuar dhe q’e enthusiazmon dhe i-a mban shpirtin pezull. Preferon pra aventurën t’ashtuquejtur me “themel të verdhë”, d.m.th: filme në të cilët rreziku ëhstë thelbi i gjithë ngjarjes dhe i gjithë rrethanave që e përbëjnë. Gjithë filmet, prandej, aventuriozë që vinë dhe projektohen në sallat kinematografike shqiptare, korrin gjithminë sukses të math; si p.sh “Rrethi i kuq”, etj.Shqiptarët preferojnë dhe filmet historike, filmet që kanë për subjekt diçka t’interesantëshme dhe që sjellin mbi squtinë ngjarje historike të shumërandësishme. Preferon, pra, filme mase të zbukuruar, plot drita dhe ngjyra, si bije fjala: “maska e Hekurt”, “Ettore Fieramoska”, etj.
Shumë personave shqiptarë i-u pëlqen edhe filmi me subjekt dashurije dhe me subjekt komik. Këto shije dhe pëlqime kanë rëndësinë e tyre dhe merren gjithmonë parasyshë nga ata që interesohen për kinematografinë dhe sidomos prej ushtruësavet kinematografikë.
Në zgjedhjen e filmeve mbajtja parasysh e shijes së publikut është nji element i rëndësishëm për ushtruësa kinematografikë. Është vënë re, pra, se të gjithë ushtruësat shqiptarë, me shumë të drejtë, i-u japin preferencë filmevet aventuriozë, sepse e dinë që këto do të tërheqin klientat e kinemave të tyre.
Siç u-thara edhe më sipër, shqiptarëve i-u pëlqen filmi dhe kanë nji preferencë të veçantë për filmet italiane. Rriedh kështu që ajtorët dhe aktoreshat italiane janë mjaft të njohur në publikun e Shqipnis dhe se gëzojnë nji dashuri të përzemërtë prej gjithë spektatorëve shqiptar.
Kështu me pakë fjalë përshkruam se edhe populli shqiptar, si gjithë popujtë e tjerë, ka edhe ky shijen e tij për nji farëlloj filmi. Kinemaja q’është një nga artet më njerëzore dhe më të ndijshëm me shumë të drejtë, pra, ndiqet dhe çmohet me vërejtje në Shqipëri.

*Marrë nga Vatra e vitit 1940



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora