E premte, 29.03.2024, 12:21 AM (GMT)

Kulturë

Ilmi Veliu: Isë Boletini, nga Londra në Beograd

E hene, 20.10.2014, 06:33 PM


Ilmi Veliu

 

Isë Boletini,

nga Londra në Beograd

 

Kaluan udhë të gjatë

dhe shkuan  te Vuçiqi

Ismail Qemali

Isa Boletini.

           Arritën  dy shqiptarët

          n’stadion - n’Beograd

           njeri me kobure

            tjetri diplomat.

 

Por roja i stadionit

Ishte shumë i prerë

armët, more  zotërinjë

lini këtu në derë

              Nuk mund të bindej Isa

              nisi për të hy

              e ndali Ismaili

               ia bani me kry

Dorzoi pushkë – allti

Edhe pëshërtinte

Por koburja  tjetër

Pas  brezi i rrinte

         Ecën  qetë e qetë

         aty në  Beograd

          Isa  me xhamadan

           Ismaili diplomat.

 

Kryeministri Vuçiq

gjuhen duke dridhur

u thotë ca fjalë tallëse

me buzëqeshje të hidhur.

                 Mirë se na erdhët

                   musafir të mbarë

                   po  kush ju çarmatosi

                  Ju trima shqiptarë

Sytë e Ismailit

zjarr e flakë shkrepën

Isa Boletini

nxjerr koburen tjetër.

                 Brroom aty perpara

                 te Vuçiqi  pranë

                "zotëri,tha, Shqiptarin

                kurrë se gjen pa armë".

 Kryeministrit

iu terruan sytë

Ismail Qemali

qeshi nën qerpikë.

                    Isa i tha Vuçiqit

                   kemi ardhë për halle

                     për Shypninë e Madhe

                   n’ Evropën  Hazgane.

Për Shypninë e vjetër

dhe tokat shqiptare

që Evropa plakë

i kish lanë pas dore.

            Dhe tha Aleksandri (Vuçiq)

            Hajt ju lumtë kandari

            Se edhe unë o burra

           Jam me gjakë shqiptari.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora