Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Ju (s)e njihni të dashurin tim

| E premte, 17.10.2014, 07:05 PM |


DRITA LUSHI

 

JU (S)E NJIHNI TË DASHURIN TIM

 

Unë e kam treguar Atë çdo herë, për ju;

Kur  i kam shkruar dashurisë,

kur u kam shkruar (l)ojnave

(k)odeve të gëzimit dhe puthjeve

 

s’ua kam thënë kurrë emrin e tij

as ngjyrën e syve

as zërin .

Ndërsa veshtrimin,ua kam thënë veç këngëve…

 

I dashuri im,

ështe një burrë që lexon poezi

por më shume, ti dojë ato di ;

 

E nëse të gjitha këto s’mjaftojnë:

Ju tregoj time bijë…

Ka çdo tipar të tij…!

17 tetor 2014