E enjte, 25.04.2024, 04:44 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 1943 - aleatët bombardojnë Tiranën

E hene, 13.10.2014, 08:02 PM


13 TETOR 1943: ALEATËT  BOMBARDOJNË  TIRANËN...

Në 70 vjetorin e përmbytjes komuniste...

Nga Fritz RADOVANI

503 qytetarë Shqiptarë të vramë në orën 13:13’...me lugë në gojë, dhe asnjë ushtar gjerman! Viti 1943, data 13, ora 13.13’, aeroplanët britanikë qëndruen 13 min., mbi qiellin e Tiranës... Vetëm bombe binin e plasnin nder shtëpijat tona...

E PSE ? ! - Me porosi të kujt u krye ai bombardim mbi qytetarët e thjeshtë? Një detyrë "humane" e plotësueme me paramendim të plotë! E mira e kujt ishin këta varre e shkatërrime masive me mija të vramë të qytetarëve Shqiptarë, të pasueme në Prizren 28-29 Qershor 1944, Pejë 13 Gusht 1944, Mitrovicë 1 e 2 Shtator 1944, me bombardime nga të njëjtët aeroplanë "aleatë” britanikë? Askush nuk e ndjeu veten fajtor!

E PSE ? – Askush nuk foli per këte krim të shemtuem tash 71 vjetë!..

Duhej terrorizue Kryeqyteti i Shqipnisë antikomuniste e antisllave, Tirana!

Anglo – amerikanët, “aleatët” e diktatorit Stalin, vrasin pamëshirë Shqiptarët antishovenistë sllavë, se mbas vitit 1941 pothuej të gjitha Trojet tona Shqiptare, u kishin dalë doret komshijëve barbar shekullor. Duheshin shkelë nga thundrat sllavokomuniste e bolshevike, “aleatë” të kriminelit Stalin. Kjo tragjedi e pashembullt në histori ndaj një Populli rreth 2 miljon banorë, u konsiderue madje edhe me termin “çlirim”, ndonse në të vertetë ata “aleatë” ishin që po na çonin në grykë të vorrit, me luftën civile që kishin organizue në Shqipninë e Jugut me partizanët “trima” të Enver Hoxhës, veglat e shituna dhe tradhëtare tek sllavokomunistët jugosllavë të “druzhe” Titos.

Me 29 Nandor 1944, gjermanët e fundit ikin nga Shkodra dhe Shqipnia pushtohet nga komunistët terroristë, zbatuesit besnikë të qeverisjes së shovenistëve jugosllavë... Një nga krimet ma të shemtueme të Historisë së turpëshme të Luftës së Dytë Botnore. Asht i pari Shtet në Europë, Shqipnia, që pushtohet nga tradhëtarët e shitun tek sllavët... per mos me fitue kurrë Lirinë, per të cilën gënjenin e mashtronin Shqiptarët “aleatët” e Stalinit. Paralitiku Rusvelt, ulun brij Stalinit në Jalta, zgerdhihej kur miljona njerëz të Europës Lindore po robnoheshin nga një diktaturë tjeter edhe ma barbare, shfarosëse dhe shkombtarizuese, nga diktatura sovjetike staliniste!

E PSE ? – Shqipnia kishte edhe një Flamur të Gjergj Kastriotit! Duhej shue ky Shtet që per 25 vjetë u ba mburojë e Europës Perëndimore... Duhej fshij nga harta...

E aq asht e vertetë kjo, sa kur u bisedue në Jalta per Ballkanin, As Rusvelti, as Stalini e as Çërçilli, “nuk e dinin” se po firmonin pushtimin e Shqipnisë nga jugosllavët e Titos, dhe se Shqipnia, nuk do të njihej kurrë si shtet Europjan! E kush prej tyne e zuni me gojë Emnin e nderuem Shqipni?! – Asnjeni! As “këshilltarët” anglezë të Enverit!

E PSE ? – Pa kalue as dy muej nga dita e zezë e kësaj robnije të re, në fillimin e Janarit 1945, mu në Kelmendin e robnuem t? Dedë Gjo’ Lulit, tue i shkue tinzash mbas shpine krimineli Mehmet Shehu, si zakonisht shkonin partizanët “trima”, bashkë me rrebelat jugosllavë të Titos, rrethuen Trimin e Atyne Maleve Prekë Calin, tradhëtisht e prenë në besë...dhe vranë mbi 118 Burra të Malësisë, tue i tretë nder prroje e prroska të gjithë trupat e tyne, i plaçkitën kullat e bagëtitë dhe ua dogjën edhe magjet e bukës...

Me 13 Tetor 1943 mbetëm pa prindë! E kur “hyne këta”...siç thonte Populli, një valë e re vrasjesh filloi në Shkoder... Mbas Don Lazer Shantojës në Tiranë, vritet edhe Don Ndre Zadeja! Vetem në shtëpinë time u arrestuen dy dajat Paulini e Mikel Pjeter Prennushi, dhe na u shtetizue edhe shtëpia. Tre jetimë pa Babë, nuk kishim asnjë burim jetese. Në vitin 1946, në shkurt vdiq edhe gjyshi Pjeter Prennushi. Në nandor u arrestue edhe At Mati Prennushi, axha i Nanës sime, i cili u pushkatue me 11 Mars 1948, në Zallin e Kirit. Në vitin 1947 arrestohet në Tiranë Imzot Vinçenc Prennushi, kushrini i Nanës... Po në vitin 1948 arrestohet edhe vllau i Nanës, Don Kolec Prennushi...e kur vazhdonin mbi trupin e Tij torturat, vdes në Mars të 1949 Imz. Vinçenci, në burgun e Durrësit... E pa kalue një vit, në maji 1950 arrestohet vllau im Alfonsi, kur ishte maturant në gjimnazin e Shkodres. Ndersa në korrik të 1950, vdes nga torturat e katilëve të sigurimit të shtetit edhe kleriku i fundit i Atij fisi Don Kolec Prennushi...Daja im. Nana ime shkonte e vinte me sofratasa në dorë nga një derë burgu në tjetrën, e shpesh, ngjante që nga frika se mos i thonë: “Shko se e ke trupin e Tij...tue u qelbë në Zallin e Kirit...” na çonte né, me marrë strajcat e teshave të mbushuna me morra e danga gjaku nga plagët e torturave...

Po sa familje në gjithë Shkodrën ishin nën terror e frikë si né?

E PSE ? – Se Shkodra Martire duhej të errej në darkë tue ua shperthye dyertë e shtëpijave agjentët e sigurimit... dhe, tue ua vue prangat Shkodranëve antikomunistë...

Ndërsa, në mengjes heret, në orën 4 e deri në 5 pa dalë endè drita, né duhet të zgjoheshim nga krizmat e automatikëve që shprazeshin mbi gjokset e Atyne Atdhetarëve që dhane jeten e vet, vetëm pse deshtën një Shqipni të Lirë e Demokratike Europjane!

Na bombarduen, na vranë... na robnuen, na sollën pushtimin komunist, hapën edhe 26 hetuesi e burgje, i mbushën me Shkodranë e Burra të Maleve e fushave të Veriut, i torturuen dhe i shpërftyruen, i detyruen me firmue procese fallso, i shkatrruen familjet dhe trojet e Tyne, i masakruen nder kampe pune e shfarosje, ua interrnuen edhe njerzit e shtëpisë nder këneta e male pa streh mbi kokë... Plot 47 vjetë robni e terror...

E PSE ? - Urdhnat e kujt u zbatuen atëherë gjatë luftës me krye ata krime?

Në vitin 2003 për të fsheh prap ato krime,  në kryqzmin e rrugëve tek Ministria e Arsimit u vendos një pllakë mermeri sa e pavërtetë po aq fyese mbi të cilën shkruhet: "Mirënjohje të veçantë qytetarëve të Tiranës, që më 13 tetor 1943 humbën jetën në luftën për fitoren mbi fashizmin. - Nga qytetarët e Tiranës në 60 vjetorin e rënies".

E PSE ? – Sepse vazhdon mashtrimi dhe mosdënimi i krimeve komuniste!

E mbasi nuk mbeti asgja veç kujtimit të Atyne Atdhetarëve që shumica nuk kanë as varre dhe asnjë Shenjë tek koka... Nga komunizmi në Shqipni...

Mësuem se: Terrorin mbi Popullin Shqiptar e filluen me 13 Tetor 1943 “Aleatët”!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora