Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: Serbët qenkan pasardhësit e ''hazreti Nuhit''

| E hene, 13.10.2014, 08:03 PM |


Serbët qenkan pasardhësit e “hazreti Nuhit“

Nga Fahri Xharra

Nuk e di , se  deri ku do të shkon çmenduria sllave , e dhënë shumë pas historisë së tyre të rrejshme. Kërkimi i  një certifikate të falsifikuar të lindjes së tyre ,po i udhëheqë drejt një paranoizmi historik . Mësa di unë ,bota e ka të ditur se kush janë vendasit e parë të kësaj aneje të Ballkanit , por ata nuk prajnë së “ kërkuari” dhe së shkruari se sa të vjetër që janë.

Në Universitetin e Harvardit , një biokimist  sllav , duke i studjuar gjenet njerëzore paska ardhur në përfundim që serbët janë populli më i vjetër dhe që serbët qenkan të bijtë e Hazreti Nuhit dhe që Ballkani është atdheu i parë i të gjithë sllavëve , bile edhe atyre që dikur kishin shkuar deri n Indi dhe që quheshin arianë. Pra shkencëtari amerikan me prejardhje ruse Anatolij Klosov, i ka  botuar një mori librash në të cilat ai këmbëngulë që Ballani është atdheu i lashtë i të gjithë sllavëve ,po ashtu edhe i Rusëve.

Është një lajm “senzacional” shkruan Jutarni i Zagrebit , që ky “ studim “ kaq i madh e ka vërtetuar që gjysma e Kroacisë e ka prejardhjen nga Lindja e Afërme dhe që ata kohën e akullit e paskan përjetuar në Europë.

Duke e analizuar gjenin R1A1 , gjen i racës dinarike të Ballkanit dhe që ( i cili quhet

”gjeni Ilir” fxh. )  ka vërtetuarse që nga serbët rrjedhin të gjithë sllavët e sotëm  si dhe gjithashtu shumica e popujve të Europës. Studjuesi 67 vjeqar Kljosovi vërteton që ato gjene janë të vjetra mbi 12 000 vjet  ( të “serbëve” R1A1 ) derisa popujt tjerë e kanë gjenin e vjetër jo më shumë se 4-7 mijë vjet..

“Dihet që fëmijtë e Noas  i kanë banuar së pari tokat në rrjedhën e poshtme të Danubit, në tokat e Serbisë së sotme , dhe pastaj kanë shkuar në veri “ thot studimi i Kljosovit.

Edhe një gjë shumë interesante shkruan Telegrafi serb është se “është vërtetuar pas hulumtimeve të gjata se të gjithë sllavët rrjedhin nga Ballkani dhe që kasta indiane e arianëve  është” formuar me shkuarjen e sllavëve nga Serbia “ në Indi , diku 3850 vjet më herët”

Edhe një gjë shumë interesante e zbulon Historiani Kljosov se ” gjuhët indoeuropiane

i bartën sllavët në Indi , Iran dhe Afganistan. “

Parasllavët  me “gjen dinarik” , të cilët në Ballkan paskan jetuar edhe më herët se 12 000 vjet. pas 200 brezave  paskan mbërrijtur në Europën lindore dhe aty qenkan çfaqur Rusët dhe Ukrainasit.  “ Pesëqind vjet më vonë shkojnë deri në Uralin jugor dhe pas 400 vjetësh

paraqiten në Indi , në të cilën jetojnë edhe sot 100 milion njerëz me të njejtin gjen “. Hajde shkencë serbe , hajde !

Serbët janë të “çmendur” pas teorisë së tyre që nga macja duhen të bëhen tiger . Shpesh në histori edhe ia kanë arrijtur. .  Ata kanë qëllime ekspansioniste dhe shtyrje e motivime për këtë , në çdo kohë.

Tek serbët në mënyrën më perverze vepron ideologjia e cila nxitë gjenocid dhe që shumica e tyre që veprojnë në bazë kësaj ideologjije mendojnë që po e ndjekin vetdijen e tyre. Pra janë të ndergjegjësuar në principin e vetmbrojtjes “ vrit që mos të të vrasin”,dhe në viktimën e tyre e shofin dreqin të cilin duhet shkatërruar pa  tjetër.

Analizat e tyre duke e çfrytëzuar të mirat e shkencës më të re të  gjenetikës janë edhe një sulm i ri ndaj qenjës shqiptare , ndaj historisë dhe ardhmërisë së saj. Pra “miti i kosovës “ dhe  “ i popullit qiellor “ shkon aq largë sa që paraqet rrezik permanent për ne.

Edhe sot e kësaj dite në Zagoren Dalmatine , për rreth Kninit, mund të dëgjohet një lloj i vajtimit , një lloj i këngëve primitive dhe arkaike të cilat përfundojnë me oj-oj...

Në momente të caktuara , së bashku 4-5 veta , në ndonjë pijetore alkoholi me orë të tëra  të dehurit e varin  kokën mbi tavolinë duke “kënduar dhe vajtuar dhimbshëm” Dhe nëse pyeten se pse kjo gjëmë  e vazhdueshme , do t`iu përgjigjen: ““Pla? za Kosovo!” ( Vaje për Kosovën)

12.10.14, Gjakovë