Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sot 103 vjet më parë lindi Migjeni

| E hene, 13.10.2014, 06:59 PM |


Nga Albert Vataj

Sot 103 vjet më parë më 13 tetor 1911 lindi në Shkodër, Migjeni, shërbestari më i zashëm i kushtrimit të gulçeve të shpirtit vikitës, drita më e vetëtimshme e njatyne syve t’zverdhun prej lëngatës e t’groposun prej lodit e mundimit.

Ai kje zani që u plazmoi në eter si një bubullimë. Kurrkush tjetër si ai nuk ka mujt me mbetun në letërsinë shqipe i fuqishëm, vërshues, kushtrues e panikndjellës si Migjeni, si vargu e shkulmi i tij i zashëm i brendisë.

Migjeni ishte dhe mbeti një nga kolonat vertebrale të letërsisë së viteve ’30, një nga shpërthimet më të befasishme të kohës, një nga tundimet më zemëratëse të forcës për të ngritur krye, për me kërku nër ne një grusht për me i ra malit që s’bzan.