E premte, 19.04.2024, 01:23 PM (GMT+1)

Kulturë

Llojdia: Udha për në manastirin ''Lindja e Shën Mërisë''

E diele, 12.10.2014, 12:33 PM


NGA SHKON UDHA PËR NË MANASTRIN : “LINDJA E SHËN MËRISË" TË ARDENICËS?

NGA GËZIM LLOJDIA*

1.

Këtë verë shkova në Ardenicë.Mbi një pllajë dominuese rreth 240 m lartësi deti, syri të kap në distancë nga autostrada Lushnjë –Fier, antenat   e kompanive celulare që operojnë në këtë vend dhe disa objekte. Udhën e premë tek lokali , nga autostrada  u mërguam për të ecur nëpër një udhë  gjithë gropa zifti për të prekur afër muzgut fshatin e njohur të Kolonjës. Kolonja,  administrohet nga Lushnja.Dhe gjithë kohës edhe në regjimin e shkuar, nga Lushnja është administruar.

-O udhëtar nga shkon udha për në manastirin “Lindja e Shën Mërisë" të Ardenicës?

-Drejt dhe përpara.

Kodra  ku gjendet prej  shekujsh ,kjo ngrehinë kulti fetar (manastiri) ka një udhë të ngushtë plot kthesa me një pjerrësi të madhe. Manastiri i Ardenicës në fakt ,ai  në gjuhën fetare quhet :"Lindja e Shën Mërisë",  numërohet ndër objektet  e kultit më të hershme të Myzeqesë kur  ka nisur ky mendim  lidhja është bërë me pozicionimin të  kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar  perëndive pagane, që adhuroheshin aso kohe në të gjithë lëmshin e dheut tonë. Ky manastir u bë i njohur  nga një film  shqiptar i cili  për hir të Zotit , për kohën kur u shfaq njohu shikues. Unë në vetvete,besoj se diçka tjetër duhet të ketë ndikuar. Bioenergjia e ish-klerikëve ,për të mos harruar harresën,pra për të sjellë në mendje të besimtarëve,ngrehinën ku dikur kryheshin rituale fetare. Kujtojmë këtu rezistencën e peshkopit të Apolonisë Irenei  në mbrojte të këtij objekti. Filmi kishte një titull gati të çuditshëm:”Kur zbardhi një ditë”. Filmi është prodhuar në vitin 1971 sipas producentëve të  tij. Filmi  i radhitur në tre pjesë: Armët, Ura, Meçua.

Skenari : Anastas Kondo,Ksenofon Dilo, Piro Milkani.Regjia : Piro Milkani.  Operator:Petraq Lubonja.Muzika:FeimIbrahimi.Prodhuar nga kinostudio :”Shqipëria e re”.Pjesa e manastirit e cila pothuajse i përket tërësisht këtij vendi është pjesa e tretë e titulluar : “Meçua”. Në këtë pjesë interpretojën aktorët shqiptarë.

Timo Flloko......Mecoja

Gjyzepina Kosturi......Shërbyesja e Manastirit

Kristaq Mitro......Partizani

Diana Panariti......Infermiere partizane

Piro Eshi......Partizan i plagosur

Kleopatra Skarco-Dokle......Mësuesja e partizaneve

Si  është përmbajtje e kësaj pjese: Ish bariu Meco bashkë me partizanët janë të rrethuar në Manastirin e Fshatit. Mecoja shpëton jetën e shokëve të tij të plagosur. Filmi i cili shfaqej gjithë kohën në regjimin e shkuar e bëri të njohur ngrehinën e kultit  e gjendur atje tej  në një cep të kodrës, në jug të fushës së madhe dhe të pambarimtë  të Myzeqesë. Kur udhëtonim në fund të viteve ‘80 me tren drejt jugut ,syri të rrokte kodrën ndërsa vendalinjtë  edhe ata studentë  shpreheshin të gatshëm për të  mërguar  me ne drejt kodrës ku gjendej objekti i kultit i mbyllur,por që kishte pasur një xhirim në celuloid . Objekti i kultit ishte i mbyllur për ritualet  fetare, qysh nga dimri i vitit ’67 ,besimtarët në mënyrë të fshehtë gjenin kohë për të parë objektin e adhurimit. Peshkopi i Apolonisë Irene Banushi nga Shkodra thonë se e ka shpëtuar nga turmat që rendin ta shkrumbëzonin vendin e shenjtë. Peshkopi u tregoi turmave se aty ishte martuar Gjergji dhe Donika. Aty  u internuan thotë një gazetar në shkrimin e tij  Kryepeshkopi Kristofor Kisi si dhe Peshkopi i Irene.

2.

Manastiret  në vetvete ruajnë një hije misteri. Kjo ka joshur kineastët, që të gjurmojnë këto vende mistike për ti bërë pjesë  e prodhimit të tyre artistik. Ftohtësinë e manastireve e përshkruajnë edhe poetët,shkrimtarët mjaftë të njohur  me veprat e tyre artistike. Pas xhirimeve të filmit të parë ,pra viti 1971,aty nga viti ‘99 janë parë në udhën,  që të shpie drejt manastirit,një udhë e pashtruar dy bukuroshe dhe  një grup i madh xhirimi. Vath Koreshi, kishte gatitur një skenar  për një prodhim tjetër artistik i cili do të ngërthente sërish objektet e manastirit në majë të kodrës 240 m të Ardenicës

”Porta Eva” ishte titulluar filmi ndërsa regjia i përkiste regjisorit Alber Minga.Kur u shfaq në titra prodhimi përmbante këto  të dhëna identifikuese:”Porta Eva është një film shqiptarë i prodhuar në Shqipëri në vitin 2000. Regjia: Albert Minga, Skenari: Vath Koreshi, Pavel Finn, Producent: RTVSH B@G Filmproduction Studio 12A . Muzika: Mark Minkov. Aktorët dhe rolet e tyre në këtë film janë:  Neritan Liçaj. Irina Nizina....Inxhi. Vangjel Toçe....Pirati   Magdalena Ëójcik.....Lena.Ndriçim Xhepa......Davidi. Përmbajtja:”Porta Eva” ose tragjedia e trafikut të mishit të bardhë përmbledh në 88 minutat e filmit fatin e dy vajzave të reja Lindës dhe Inxhit të cilat të joshura nga ëndrra mashtruese për lumturinë përfundojnë në fund të detit.

Porta Eva “xhiroi një pjesë të tij në ambientet e brendshme  të manastirit të”Ardenicës.

4 vjet më vonë, Arti i Popullit Albert Verria  ngarkuar me  plaçka dhe mjete xhirimi ,një mëngjes troket në dyert e manastirit. Në kostelacionin e yjeve  të kinematografisë shqiptare A.Verria mbetet  i pavdekshëm ashtu sikurse ardhja e tij. U shfaq si vegim boreal tek spektatorët e filmit shqiptar ,por ende e pazbuluar mbetet ,energjia nga ku buron gjithë ky potencial artistik e letrar.”Vdekja e një njeriu nuk është një fund,por një stacion  i thjesht ndërmjetës në një varg të pandërprerë e rilindesh, thotë Buda.I nisur nga ky postulat i udhëheqësit shpirtëror të Budizmit ,artisti A.Vërria ka  gjesdisur nëpër  udhëkryqe  plot mistere të cilat shënojnë çastet jetësore të njeriut,ardhja në “jetë,përpëlitja e syve përpara dritës është befasisht,çmendurisht një rajvizim ngjyrash  endje në kastelacion tokësor,sikurse ikja pra mërgimi i njeriut,nëpër qiejt e Zotit tonë . Mbetet i çuditshëm jo vetën kërkimi  i autorit rreth këtyre mistereve  të pazhbirueshme  nëpër breznitë njerëzore, ky kërkim ka qenë i pandërprerë ,por gjithë jeta njerëzore,që zhvillohet këtu ardhur diku nga një cep i galaktikës,fryma njerzore.A.Vërria kishte shpalosur përpara priftërinjve një pjesë të skenarit për filmin e tij.

Mirëpo priftërinjtë e kultit fetar, i treguan artistit A.Verria se ai vërtetë inspironte drejt një krijimi mistik dhe për të realizuar atë duhej sigurisht larg çdo përfytyrimi ftohtësi manastiresh,mirëpo  filmi “Porta Eva”” i xhiruar në këto mjedise kishte thyer tabunë e kultit duke shfaqur skena jo favorshme pikërisht atje ku ruhej me fanatizëm  bukuria e shpirtit,mendjes dhe dëlirësia. Këtë përgjigje mori artisti A.Vërria kur ishte duke kërkuar vende xhirimi për veprën e  vet  mistike, duke u kthyer nëpër rrugën pashtruar e gjithë çakëll,pa realizuar xhirimet nëpër ambientet e tij të mrekullueshme dhe shumë afër kohës së vjetër.

3.

Themeluesi i jetës manastiriale për herë të parë në botë  ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende,  nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve,  shkrimit të librave,  kopjimit të traktateve,  veprimtarive të tjera,  etj. Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi,  besimi,  dhe bindja ndaj kryemurgut. Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha,  e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël,  banesat e murgjve,  mensa (trapezaria),  punishtja,  depot,  stallat,  etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara,  dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi,  për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit,  Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë,  të bindur,  dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla,  ishin ngritur punishte etj,  ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire,  ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra,  kodike,  traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike,  ikona,  afreske,  epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë,  duke krijuar traditën e saj, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.

Manastiri në këtë kodër të Ardenicës  plotëson tre kushte : qendër kulturore, shpirtërore dhe historike. Biblioteka ka qenë ndër më të pasurat. Biblioteka  ruante plotë 32.000  libra dhe dokumentacione u shkatërrua nga flakët e zjarrit që e përzhitën në një ditë të mbrapshtë  të vitit 1932. Lidhur me pjesën mistike të saj duhet thënë se gjurmët nisin nga kohët pagane lidhja është bërë me pozicionimin të  kapelës së Shën Triadhës, mund te jetë ndërtuar përmbi themele tempujsh paganë kushtuar  perëndive pagane. Shumë  murgj kanë pritur edhe besimtarë në të gjithë vitet e ekzistencës së saj. Martesa e Skënderbeut me Donikën. Ka  së fundi një krijim muzikor folku rreth kësaj ngjarje. Rruga Egnatia, që kalonte e kishte bërë edhe të njohur objektin fetar ndër shekuj. Festa me të cilin manastiri njeh pelegrinë nga gjithë vendi është 8 shtatori kushtuar Marisë, si shumica e kishave të kësaj zone deri në jug siç janë edhe manastiri i Zvërnecit në Vlorë.

Rajvizimi brenda këtij mjedisi. Të dhëna për manastirin e Ardenicës. Imk Tiranë. Adresa: Kolonjë, Lushnje- Shqipëri . Koordinatat gjeografike N / E: 40 ° 49 '/ 19 ° 36' .Lloji: monument i ortodokse Datimi: shekulli IX .Kategoria: monument i kategorisë së parë .Përdorimi aktuale: manastir. Prona ': Komuniteti ortodoks. Shpallja monument   viti 1948. Manastiri është  post-bizantine. Është vendosur në dhoma  të cilat më vonë janë shtuar , arrin një sipërfaqe prej 2.500 m². Ky monument përbëhet nga kisha e Santa Maria, nga kapelës i Trinisë së Shenjtë, si dhe pjesët tjera  përbërëse të tij janë:han, mulli dhe naftës nga furra, të qëndrueshme, dhe kështu me radhë. Në qendër është kisha "Lindja e Shën Mërisë", "Il Nascimento Santa Maria" e cila është ndërtuar pjesërisht me gurë nga Apolonia dhe guri shtuf. Kisha i përket llojit basilik. Ajo zë një vëllim të madh dhe është e mbuluar nga një çati druri me një tavan pjatë. Kisha përbëhet nga: një nef qendror (naosit) dhe dy në anët, e ndarë nga dy rreshtave e kolonive të drurit, narteks, ekzonarteks dy kate të, ku në fund bashkohet kambanore 24 m . Në jug shtrihet edhe portikun e hapur, e ndërtuar me kolona dhe harqe. Naosit ndahet nga altari me ikonostas  i  druri. Dyshemeja e kishës është shtruar në gur. Në vitin 1743 me nismën e peshkopit të Beratit, Metodit, i cili ishte me origjinë nga Bubullima (Myzeqe), u bënë në këtë manastir punime rregulluese përfshirë edhe kishën e Shën Mërisë. Kapela e Shën Triadhës shtrihet në pjesën verilindore të manastirit dhe ka përmasa 7.50 x 3.70m .Hyrja e saj është në anën perëndimore dhe është e pajisur me dy dritare të vogla në faqen jugore. Kjo kapelë është ndërtuar me gurë shtufi dhe është e pajisur me një hapësirë, muri gjysmërrethor i së cilës e ndan atë nga një sternë uji. Porta e kapeles është mbuluar me hark guri, pranë dritares lindore të saj ndodhet edhe një reliev qeramike.

4.

Duke vijuar rrugën me një të përpjetë hynë në portat e një  mjedisi tjetër shlodhës .Është bar lokal Ardenica, nën dritëzën e hënës çifti Arber me Aksinjen marrin bekimin e jetës nga prifti i manastirit. Mes muzikës, zhurmës,këngës ,valleve,ka hyrë rishtas mëngjesi. Hedh një sy përreth. Mjegull e breruar,poshtë muzgu i heshtur,gjurma e ëndrrave të mia,shkruante :dritë,dritë,dritë.

Referencat: 1- Gj.Karaiskaj "5000 Vjet fortifikime" .2 -A.Baçe, E.Riza, P.Thomo, Gj.Karaiskaj "Historia dhe arkitekturës Shqiptare ".L.Bojaxhi.Imk.Tirane.

*Master. Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora