E premte, 29.03.2024, 08:45 AM (GMT)

Kulturë

Vjollca Pasku: Jam e dashuruar

E diele, 12.10.2014, 10:07 AM


Vjollca Tiku Pasku

 

JAM E DASHURUAR

 

Jam e dashuruar me engjëllin e flakës

kur bëhet i padukshme e djeg pa shërim,

merr një shkëlqim verbues e tret guackën

e zemrës lakuriq e noton lumturinë.

 

Jam e dashuruar me ngjyrën e zemrës,

që reflektojnë vetëtimat e dashurisë,

mbledhur gjithë ari i bukurisë femërore,

të japë nuancën termike të magjisë.

 

Jam e dashuruar me atë goditje në kraharor,

që lind një çast e shtohet nga të tjera

përhap jehonën në të gjithë shpirtin njerëzor,

diell e horizont shkrihen të kuq në vena.

 

Jam e dashuruar përherë, kudo në përjetim,

sepse vetëm dashuria,bën që dielli të lind në agim.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora