E hene, 03.10.2022, 12:21 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Markokaj: Lavdi burrash në malet tona

E diele, 12.10.2014, 11:55 AM


LAVDI BURRASH NË MALET TONA

-Kushtuar deshmorit MARASH TOMA-

Nga Gjon Markokaj

Dergut  Pasha me ushtri

Sikur bresheri me duhi

I ka msy  Tetajt me i çarmatosë

Me i carmatose me i marre ushtarë

Marash Toma para u ka dale:

-Kthenju mbrapa kah keni ardhë

S’i dorezojme ne armet tona

Na i lane brezat keto grykeholla

S’bajme ne çfare thote Stamolla

Djemte Merturi I ka dragonj

S’kemi ushtare per Anadoll

Jemi popull rritë në gurë

Ketu i thone vendit Mertur

Ne askujt s’i behem urë

Me trimeri sipas zakoni

U tha armiqve ketej s’kaloni

Balleperballe i dual armikut

Me trimeri e zemer çelikut

I rezistoj ushtrise se Stamolles

Si dragojt e Malit te Kores

Ra trimerisht e s’ju tremb vdekjes

Meteor I nenteqind e dhjetes

Marash Toma vdiq me nder

Si kane vdeke trimat perhere

Kur nderroi jete trimi I Merturit

Ka nxjerre Korja lot prej gurit

Ora e Nikajve prej ne Kaki

Shikon vdekjen e i vjen çudi

Zot kush eshte nje burre zotni

Qe u perball me nje ushtri

Mire ia kthen ora e Merturit:

-Nje djale trim me zemer gurit

I thote Dergutit ma ngadale

Kendej s’kalon e na të gjalle

Gjaku i Marashit skuqi token

Mali I Kores  e uli koken.

Shtojzovallet kane vajtue

Zogjte cicerimat i kane pushue.

Tetajt burrat i paten me vlere

Marash Tomen e kane percjelle

Me gjame burrash si perhere

Marash Toma jeton i gjalle

Per Merturin e Shqipnine mbare

Nje shqiponje bash si vetime

Njofton trimin Man Avdine

Rrokni armet turqit po vine

Gati i gjet djemte e Merturit

Man Avdia e Sadik Gjergji

Prel Tuli e Deli Tahiri

Organizuan te gjithe Merturin

Ngjeshen armet si dikur motit

Si ne kohen e Kastriotit

Qafa e Agrit ju nxu Dergutit

Guri Murg kala barutit

Krisi pushka rend me rend

Dergut Pashen e shtangen n’vend

Erdhen ndihme Shoshi e Shala

Dergut Pashen e kthyen mbrapa

Marash Toma s’e kursej jeten

I la djemte trima si veten

Lepurin,Martinin,Kolen e Zefin

I la kushrinjte burra te zgjedhun

Kukel Ndoun e Sadik Arifin

Shtepi oxhaku ne vazhdimesi

Trima te forte krejt  si vllazni

Lepur Marashi burre zotni

Mendja e tij ka nxjerre urti

Marash Lepuri nipi i tij

Trimerisht I kendoj grykeholles

Ne batalionin e Dode Nikolles

Heroikisht ra ne Tepelene

Si kane vdeke trimat perhere

Meteore rane per Atdhe

Me keta trima mburret Merturi

Mbahen lart ne shtize flamuri

Lavdi burrash ne malet tona

Asht;‘ me ta edhe   Marash Toma.

 

GJON  MARKOKAJ

-Per ZSh-në, nga Shqiperia 12 Tetor 2014-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora