E diele, 02.10.2022, 07:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Letra drejtuar Gjon Gazullit dhe vlerësimet

E diele, 12.10.2014, 03:47 PM


Letra drejtuar Gjon Gazullit dhe vlerësimet e larta për të

Nga Gjon Keka

Gjon Gazulli është njëri nga emrat më të njohur të shkencës arbnore dhe raguziane të shekullit XV i cili la gjurmë në fushën e astronomisë ,matematikës dhe teologjisë.

Ishte ndër emrat që rrezatoj dhe kudo ku përmendej emri i tij kishte një respekt dhe admirim për punën e tij të madhe shkencore dhe zbërthimeve astrologjike.Ai ishte një astronom i madh dhe një ambasador i zgjuar i Gjergj Kastriotit në Raguzë. Poashtu Gjon Gazulli ishte njëri nga matematikanët e parë të shekullit XV.

Në një letër që kam gjetur e cila mendohet të jetë ndërmjet viteve 1459 dhe 1471 dërguar dominikanit dhe shkenctarit Gjon Gazulli nga Gjon Uscovo i pesë Kishave të njohura, i njohur edhe me emrin Jan Panoni i cili shërbente në oborrin mbretëror të Mbreti Mattias Korvini ,dhe i cili jep një vlerësim të lartë punës së tij,pastaj tregon për lulëzimin e tij në shekullin XV dhe nderimin e respektin që ka për të dhe fushën e trajtimit të tij.Ai poashtu e inkurajon qe te vazhdoj në punën e tij dhe qartësin duke nënvizuar këtu punën e astronomëve të lashtë dhe kërkesën për qartësi të mëtutjeshmë nga ai. Veprën e Gazullit ai e ngritë lartë si një vepër e madhe dhe dobiprurëse për kohën dhe shkencën.Nga kjo letër duket se ai ishte vërtetë një astronom dhe matematikan i madh dhe një ambasador i zellshëm.Thuhet që këtë letër e posedonte edhe mbreti i Hungarisë Mattia Korvini në bibliotekën e tij, kur edhe është ruajtur. Ndërkaq rastësisht e kam has këtë letër në librin e autorit Joseph Koller, Historia episcopatus quinque-ecclesiarum të vitit 1801.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora