Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xharra: Shitja e identitetit shqiptar nga Rexhep Qosja

| E enjte, 09.10.2014, 06:59 PM |


Shitja e identitetit shqiptar nga Rexhep Qosja

Nga Fahri Xharra

“Qeveritë shkojnë e vijnë dhe fusin në ekuacionet e tyre të politizuara për efekt mbajtjesh interesash kujtesën historike kombëtare, duke e deformuar si plastelinë në përshtatje të modeleve politike. Qeveritë, me naivitet politik, bëjnë identifikimin e fenomeneve historike, me ndonjë figurë, pas së cilës mendojnë se do të ishte më e sigurt qëndresa në pushtet. Pra sot kemi një komercializim të historisë dhe fenomeneve apo ngjarjeve historike. Si çdo gjë, edhe historia e vendit është shitur dhe është blerë në të gjitha format e komunikimit dhe të transmetimit, prej duarve të tregtarëve-historianë, apo historianëve-politikanë.(Robert Q.)” Po pse baci Rexhep  edhe ti u fute në ekuacionet e vështira matematikore te politikës?

Derisa  shkruaja dhe të zgjedhja fjalët për të përshkruar ashtu si na dole , u trondita nga ky lajm : “ Edhe një i ri kosovar i moshës 22 vjeçare është vrarë në orët e mbrëmjes të ditës së hënë në Siri.Familjarë të të vrarit bëjnë të ditur për, se djali tyre 22 vjeç, Arbnor Uksmajli, u vra mbrëmë në orën e vona në Siri. Familja e të vrarit nga fshati Jezerc i Ferizajt, ishin vendosur me vendbanim në Nerodime (vend periferik i Ferizajit)”(lajm i shtypit 7,10.14 i ores  15.00). Po pse Baci Rexhep nuk e ngrite  zërin dhe të dilje në mbrojtje të këtyre të rinjve që mos të shkojnë si mercenarë në luftërat e huaja , luftëra që neve na kompromitojnë ?

At ditë kur u takove dhe u duarshtëngove me Shefqet Krasniqin , pse nuk ia tha një fjalë në vesh që edhe ai të hjekë dorë nga propaganda e tij antishqiptare?

Baci Rexhep Qosja , me kujtohet , ishte viti 1978  kur e kam lëxuar librin tënd : “Dialogje me shkrimtarët” dhe sa e ndjeja në krenari në vete që jam shqipëtar ! , se ishin vitët e një drite që e kishte  filluar ta ndiqon Kosovën por nuk e dija që në ty mëshifet një mohues i kombit, një mohues i identitetit kombëtar. Mos më thuaj , jo; kemi shumë prova që e vërtetojnë këte që po e them.

Baci Rexhep ,po kush mbeti mik me ty ? , një popull e demoralizove dhe i bëre që të humbin besimin në të “mëdhenjt” e kombit .

Miku im i shkrimit Robert Qafzezi na shkruan se : “ në Shqipërinë e sotme kemi një situatë të turbullt, kaotike në lidhje me kujtesën kolektive, dhe kjo nuk është e paqëllimshme. Po të vërejmë me kujdes, do ta kuptojmë absurdin e historisë së Shqipërisë, ku ngrihen në piedestal qeleshet e zeza të pelushit otoman, si shpëtimtarë të vendit. “. Po , pse vallë edhe ti futesh në këtë absurditet?

A edhe ti je në këtë grup tenorësh e sopran-es “Më e tmerrshmja është se sot po dëgjojmë “tenorë” të reaksionit më të errët të kombit tonë, të hedhin parulla që thonë se nën pushtimin e huaj Shqipëria ishte më mirë dhe se rezistencat kundër pushtimeve e kanë lënë vendin prapa. Akoma më e tmerrshme është kur e di se këta “tenorë” kanë ose kanë patur edhe funksione të larta shtetërore, ose ishin në hiearkin akademike të kombit

Ata që u shërbyen me vetëmohim osmanëve, duke marrë ofiqe dhe përfitime materiale, sot po dalin heronj të pavarësisë së Shqipërisë. Po kështu, edhe ata që bashkëpunuan me me serbin , grekun e turkun e sotëm, sot janë bërë heronj të nderuar, dhe patriotë e çlirimtarë..

Sikur ti Baci Rexhep , si qytetar i ndershëm të na obligoje  të gjithëve me shkrimet e tua që ta dijmë që e kemi detyrë kombëtare ruajtjen e historisë dhe kujtesës historike të vendit dhe nuk duhet të bjere viktimë e këtyre shtrembëruesve, që për arsye politike mundohen të deformojnë historinë tonë dhe ngjarjet e saj,sa kishte me qenë mire!

Pra, te lutemi publikish tërhiquni  se Boll mo! edhe ty të doli boja.

“U çjerr maska e akademik Rexhep Qosjës! ( nga Dibran Idriz Gashi)

Vërtet më nuk ka dilemë se cili eshte roli R.Qosjes, pasi ai tashmë doli i demaskuar me maskë të çjerrë tërësisht!

Rexhep Qosja mbron veprimtarinë e hoxhallarëve vehabist dhe vajton arrestimin e tyre tue e krahasuar me arrestimet dhe burgosjet e atyre shqiptarëve që burgoseshin nga sistemi komunist, e të cilët kërkon liri dhe të drejta kombëtare.

Një personalitet që mbron e mbështet fundrrinat fundamentaliste islamike në dëm të kombit të vet është gdhendësi i trungut shqiptar dhe turpi i kombit shqiptar. Ç'absurd i llojit të vet, ç'hipokrizi e tmerrshme të bësh një krahasim të tillë!...

Me këtë, ky personalitet po dëshmon shumë qartë rolin e tij kobçar ndaj kombit shqiptar tash dhe në të gjitha periudhat dhe kështu na dëshmon se ishte mashtruesi më i madh, të cilit i kemi besuar kaq shumë dhe me emrin e të cilit jemi krenuar.

Ky personalitet iluzionist antikombëtar i veshur (maskuar) me petka të babait te kombit (superpatriotit) u paska sherbyer dhe po u shërben qarqeve më të ndyra antishqiptare.

Sa e padenjë dhe frustruese t'i kemi besuar këtij njeriu në pozitën akademike, i cili paskesh qenë i përkdheluri i sistemit titist dhe tash i përkdheluri i pushtetarëve si dhe adhuruesi e përkrahësi i neootomanizmit dhe vehabistëve islamik, luftëtar të kauzës neootomaniste.”

Të mjerët ne kujt i kemi besuar!

07.10.14