E shtune, 20.04.2024, 12:58 AM (GMT+1)

Kulturë

Bejtullah Sadiku: Plani dhe programi mësimor

E marte, 07.10.2014, 07:43 PM


Plani dhe programi mësimor

Shkruan: Bejtullah Sadiku

Mësimi plotësues i gjuhës amtare në mërgatë (Gjermani) i filluar para dy deceniesh është realizuar sipas Plan-programit të atëhershëm të ish Jugosllavisë, dhe ate në gjitha gjuhët mësimore të të gjitha nacionaliteteve që jetonin në ish Jugosllavi.Plan-programi mësimor ishte i

përpiluar dhe i dërguar për realizim me dirigjim të Beogradit, në përpilimin e të cilit Plan-program kanë marë pjesë formalisht edhe bashkëpuntor profesional e pedagogjik nga viset tjera të ish Jugosllavisë dhe ate si nga Sllovenija,Kroacija,Maqedonija, Kosova e viset tjera.Pjesëmarja e tyre ka qenë formale sa për sy e faqe, dmth. se nga viset tjera kanë bërë vetëm përkthimin e tij në gjuhën e vet që i ka takuar. Kështu pra edhe përfaqësuesit shqiptar, profesor, këshilltar pedagogjik e tjerë nga Kosova kanë bërë vetëm përkthimin e tij nga origjinali, me shumë pak mundësi veprimi për ndryshimin e tij. Ndryshime të tilla por shumë të vogla kanë bërë vetëm në aspektin e specifikave ghuhësore dhe ate vetëm aty ku nuk ka pas përputhshmëri gjuhësore në aspekt morfologjik apo sintaksor.

Kështu si është dhënë dhe ashtu është kërkuar që të realizohet. Mosrealizimi i tij në origjinalitet veçanërisht për mësuesit shqiptar sjellte reperkusione tjera politike sa që vinte deri në etiketimin dhe diferencimin e tyre duke i shpallur nacionalist, iredentist e separatist. Mbikqyrjen e realizimit të këtij Plan-programi e bënjin përfaqësitë konzullare dhe ambasada e atëhershme jugosllave përmes përfaqësuesve të tyre që neve na prezentoheshin si këshilltar të arsimit a defacto ata ishin të gjithë punëtor të sigurimit shtetror-UDB-ës jugosllave.

Kështu punonte dhe vepronte sistemi i atëhershëm totalitar jugosllav edhe në sferën arsimit të mësimit plotësues në diaspor për nxënësit e punëtorëve tanë me qëndrim të përko-

hshëm (si quhej atëherë) në vendet përëndimore.

Mënyrën dhe format e prezentimit dhe të realizimit të kërkesave programore e bënjin shpesh përmes takimeve dhe tubimeve të bashkëatdhetarëve tanë nëpër klubet e atëhershme jugosllave që ishin të përzier edhe me shqiptar, përmes organizimeve të seminareve gjoja profesionale e që ma së shumti ishin politike dhe ate në emër të „vllaznim-bashkimit„ dhe

„patriotizmit jugosllav„ ata një pjesë të vogël të kohës e ndanjin për çështje profeasionale e arsimore, kurse pjesa më e madhe i kushtohej çështjes së punës dhe aktiviteteve të aktivistëve klubash të cilat vende çdo herë kanë qenë dorë e djathtë e konzulateve dhe ambasadave jugosllave.Po në këte aspekt nëse bëhet pyetja po sa mundësi veprimi kishim ne si mësues që të jemi të pamvarur në realizimin e punës tonë edukativo-arsimore?Aspak. Edhe pse dikush më pak e dikush më shumë nga ne tentonte me bërë lëvizje të reja në ndryshimin e Plan-programit mësimor duke realizuar tema mësimore kombëtare-shqiptare, ata dinjin menjëherë, ishin të informuar para se ndonjeri prej nesh kishte shpreh dëshir që të bën një veprim të tillë kombëtar apo pastër shqiptar.Pjesmarja jonë me nxënës shqiptar qoftë në festa apo kampionate e gara të ndryshme ishin plotësisht realizim i kërkesave të Plan-programit mësimor jugosllav.

Deshtëm s´deshtëm ishim të detyruar të punojmë ashtu deri sa pak ma me të madhe filluan të ndihen lëvizjet dhe lëkundjet e prishjes dhe shkatrimit të Jugosllavisë edhe nga ana e pjesëve tjera të viseve ish jugosllave. Atëherë, edhepse ne shqiptarët nuhatëm më herët një gjë të këtillë, e të gjithë të tjerët me vonesë dhe kundër nesh, me zgjimin e të tjerëve me vonesë ne muarëm veç hovin dhe iniciativën për shkëputje nga sistemi i edukimit dhe arsimimit në diaspor, që më mos të punojmë me Plan-program jugosllav, por të përpilojmë dhe punojmë me Plan-program tonin kombëtar dhe pastër shqiptar duke i eliminuar të gjitha elementet dhe mbeturinat ideollogjike jugosllave. Kështu edhe u bë.Formuam KASH-in (Këshilli i Arsimtarëve shqiptar - Naim Frashëri) në nivel të Gjermanisë.

 

Me formimin e KASH-it filloj edhe angazhimi maksimal i punës dhe realizimi i procesit edukativo-arsimor në suaza të realizimit të Plan-programit mësimor të pastër kombëtar shqiptar dhe ate në bazë të përvojës së këtuhit dhe specificiteteve që i ka mësimi plotësues në mërgatën shqiptare.Ky plan u përpilua nga kolegë mësues, arsimtar, profesor dhe pedagog të diasporës (Rifat Hamiti, Sejdi Gashi, Sami Thaçi dhe Bejtullah Sadiku)që ishin drejtëpërsëdrejti të kyçur në mësimin plotësues të gjuhës amtare-shqipe. Verifikimi, kontrollimi,plotësimi dhe pranimi i të cilit u bë nga Pleqësija e Arsimit të Republikës së Kosovës.

Nga ajo kohë e gjerë më tani shkolla shqipe e diasporës ndryshoj statusin e vet egzistues dhe realizues. U zhduk laramanija e realizimit të kërkesave programore. Nga ai heterogjenitet realizues kush si dinte e sa mundeshte u arrijt një homogjenitet i plot profesional, dhe ate kërkesat programore realizoheshin në mënyrë unike dhe të barabart për nga aspekti përmbajtsorë, realizimi i tërsive tematike dhe realizimi i njësive mësimore. Ky ishte suksesi ma i madh i arritur nga puna e vetë arsimtarëve të mërgatës shqiptare, dhe kënaqësija më e madhe veçanërisht për nxënësit tonë shqiptar. Pra u zhduk ideollogjia, u zhduk cenzurimi, nuk kishte më selekcionim të teksteve sipas kërkesave jugosllave.Tani nxënësit dhe mësuesit e tyre filluan të frymojnë dhe mësojnë në mënyrë të lirë kombëtare dhe pastër me përmbajtje shqiptare. Tani lirshëm filloj të këndohet për trimat, heronjt dhe luftëtarët tanë shqiptar.Filluam haptazi të festojmë festat tona kombëtare, të këndojmë haptazi për Flamurin tonë kombëtar. Me një fjalë filluam të këndojmë, shkruajmë, lexojmë dhe mësojmë me gjuhën e pastër të historisë tonë kombëtare shqiptare. Krejtë këto ishin dhe mbetën kërkesat e Plan-programit mësimor kombëtar. Dallimet u zhdukën. Nëse i ka pasur ato mund të kenë qenë vetëm të natyrës dhe mënyrës realizuese që ka qenë e kushtëzuar nga faktori subjektiv dhe objektiv, pra mvarsisht edhe nga vetë përgatitja profesionale e kuadrit arsimor.

Para se të flasim dhe të prezentojmë përbërjet tematike të programit, temave dhe njësive mësimore me karakter të pastër kombëtar, sa për ilustrim do të prezentojmë programin mësimor të ish sistemit se si kemi punuar apo si kemi qenë të detyruar të punojmë, përbërjet tematike të së kaluarës, të së tashmes (nga Ministrija e Republikës së Kosovës) dhe të së ardhmes (i dërguar nga Instituti arsimor shkencor i Soestit) për mësimin e gjuhës amtare në Gjermani pa mar parasysh gjuhët amnore në të cilat udhëhiqet mësimi i gjuhës amtare.

Këte prezentim të përmbajtjeve tematike të të tre llojeve të kërkesave programore e bëjmë me qëllime të shumëanëshme që kudrit arsimor që punon në shkollën e mësimit të gjuhës amtare në diasporë t´i mundësohet këmbimi i përvojës profesionale, perfeksionimi i mëtutjeshëm i tyre profesional, si dhe dhënja e mundësisë komparative që sejcili vetë në format dhe rrugët e tij të përvojës profesionale, të gjej rrugën më të arsyeshme në realizimin e detyrave dhe kërkesave programore për suksesin e duhur në procesin mësimor. Ky krahasim dhe këmbim i përvojës së kaluar dhe asaj të tanishmes le të bëhet edhe me vërrejtje kritike që të jetë si një udhërëfim i së ardhmes më të sukseshme në të gjitha aspektet me të cilat ballafaqohet dhe do të ballafaqohet kuadri arsimor dhe në përgjithsi shkolla shqipe dhe mësimi i gjuhës amtare-shqipe në diasporë. Nga vetë këto krahasime shihen edhe ndryshimet që janë bërë në hapa me kohën, në hapa me lëvizjet tona kombëtare shqiptare dhe në hapa me të arrituar at profesionale e shkencore.Pra ndryshoj koha, ndryshuan Plan-programet, ndryshuan tekstet dhe në fund ndryshoj edhe puna e kuadrit arsimor që plotësisht është në pajtueshmëri, përputhshmëri të ndryshimeve që i sjell koha.

 

Përmbajtje tematike

sipas Plan-programit mësimor të ish sistemit monist Jugosllav

Tema Faza fq. Faza fq. Faza fq. muaji

1.Atdheu i im RSFJ -I- 1 -II- 8 -III- 17 -IX-

2.Republikat dhe Krahinat socialiste -I- 1 -II- 9 -III- 18 -IX-

3.Vendlindja ime RSFJ / KSA -I- 2 -II- 10 -III- 18 -X.

4.Shoku Tito-luftëtar në luftë dhe

paqë -I- 3 -II- 11 -III- 19 -XI-

5.Dita e RSFJ -I- 3 -II- 11 -III- 20 -XI-

6.Festimi i Ditës së gëzimit fëminor -I- 4 -II- 13 -III- 21 -XI,XII-

7.RSFJ sot -I- 5 -II- 13 -III- 21 -I-

8.Gruaja dhe nëna në shoqërinë

jugosllave -I- 6 -II- 14 -III- 22 -II-

9.Pasuritë kulturore të kombeve dhe

kombësive në RSFJ -I- 6 -II- 14 -III- 22 -III-

10.Jeta dhe puna e kolektiveve pu-

nuese jugosllave -I- 7 -II- 15 -III- 23 -IV-

11.Pushimi veror në atdheun tonë -I- 7 -II- 16 -III- 24 -V-

12.Qëndrimi im në vendin nikoqir -I- 8 -II- 17 -III- 25 -VI,VII-

 

Në këte tabelë është prezentuar përmbajtja tematike globale pa i prezentuar njësitë mësimore, që janë aq voluminoze. Ky material është realizuar në të kaluarën. Krahasuar me planifikimet programore të sodit dhe të ardhmes (që i kemi para vedit dhe realizimi i të cilëve fillon në vitin shkollor 2000/2001 lëshuar nga pala gjermane) përputhshmëri ka në kërkesat e njohurive gjuhësore, kuptuar duke pasur parasysh specifikat gjuhësore të çdo gjuhe mësimore.

 

PLANI DHE PROGRAMI

I SHKOLLËS SHQIPE TË MËSIMIT PLOTËSUES

PËR KLASËT I - IX

 

REPUBLIKA E KOSOVËS

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës

 

PLANI DHE PROGRAMI I SHKOLLËS SHQIPE TE MËSIMIT PLOTËSUES

 

1.Qëllimi dhe detyrat

2.Struktura e Shkollës shqipe të Mësimit Plotësues

3.Programi analitik

4.Udhëzime metodike dhe

5.Aktivitete të lira

 

1. Qëllimi dhe detyrat

 

Shkolla shqipe e mësimit plotësues (SHP) përfshinë në gjirin e vet të gjithë fëmijët e familjeve të mërgimtarëve shqiptarë, që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon e i edukon ata në frymën e patriotizmit shqiptar, të vërtetave shkencore dhe bukurive estetike.

Ajo ka për qëllim që fëmijët shqiptarë të zotërojnë mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe, t´a kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare, të njohin historinë dhe gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre, të kenë njohuri mbi lëmin e pasur etnografik (doke e zakone shqiptare, arte popullore etj.), të trashëguara brez pas brezi si karakteristikë dalluese e kombit tonë të lashtë.

SHP synon gjithashtu që nëpërmjet leximeve letrare nga autorët më të njohur, mësimeve të gjuhës, pjesëve historike dhe atyre gjeografike, të kulturës muzikore dhe asaj figurative, ku do tëreflektohen majat e gjenisë shqiptare, të edukoj krenarinë kombëtare legjitime shqiptare, larg ndrydhjes së psikollogjisë së inferioritetit që duan të na imponojnë disa qarqe caktuara shqiptarofobe, të mëkoj ndjenjat e dashurisë për vendlindjen e të parëve që manifestohet nëpërmjet veprimtarive të ndryshme si dhe perspektivën e rikthimit në atdhe.

Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit me respekt dhe mirënjohje ndaj vendit mikpritës dhe në këte kuadër përpunon rrugët e bashkëpinimit të saj me shkollën ku aneksohet, duke shfrytëzuar të tëra njohuritë shkencore e kulturore bashkëkohore të përbashkëta, që transmetohen prej saj, në mënyrë që të fitohet kohë dhe nxënësit të përgatiten për jetën dhe të aftësohen për të punuar në mënyrë të pavarur.

Shkolla Plotësuese ka për qëllim që të përfshijë të gjithë fëmijët shqiptarë, kudo që ndo-

dhen.

2.Struktura e shkollës shqipe të mësimit plotësues

Shkollat plotësuese ngrihen në diasporë ose ngulimet shqiptare. Është shkollë me klasa kolektive.Ato përbëhen nga nga 9 klasa me një numër të përgjithshëm nxënësish nga 8 - 15.

Kur shkolla ka mbi 20 nxënës mund të ndahet në dy paralele. Kriteri i ndarjes varet nga përbërja e klasave në të mirë të zhvillimit të mësimit. Hapja e shkollës bëhet nëse në një lokalitet regjistrohen 10 nxënës, por ajo mund të hapet edhe më pak se me 10 nxënës nëse egziston mundësia që numri i nxënësve të rritet.

Mësuesit që shërbejnë në këto shkolla duhet të kenë kualifikim pedagogjik, siüas ligjit përkatës mbi organizimin e mësimit në Republikën e Kosovës.

Arsimtarët e një rrethi (kantoni, njësie federale, rajoni etj. ) formojnë Këshillin e Arsimtarëve të rrethit (kantonit, njësisë federale, rajonit etj. ). Të gjithë sëbashku formojnë këshillin e arsimtarëve të shtetit ku veprojnë. Ky këshill punon në bazë të rregullores. Në fund të çdo viti mësimor, secili mësues i SHP i dërgon Këshillit të Arsimtarëve të vendit ku punon një raport të hollësishëm mbi punën edukativo-arsimore të zhvilluar gjatë vitit mësimor.

Në fillim të çdo viti mësimor organizohet mbledhja vjetore e të gjithë mësuesve të shkollave shqipe të mësimit plotësues për të bërë analizën e vitit të shkuar dhe për të komunikuar detyrat e reja.

Shkolla plotësuese përbëhet nga 9 klasë, që respektivisht i përgjigjen strukturës së arsimit të zakonshëm. Ajo ndahet në tre cikle:

- Cikli i ulët-përfshinë klasat I, II dhe III ose moshat 6/7-9-10 vjeçar;

- Cikli i mesëm-përfshinë klasët IV, V dhe VI ose moshat 9/10-12-13 vjeçar;

- Cikli i lartë-përfshinë klasët VII, VIII dhe IX ose moshat 12/13-15-16 vjeçar.

Shkollat plotësuese punojnë në bazë të Planit dhe programit mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe të teksteve mësimore të miratuara po nga ajo.

Dokumentet bazë të shkollës janë: Libri i amzës, regjistri i klasës ku shënohen mësimet e zhvilluara, përparimi dhe frekuentimi i nxënësve, librezat dhe dëftesat e nxënësve.

SHP punon pranë një shkolle të vendit mikpritës. Drejtuesi i SHP shqipe duhet të njihet me programet e shkollës që ndjekin nxënësit e tij, të njihet me personelin që jep mësim aty dhe të marri njohuri për përparimin e nxënësve të tij shqiptarë. Nga ana tjetër, lidhja e mësuesit shqiptar me mësuesit e shkollës së huaj duhet të shërbej edhe për: bashkërendimin e punës dmth. shfrytzimin e njohurive, aftësive dhe shprehive të fituara në shkollën e huaj; shfrytzimin e mjeteve të ndryshme mësimore që përdor shkolla e huaj dhe pedagogjia bashkëkohore; përshtatjen dhe shkuarjen paralel me shkollën e huaj; shfrytzimin e metodës krahasimtare pa rënë në rivalitet.

Pjesë përbërëse e veprimtarisë së shkollës duhet konsideruar edhe aktiviteti i lirë me synim që frekuentimi i saj të jetë sa më joshës e më efektiv. Ai bëhet në bazë shkolle ose të disa shkollave sëbashku. Kjo varet shumë nga aftësitë organizuese dhe prakticiteti i mësuesit. Segmente të këtij aktiviteti janë:

- Biblioteka e shkollës, e cila paiset me literaturë shqipe dhe të vendit mikpritës;

- Kori dhe grupi i valleve.

Ngritja e grupit teatral është fakultative, poashtu fakultative është nxjerrja e ndonjë gazete të brendëshme të shkollës. Për udhëheqjen e tyre merren edhe instruktorë të jashtëm.

Fillimi dhe mbyllja e vitit shkollor bëhet me ceremoni. Në këte rast mund të bashkëpunohet edhe me shkollën e huaj.

 

3. Programi analitik orientues

Cikli i ulët - klasët I - II - III. Orë mësimi 99 x 3 klasë = 297 orë

Klasa sasia e temave orëve Përmbajtja

Klasa e I: 100 orë

-Abetare 40 -Aftësimi i shkrim leximit

-Lexim - gjuhë 20 40 -Hapat e para të mekanizmit të të lexuarit. Përdorimi i shenjave të pikësimit, shkronjave të vogla, të mëdha etj.

-Kulturë figurative 5 10 -Vizatime dekorative me ngjyra

-Kulturë muzikore 5 10 - Këngë fëmijërore e popullore shqiptare.

Klasa II: 98 orë

-Lexim-gjuhë shqipe 34 68 - Përvrtësimi i mekanizmit të të lexuarit. Prozë e poezi didaktike.

- Elementet e para të gjuhës: she-

njat e pikësimit, foljet, emrat, gjinitë.

-Lexime historike 5 10 - 4 copa nga historia e Shqipërisë

+ 1 ekskurzion.

-Kulturë muzikore 5 10 - 5-6 këngë e valle popullore shqiptare e fëmijërore.

-Kulturë figurative 5 10 - Vizatime e punë dore për objekte karakteristike shqiptare.

Klasa e III: 100 orë

-Lexim 28 56 - Përvetsimi i mekanizmit të të lexuarit. Pjesë të zgjedhura, prozë e poezi të autorëve tanë.

-Gjuhë 6 12 - Njohuri mbi foljen (kohët), emrin (i përveçëm, i përgjithshëm), mbiemrin, parafjalën.

-Histori-Gjeografi 6 12 - Lexime historike e gjeografike.

-Kulturë muzikore 5 10 - 5/6 këngë popullore shqiptare.

-Kulturë figurative 5 10 - Vizatime me motive karakteristike shqiptare.

 

Cikli i mesëm - klasët IV -V - VI

- Orë mësimi 99 x 3 = 297 (vjetore)

-Nga këto:

Sasia e temave

orëve

Përmbajtja

Klasa IV: 100 orë

- Leximi letrar 22 44 - Prozë e poezi nga letërsia shqiptare. Të dhëna të shkurtëra bibliografike për autorët.

- Gjuhë shqipe 7 14 - Kryefjala, emri, mbiemri, përemri vetor, ndajfolja, lidhëzat, folja-zgjedhimi në kohë të ndryshme, kallzuesori etj.

- Lexime historike e gjeografike

8

16

- Pjesë të zgjedhura me subjekt historik e gjeografik shqiptar.

- Kulturë muzikore 5 10 - Këngë patriotike. Figura të shquara në muzikën shqiptare

- Kulturë figurative 5 10 - Vizatime me motive karakteristike shqiptare.

- Rezervë 6

Klasa e V: 100 orë

- Lexim letrar 22 44 - Prozë e poezi nga letërsia shqiptare.

- Gjuhë shqipe 7 14 - Fjalëformimi, gjuha letrare shqipe. Të folurit dhe të komunikuarit shqip qart.

- Lexime historike e gjeografike

10

20

- Pjesë të zgjedhura për Ilirinë deri te shteti i parë i Arbërit. Trojet shqiptare në Ballkan.

- Kulturë muzikore 5 10 - Himni i Flamurit, këngë didaktike.

- Kulturë figurative 5 10 - Vizatime me motive karakteristike shqiptaro-ilire.

Klasa e VI: 100 orë

- Lexim letrar 19 38 - Prozë e poezi nga letërsia shqiptare. Të huajt për shqiptarët.

- Gjuhë shqipe 7 14 - Prejardhja e gjuhës shqipe. Klasat e fjalëve. Folja dhe mënyrat e saj. Fjalor gramatikor.

- Lexime historike 8 16 - Pjesë të zgjedhura të periudhës nga Skënderbeu e deri në shpalljen e Pavarësisë.

- Lexime gjeografike 7 14 - R SH, R K, trojet shqiptare, diaspora.

- Kulturë muzikore 5 10 - Himni i Flamurit (përsëritje) këngë didaktike, valle popullore.

- Kulturë figurative 5 10 - Vizatime me motive karakteristike shqiptare. Përfaqësues shqiptarë të arteve figurative.

 

Sasia e temave

orëve

Përmbajtja

Klasa e VII: 99 orë

- Lexim letrar 20 40 - Prozë e poezi nga letërsia shqiptare dhe nga folklori.

- Gjuhë shqipe 8 16 - Elementet e para të sintaksës shqipe. Temat krahasore me ato të shkollave të huaja.

- Historia e popullit shqiptar

9

18

- Rilindja shqiptare. Arsimi dhe kultura shqiptare

- Gjeografi e Ballkanit 5 10 - Shtetet e Ballkanit, fqinj të Shqipërisë.

- Kulturë muzikore 3 6 - Përfaqësues të muzikës shqiptare. Këngë patriotike e didaktike shqiptare.

- Kulturë figurative 3 6 - Përfaqësues të arteve figurative dhe vizatime e punë dore karakteristike shqiptare.

- Fjalor 2 4 - Përvetsimi i një mikrofjalori me terma shkencore, shqip-gjermanisht-frengjisht-anglisht.

_________________________________________________

Shënim: zakonisht një temë mësimore zhvillohet në dy orë.

 

 

Cikli i lartë - klasët VII - VIII - IX

- Orët e mësimit: 99 + 100 + 100 = 299 orë

- Nga këto:

 

__________________

Shënim: Çdo temë mësimore është llogaritur 2 orë nga 45 min. secila. Ora e muzikës zhvillohet për të tre grupet

bashkërisht. Copëzimi i orës së mësimit bëhet në bazë të veçorive që ka të mësuarit me klasa kole-

ktive.

 

Klasa e VIII: 100 orë

- Letërsi artistike 18 36 - Përfaqësues të shquar të prozës, poezisë, dramës dhe folkloristikës shqiptare.

- Gjuhë shqipe 10 20 - Sintaksë dhe mësime praktike për

shfrytëzimin e fjalorëve, enciklopedive,skedarëve etj.

- Historia e popullit shqip-

tar 10 20 - Historia e sotme e popullit shqiptar, që nga viti 1912 / 1914 e deri te Shpallja e Republikës dhe Revolucioni demokratik në Shqipëri.

- Gjeografia e trojeve shqiptare

5

10

- R SH dhe R K, trojet shqiptare dhe diaspora më gjerë dhe më e plotë.

- Etnografi shqiptare 4 8 - Vështrim i përgjithshëm rreth karakteristikave të etnografisë në trojet shqiptare.

- Etnopsikologjia shqiptare 3 6 - Vështrim i përgjithshëm rreth dokeve e zakoneve shqiptare. Ç´kanë thënë

shkencëtarët e huaj për shqiptarët në këtë drejtim.

Klasa e IX: 100 orë

- Shkrimtarët shqiptarë 20 40 - Portretizimi i shkrimtarëve të shquar.

1.Jeta dhe veprimtaria

2.Pjesë të zgjedhura

3.Ilustrimi i veprave të tyre

- Kultura shqiptare dhe shkenca

1. Arte figurative 6 12 - Të dhëna biografike dhe riprodhime veprash të piltorëve dhe skulptorëve shqiptarë.

2. Bota e tingujve 3 6 - Të dhënat biografike dhe pjesë të kompozitorëve, këngëtarëve e mjeshtrave shqiptarë.

3. Shkencëtarë shqiptarë 7 14 - Të dhëna bibliografike të shkencëtarëve shqiptarë të të gjitha kohëve.

4.Albanologë 4 8 - Albanolog gjermanë, suedezë, danezë, italianë etj.

Shënim:Klasa e IX mbyll ciklin e kësaj shkolle. Në pëefundim të saj nxënësit paisen me diplomë për këto lëndë:

Lexim öetrar; gjuhëshqipe, histori e popullit shqiptar, gjeografi e trojeve shqiptare dhe kulturë e përgjithshme.

Nxënësi është i detyruar të bëjë një hartim,rreth 10 faqesh, mbi një figurë shqiptare ose të trajtoj njëtemë histo-

rike, gjeografike ose sociale. Ky Plan-program për ciklin e lartë nuk është i plotë edhe sot e kësaj dite.

 

4.Udhëzime metodike

 

L ëndët e përfshira në Plan-programin e mësipërm synojnë në përmbushjen e këtyre qëllimeve:

1. Leximi (kl. I -II - III), leximi letrar ( kl. IV - VI) dhe letërsia artistike (kl. VII -VIII - IX) synojnë:

- Në tri klasët e para mësuesi të nguli këmbë në aftësimin e nxënësve me shprehinë e të lexuarit drejtë, pa gabime, rrjedhshëm, me theks dhe relativisht shpejt. Nxënësit duhet të aftësohen që të shkruajnë pastër dhe pa gabime, të dijnë përmendsh alfabetin dhe të përdorin mirë shenjat e pikësimit. Në fund të klasës së tretë nxënësit duhet të aftësohen për të kuptuar mirë përmbajtjen e një pjese të shkurtër dhe për ta ritreguar atë me fjalët e tyre.

Në tri klasët e mesme nxënësit duhet të kenë përvetsuar mirë mekanizmin e të lexuarit, të jenë në gjendje të bëjnë diktime dhe të ndërtojnë hartime të shkurtëra, të nxjerin idetë kryesore nga një pjesë e lexuar dhe të formulojnë vet pikat e planit si dhe të rritregojnë me fjalët e tyre çfarë kanë lexuar. Gjithashtu të aftësohen për të shtuar gjëra të reja jashtë tekstit.

Në tri klasët e larta, duke patur parasysh se nxënësit kanë fituar njohuri dhe nga shkolla e huaj, duhet aftësuar për të bërë analizë, për të dalluar stilet, për të pasuruar fjalorin në përkatësi edhe me fjalorin e huaj, për të dalluar dhe vlerësuar figurat letrare etj.

2.Gjuha shqipe - është lëndë bazë për formimin gjuhësor të nxënësve. Por, në kushtet tona, sasia e orëve të mësimit të mësimit është shumë e paktë. Disa nocione teorike, që janë të përbashkëta me ato të gjuhëve të tjera, duhet të fitohen nëpërmjet fjalorit krahasues dhe zgjedhjes së ushtrimeve.Aparati pedagogjik në këte rast ka vlerë të madhe. Ai duhet të shfrytëzohet prej nxënësit si një mjet pune. Për të arrirë këtë mësuesi duhet t´u shpjegojë mirë kuptimin e kërkesave. Puna individuale, vetëveprimi dhe vetëkontrolli në këtë lëndë kanë rëndësi të veçantë. Puna e mësuesit në kontrollin e detyrave është decidive për cilësinë e përvetësimit të njohurive nga nxënësit. Puna heshtazi këtu merr një vlerë të veçantë. Mësuesi duhet të shfrytëzojë dhe lëndën e leximit për të përforcuar njohuritë gjuhësore të nxënësve. Lidhja ndërlëndore përmes këtyre dy lëndëve duhet të jetë organike dhe e vazhdueshme.

3. Leximet historike - kanë veçorinë e tyre. Puna direkte me atë në heshtje është pothuajse në të njejtën ballancë. Shpjegimi i mësuesit gjatë punës direkte bëhet i kapshëm nëse ai ngjall emocione. Nxënësit janë të etur për të ditur për pararëndësitë e tyre, për të njohur bashkëatdhetarët e tyre, për të mësuar si duhet folur, e ç´qëndrim duhet mbajtur kur diskutohet për kombin, traditën, trashëgiminë, kulturën, shkencën, varfërinë, duhet të afrohen për të bërë krahasime, debate etj. Mësuesi duhet të përpiqet për të zhvilluar te nxënësit bisedën përmes argumentit, faktit historik, dokumentit real, bindjes, arsyes, gjë që ai do ta arrijë përmes shpjegimit të qartë, konkretizimit të mësimit, referencave etj. Prandaj këtu rëndësi ka puna direkte e mësuesit. Por, ajo mbetet pa vlerë nëse mësuesi nuk e udhëheq nxënësin në punën e pavarur individuale, në metodën e punës në bibliotekë, në shfrytëzimin e bibliografive, shtypit, mas media etj.

4. Leximet gjeografike - kanë edhe ato veçoritë e tyre. Por këtu puna individuale mund të shfrytëzohet më me efekt. Duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me harta, me pasqyra, me vizatime. Kështu kur ka një orë gjeografie mësuesi duhet të bëjë kombinimin: punë direkte - punë heshtazi, në dobi të kësaj të dytës. E rëndësishme është se ora e gjeografisë të një klase nuk duhet të zhvillohet në të njejtën ditë as me gjeografinë e një klase tjetë dhe as me historinë, sepse tërheq vemendjen. Ajo, sikurse edhe historia, mund të zhvillohet në kohë me kulturën figurative, ose me gjuhën apo leximin. Kur ka një temë të ngarkuar ajo zhvillohet në orën e fundit me punë direkte (15 - 20 min.), ndërsa klasët tjera punojnë në heshtje.

5. Kultura muzikore - do të zhvillohet njëkohësisht në 6 klasët (I - VI ose IV - IX) sipas rastit. Megjithatë në çdo tekst janë paraparë 5 këngë (rreth 3 këngë janë të reja, 1 - 2 janë pjesë për figura të shquara të muzikës). Zakonisht kënga planifikohet për në orën e fundit të asj dite.

6. Kultura figurative - Punimet që janë planifikuar në këte rubrikë kanë shumë funksione: edukimin estetiko-artistik, edukim patriotik, kanë karakter njohës-historik. Ato, pas fillimit të punës në shkollë mund të vazhdohen në shtëpi. Nuk është e thënë të kufizohemi vetëm në vizatime. Të shikohet talenti i nxënësve. Duke u mbështetur në te mund të përdoret plastelina, qëndisja, akuareli, puna e dorës etj.

7.Lëndët: shkrimtarët shqiptar, kultura dhe shkenca, arti shqiptar si dhe albanologët për shqiptarët - zhvillohen në klasën e IX-të, pra në klasën e fundit. Me njohuritë që japin, ndihmojnë në formimin e nxënësve, në kuptimin intelektual. Kjo klasë ka rëndësi të veçantë ndaj edhe grupi i lëndëve shtrohet në një plan të ri. Puna e pavarur, individuale, në këte klasë mer dimensione të reja. Nxënësi i klasës IX duhet të shfrytëzoj në maksimum njohuritë dhe shprehitë e fituara në shkollën e shtetit mikpritës. Tema që do të hartojë nxënësi në mbarim të kësaj shkolle, duhet të vlersohet me notë të veçantë.

8. Aktivitetet e lira

Shkolla plotësuese nuk mund të konceptohet pa veprimtari jashtëmësi ore e jashtëshkollore. Kjo veprimtari, siç e thotë vetë fjala, zhvillohet jashtë orarit mësimor, brenda ose jashtë lokalit shkollor. Është e kuptueshme që kjo veprimtari bashkërendohet me ato shkollore dhe e ndihmon atë.

Te nxënësit ky aktivitet ngjall emocione, nxit nisma individuale, kalit vullnetin dhe rrit entuziazmin dhe krenarinë.

Ky aktivitet mund të bëhet edhe me instruktor vullnetar, nën drejtimin e mësuesit. Drejtimet mund të jenë:

- Grupi i lektorëve pranë bibliotekës;

- Grupi i këngëtarëve e vallëtarëve;

- Grupi i historianëve e gjeografëve;

- Grupi i teatrit;

- Vizatuesit më të mirë etj.

Nga aktivitetet që do të zhvillojë shkolla mund të jenë:

- Ekspozita me vizatimet e punët e dorës të nxënësve të atij viti shkollor;

- Korespondencat me bashkënxënësit e trojeve shqiptare;

- Pasdite argëtuese (kor, recitime, valle, ekspozita etj.).

______________________________________

Vërejtje:

Ky Plan-program është miratuar qysh në vitin 1995 nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës me

kusht se do të thellohet plotësohet dhe zgjerohet dhe ate veçanërisht për klasët VII, VIII dhe IX, gjë

e cila nuk u realizua as sot e kësaj dite.

Në bazë të këtij programi është bërë edhe programi analitik duke shkoqitur edhe njësitë mësimore,

të cilat njësi pjesa dërmuese e arsimtarëve i kanë dhe nga kjo arsye nuk i kemi prezentuar në këte

monografi.

 

Plan-program i mësimit plotësues i palës gjermane

për të gjitha gjuhët mësimore

 

G R U N D P H A S E

DAS LEBEN IN DER FAMILIE

(Jeta në familje) DAS LEBEN IN DER SCHULE

(Jeta në shkollë) DAS LEBEN IM ALLTAG

(Jeta e përditshme) DAS LEBEN IN DER FREIZEIT

(Jeta në kohën e lirë) FEIERTAGE UND FESTE

(Festat)

Meine Familie und ihre Mitglieder

(Familja ime dhe anëtarët e saj) Sicher zur Schule, sicher nach Hause

(Të sigurt në shkollë, të sigurt për në shtëpi)

 

Mein Schultag

(Dita ime në shkollë)

Von der Nahrung

(Ushqimi)

 

Kleidung

(Veshëmbathja)

 

Besuch beim Arzt

(Vizië mjeksore) Zeichentrickfilme

(Filmat e vizatuar)

 

Bilderbücher (Comics)

(Librat me fotografi)

 

Spielgelegenheiten

(Lojrat) Nikolaus - Weihnachten

(Baba dimri - Kërshëndellat)

 

Weihnachtsbrief

(Letër për kërshëndella)

 

Weihnachtslieder

(Këngë kërshëndellash)

Rechte und pflichten

(Të drejtaT-obligimet) Mein Muttersprachlehrer,

mein deutscher Lehrer und ich

(Mësuesi im shqiptar, mësuesi im gjerman dhe unë) Von der Nahrung

(Nga ushqimet)

 

Geld

(Paraja) Kinderprogramme in den Medien

(Programet fëminore në media) - gedichte

(-vjersha)

- Silwesternacht

(-nata e Vitit Ri)

Meine Eltern und weitere nahe Verwandte

(Prindët dhe farefisi)

 

Das Leben im Mehrfamilienhaus

 

(Jeta në ndërtesë me shumë familje)

 

Jungen und Mädchen

(Djemt dhe vajzat)

 

Heimat

(Atdheu)

 

Heimat

(Atdheu)

 

Arbeit u. pflichten einzelner Familienmitglieder

(Puna dhe obligimet e anëtarëve të familjes) Verschiedene Spiele

(Lojra të ndryshme)

„MEU (MSU)„ Wahl des Klassensprechers

(MPL (MGJA) zgjedhja e përgjegjësit të klasës)

 

Benehmen im Untericht und in der Schule

(Qëndrimi-sjellja në mësim dhe shkollë)

 

Stundenplan

(Orari mësimor)

 

Spielen und Basteln

(Lojra dhe punë dore)

 

Informationen über weiterführende Schulen

(Informacione për shkollimin e mëtutjeshëm) Wir fahren mit dem Bus

(Ne udhëtojmë me bus)

 

Backen und Kochen

(Pjekim dhe ziejmë)

 

Hilfe im Haushalt

(Ndihma në shtëpi) Möglichkeiten der Freizeitgestaltung

(Mundësitë e kohës lirë)

 

Comics

(Komeditë)

 

Fernsehgewohnheiten:

(Programet televizive)

 

Video

(Videoja)

 

Kinderbücher

(Librat fëminor)

 

Mein Fahrrad

(Biçikleta ime) Weihnachten:

(Kërshëndellat:)

Tannenbaum / Krippe

(Bredhi / mbështetsja)

 

Feiern

(Festojmë)

 

Volkstänze

(Valle popullore)

 

Karnevel

(Karnevalli)

_________________________________________

Vërejtje:

Ky Plan-program është për ciklin e ulët dhe është realizuar prej kl. I - IV, nga ata që e kanë pas para ve-

hdit, kuptohet duke e plotësuar dhe realizuar me njësi dhe përmbajtje mësimore nga tekste të gjuhës shqipe.

Lirisht mund të thuhet se këto tema mësimore janë nëpërputhshmëri me tekstet shkollore të gjuhës shqipe e

në veçanti me tekstet e Shqipërisë - „Edukatë shoqërore„.

Sa për sqarim e themi edhe ate se ky Plan mësimor ka pësuar ndryshime dhe plotësime, që është bërë nga

pala gjermane nën udhëheqjen e Institutit shkencor të Soestit, e që hyn në fuqi dhe përdorim në vitin shkollor 2000 / 2001.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora