E marte, 29.11.2022, 06:41 PM (GMT)

Kulturë

Rrustem Geci: Identiteti shqiptar i arbëreshit

E hene, 06.10.2014, 07:01 PM


IDENTITETI SHQIPTAR I ARBËRESHIT

Rrustem Geci, 13 poezi, dhe një poemë, nga libri,

„Heroika“

Ne jemi arbëresh, thotë Atjoni, jemi shqiptar, gjak i mërguar i kombit. Në një çast jo të mirë historik, shqiptarët u përgjakëm nga më e sëmura e Bosforit, nga Perandoria Osmane e shekullit 15 – të. Unë e them hapur, vazhdon Atjoni, se Arbëreshët, jemi shqiptar të mërgur nga lufta, shqiptarë të atdheut tonë të mundur e të copëtuar. E dua Shqipërinë, tokën e të parëve të mi, atje ku dielli buzëqesh si krojet, dhe hëna ndritë si vajzë. Shqipëri, e ndjej në tokën time, afshin tënd të ngrohtë, fushat dhe malet tua, detin mbi atë tokë pranverore.

Por, me Perandorinë Osmane, të sulltanëve dhe pashallarëve, Shqipëria dhe shqiptarët bëmë fuftë. Nën udhëheqjen e gjeneral, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, e më pastaj edhe të zemërimit qytetar shqiptar, ne kemi 25 lufta me Turit, dhe 200 kryengritje, kundër Ushtrisë ma të fortë ushtarakisht të kohës. Sa herë flasë me Lulet dhe pemët e egra të shkambit, ah, s´i më zë malli, dhe sa përmallohem. Arbëreshi i sotëm kraharorin e ka plotë dhimbje, dhe lot plagësh të mëdha. Fëmijët jo rrallë më pyesin; Pse jemi Arbëresh?! Ua them tani;

Pas mundjes së shqiptarëve nga Perandoria Osmane, po edhe më vonë, ushtria turke, bëri gjenocid të paparë, në të gjitha vilajetet shqiptare. Gjenocidi Perandorisë Osmane ishte; me ndërrim të fesë, me pranim të veshjeve e zakoneve turke, me prishjen e kishave dhe ndërtimin e xhamive, dhe me një mori nënshtrimesh të tjera. Pushtimi ( te të gjithë popujt e qytetëruar ) , quhet poshtërim i gjithë popullit. Prandaj,

pushtuesit dhe poshtruesit e Perandorisë Osmane, s´lanë arkivë, as regjistër të kombit tonë pa plaqkitur dhe djegur. Mirëpo, shumë shqiptarë të krishterë s´u pajtuan të ndërrojnë fenë e tyre të origjinës, dhe s´pranuan të luten në gjuhë të pakuptueshme të „allahut turk“, me urdhër të Perandorisë, të krishterët e pabindur, vriteshin, dhunoheshin, dhe zjarrvënësit pushtues, ua djegnin shtëpitë, dhe ua merrnin fëmijët për jeniçerë, dhe për ushtar të perandorisë. Duhet ta them se në Shqipëri, dhe trojet shqiptare, para kohës së Skenderbeut, dhe gjatë kohës së Skënderbeut nuk kishte asnjë banor të fesë muslimane. Biri im,

Shqiptarët me Turqit jemi vrarë në 25 lufta, dhe në 200 kryengritje për të përzënë turkun që na kishte pushtuar. Falë luftave dhe betejave të pareshtura, shqiptarët i mbijetuan shuarjes. Orera, në Kosovë ka një varr Sulltani, e të mos flasim për varre pashallarësh. Gjenocidi i Perandorisë Osmane, më thotë miku im arbëresh, Atjoni, shtron shumë pyetje, për copëtimin e tokave tona, dhe për dëbimin e qindëra mija shqiptarëve nga toka e tyre denbabaden vendali. Ne jemi arbëresh se jemi të dëbuar. Gjenocidi Turk, Grek, dhe ai Serb, pushtuan tokat tona , për të shtuar tokat e tyre.

Në vitin 1450, Shqipëria dhe Franca ( kam lexuar diku ) me banor ishim njëjtë. Mirëpo, pushtimi 500 vjeçar i Perandorisë Osmane, dhe ndikimi i saj nëpër Konferenca dhe Traktate, bëri që shqiptarët të jenë në pesë shtete. Unë më thotë miku im arbëresh, Atjoni, vijë nga Peleponezi, ndërsa komshiu im nga Kreta. Në Peleponez, Kretë e More të gjithë ishim shqiptarë. Ndërsa,.. atje tani janë vetëm emervendet me emrat shqip. Identitei shqiptar i arbëreshëve sot ruhet dhe zhvillohet nga arbëreshët, nga ata që ende ruajnë një pikë gjak të gjuhës, të dhimbjes, të mallit.

Rruste, shumë kam plagë në kraharor. Jeta s´i i huaj është e rëndë, trishtuese dhe gërryese. Loti, malli, dhe kënga për arbëreshin, janë argjend i ngushllimit dhe kujtesës. Arbëreshi gjithë jetën i kushton kujtesës, amanetit të gjyshërve dhe stërgjyshërve. Arbëreshët shprehet Atjoni, çdo ditë, çdo muaj, dhe dhe çdo vit, brez pas brezi, i përsëritim ëndërrat, e përsiritim kujtesën, dhe zëshëm ia themi, himnit të tokës mëmë.

Dashuria për atdheun, për fushat, për malet, për përrojet, për gurin e kroit, për pemët dhe detin, është e çuditshme, e përjetshme, është si gjaku për zemrën. Shqipëri, gjakja ime. Identiteti shqiptar i arbëreshit mbahet tek fjalët e gjuhës, tek shkronjat e saj. Letërsia arbëreshe është e pasur, dhe vazdimisht krijohet, me këngë, me lojërat popullore, me përralla dhe tregime, dhe me libra të shkrimtarëve tanë. Mua më thotë Atjoni më pëlqejnë shumë lojërat popullore e veçmas vrapimet me qé, ( një epikë e trashëguar nga pellazgët ) e mëpastaj, më pëlqejnë dasmat tradicionale arbëreshe, dhe ajo më poetikja, një pikë loti pse jam arbëresh!..

 

 

A R B Ë R E S H I

 

Jetoj në udhë të gjerë

ku bie shi, ku fryn era

ku deti vetë dallgëzon

jetoj në udhë të gjerë

ku malli mallin ndjek

e stuhitë fryjnë dhe ikin

 

 

LUNDËRTARI

 

Është një çast në det

kur d e t i do qetësi

...e Z a r a kollitet,...

e belbëzon n´ jermi!

 

Lundra lundrën qan

Lundra lundrën hesht

Pyeteni arbëreshin

Pse shpirti i qeshë

 

Letër kam nga djali

Letrën e kam në gji

Im bir do të kthehet

Pranë gjakut të tij!

 

I dehur mes lundrave

Arbëreshi k ë n d o n

Deti sot s´ka gjumë

Me mua do pushojmë

 

Letër kam nga djali

Letrën e kam në gji

Im bir do të kthehet

Në “kalvarin” e tij!...

 

 

D O N A T I

 

Me k i t a rë mbi lundër

Ish Donati dhembje-ëmbël

Ndanë ishujve të Zarës

... g j a k i jepte këngës!

 

Dana , ndër ullinj të njoha

me ujë t´kripur qemë larë

të kujtohet ishulli peshqëve

kur u puthëm për ca fjalë

 

Dhimbjen det unë ty ta njoh

Lotin kitares vetë ia mbajë

Unë e Danaja këtu u puthëm

dega e këputur të mos thajë

 

Bjeri kitarës Donat , bjeri

Nëse do që të shpërthejë

në këtë varkë, e në këtë det

dua një bir të sjellë në jetë!..

 

Me k i t a rë mbi lundër

Ish Donati dhembje-ëmbël

Ndanë ishujve të Zarës

... g j a k i jepte këngës!...

 

 

E BUKURA MORE

- Poezi, sipas motivit popullor

 

Zemra shpirtin po e pyet

Mua malli m´i mbyti sytë

Në ëndërr shoh unë Morenë

Dheun e t´atës dhe atdhénë

 

Qan De Rada, qan dhe Ujko

Dushko Vetmo çon mesazh

Qan e bukura, qan i bukuri

Për Morenë e kam një mall

 

Flakë e shpirtit nuk shterron

Gaca e dhimbjes nuk harron

Kujtoj hënë dhe kujtoj det

Sa herë gjaku im më thërret

 

Unë të desha, po s´u pamë

Gjaku i shprishur edhe than

Gjuha jonë dritë shumëzon

Rrënja fort gjakun pastron!.

 

 

L E O R A

 

Shpirt, mos fluturo aq lart

se të merr era , e rrëzohesh

mos u largo dhe aq shumë

ndalu, se mund të humbasim

nëse s´i vemi shenjë hapit

pylli andej është i dendur

udha e foleve s´ka fund

vemi kah buzëqeshin krojet!..

 

 

ARBËRESHËT

 

Arbëreshët e Arbëneshit

e ruajtën gjuhën , gjakun

frymën dhe zakonet e tyre

identitetin dhe kujtesën

Zërin ( kuq e zi ) të këngës

 

Intervistën që bëra në Zarë

Deshpali i dha përmbajtje

Ky dhé tha s´është dhé, po

Gjak i babagjyshërve tanë

Arbëreshët e Arbëneshit

Gjuhën e mbjellëm në gji

Në kraharorin tonë të gjerë

 

Emri arbëresh,... tronditë

e m r i arbëresh zjarrmon

në trung të këtij emri të

moçëm; dega e thyer qan!..

 

2

 

Po të ishim të kujdesshëm

barku i butë i arbëresheve

do bënte më shumë fëmijë

dhe arbëreshët do të kishin

më shumë fshatra e shkolla

dhe gjuha jonë do të kishte

më shumë fjalë dhe këngë

 

Arbëreshët e Arbëneshit

e ruajtëm frymën , gjakun

zërin kuq e zi të këngës

falë Z a r ë s zemërim-mirë

falë Zarës zemërim-gjerë!

 

*****

 

Me muaj, por, dhe me vite

ëndrrat i kemi përsëritur

që (ne) të mos harrohemi

dhe ta ruajmë lotin mes vete

 

 

D E S H P A L I

 

Det, pse je aq i trazuar

Ma lë pak rërën pas

S´jam më ai Deshpali

që lundrën unë e ngas

 

Jam mplakë e kërrusë

edhe kitarja m´ka lënë

deti, sot ka shumë erë

kot brenda më fton

 

Mosha më ka ikur

lundrën më s´ e ngas

peshkun e kam mik

peshkut si shkojë pas

 

Me detin kam pi verë

me det jam i martuar

ca vargje ia kam marr

të mos jem i harruar!..

 

 

GJAKU I ZEMRËS

 

Sa herë dielli vjen n´katund

vjen me dritë e rreze shumë

ajri e era s´ janë mynxyrë

fushëza e Qeve është e lirë

 

Kremta e Q e v e në katund

është intime të lë pa gjumë

ajo na kujton se ku kem le

tek dheu i gjakut në More

 

Dielli s´humbet mbi katund

prill e verë këtu ka shumë

djersa jonë, djersë e bardhë

në çdo zjarr, një zjarr i parë!

 

Në zjarr t´ katundit dita nis

nga lisi i gjaku jem një fis

dritës e diellit mbi katund

asnjë rreze këtej se humbë!..

 

 

Këngë të detit

 

Zarë o d i e l l, Donat

o det i gjerë e i gjatë

shi më bie në zemër

plagë kam në thembër

 

Nën këtë qiell të huaj

degë e këputur thërret

erdhëm nga Arbëneshi

me shpresë të kthehemi

 

Nën hije të kopshtit

fjalë zemre shpalojmë

malli na u ka mbledhur

do qajmë e këndojmë

 

Në jetën e arbëreshit

Këngë janë me det

vreshtat i kemi tonat

me kokërra e me fletë

 

 

K U L L O N V A R R A

 

Është një vend në Zarë

me emrin Kullonvarra

Është lëndinë e gjelbër

Me puse të mëdha lotësh

 

Në atë lëndinë të mallit

Arbëreshët aty takohen

Që t´i kujtojnë kohrat

ardhjen e tyre në Zarë

 

Dielli mëngjesit në Zarë

Është i bukur sikur djalë

Mbrëmjeve kur era fryn

mendja i hapë kujtimet

 

Në Kullon varra të Zarës

Arbëreshet e Arbëneshit

shamitë i mbushin me lot

kujtesa të mos humbasin!..

 

1. Kullonvarren, Kroatët e quajnë,

Kollovare, Në Zarë është edhe një Hotel i bukur

me emër “Kollovare”.

 

 

S E R E M B E

 

Muaji i majit është i ngrohtë

Jeronimi shkon tek kopshti

rruga i bie udhës së diellit

përshëndet babain e Donës

 

Dielli rrezet i vë në kopsht

dielli ngjitet i tëri në lule

tokë e ashpër e arbëreshit

do shumë punë, e djersën do

 

Dona e Ndout vashë e bukur

Jeronimin e do për zemër

Jeronimi i fisit të Ulajve

Është djalë dhe goxha djalë

 

Jeronimi djalë i M a t e o s

e fton Donën ta përqafojë

jepma fjalën, jepma zemrën

të vëmi në kishë për kurorë

 

 

I   M P L A K U R I

 

I tëri jam me vuajtje

I tëri jam me dhimbje

Mërgimi më ka gërryer

Nga të qenët i huaj

 

Jeta e të mërguarit

I ngjan më tragjikut

Bartësit të një drame

Që kurrë nuk mbaron

 

i tëri jam me halle

i tëri jam me mall

Ne këtë dhe të huaj

Dyshoj të kem varr!

 

 

P   L   A   Z   H   I

( p o e m ë )

 

Arbëresh, puthe arbëreshen

në do ta lindësh arbëreshin!...

Rr. Geci

 

 

Ai takim në plazh

ishte krejt i çastit

unë prisja suprizë

por asesi një vashë

 

Në plazhin e Zarës

tërë vera ishte aty

aty ishte gjithë dielli

aty ishte gjithë deti...

 

Atë ditë në plazh

njoha unë Dananë

një vashë të bukur

nga fshati arbëresh!

 

2

 

Nëpër dallgët të detit

ajo humbej n´ shkumë

emrin s´ ma thoshte

veç putheshim shumë!

 

E ngjashme me diellin

e ngjashme me valët

Ajo ishte një e bukur

e të gjitha të çasteve!...

 

Ajo e diele e Zarës

ajo e d i e l e me det

Ishte një thirje gjaku

që veç zemra e flet

 

Fjala rrugë më pëlqen

kur a j o më s h p i e

Nëpër udhë dashurie

dhe plazheve me det

 

3

 

Rrugës kah Deshpali

vonojmë tek ullinjtë

vonojmë tek një hije

pakëz për t´ u puthur

 

Në një oazë me bar

ne u zhveshëm nudo

puthëm klithte Danaja

më sheh, jam e bukur

 

Në një livadh me bar

e donim njëri tjetrin

pas shumë puthjesh

Dana, tha më quajnë!

 

Në atë livadh me ulli

Unë e çmoja puthjen

Të përkdhelurat e saj

Dhe dridhjet e ullirit!..

 

4

 

Dardan, shpirti i Danasë

mos u trondit, më duaj

kjo është jeta jetueshme

që zemra pak e thotë;

 

Me këtë shije të puthjes

me këtë shije të j e t ë s

ti i dha kuptim të dielës

dhe gjak zemre poemës!

 

Dana, shpirti i së dieles

thuaje një fjalë zemre

pse u njohëm kaq vonë

pse u vonuam kaq shumë

 

E rritur me të puthura

e rritur me të qeshura

puthja jote më mbush

puthja jote më gëzon!...

 

5

 

Dardan , gjak i zemrës

mos u trondit, më duaj

kjo j e t ë e jetueshme

na nxit që të duhemi

 

Në këtë stuhi dashurie

këtë të diel të korrikut

do ta quaja një poemë

një shpërthim dallgësh

 

Dardan, Mëma ime e dashur

kur përgatiste krevatin

për vete dhe për babain

lehtë ia merrte këngës

që babai im ta dëgjonte

 

E shtrirë në gjoksin tim

Danaja filloi të fliste

Monologun e dhimbjes

Pse unë jam arbëreshe!..



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora