E marte, 16.04.2024, 04:04 PM (GMT+1)

Kulturë

150 vjet fotografi shqiptare

E enjte, 03.07.2008, 09:10 PM


Janë plot 150 vjet nga shkrepja e parë e fotografisë shqiptare. Kaçaku i njohur i asak kohe Hamzë Kazazi do të shënohej në histori si modeli i parë shqiptar. Ai është fokusuar nga Pjetër Marubi në vitin 1858. Të tjera foto të dinastisë Marubi do të projektohen nesër në Galerinë Kombëtare të Arteve, për të festuar këtë përvjetor të fotografisë. Studiuesi i këtij arti, Qerim Vrioni ka zgjedhur rreth 70 fotografi të ndryshme, që vijnë kronologjikisht në kohë e që mund të përfaqësojnë zhvillimin e fotografisë shqiptare. I janë dashur disa muaj për të sistemuar materialet që do të prezantohen në projeksion. Pas Marubit, ai ka zgjedhur fotografë të tillë si Jani Zengo, prifti dardhar që realizoi foto në Korçë në vitin 1870, artisti, piktori dhe arkitektin Kolë Idromenon, korçarin Kristo Shuli që ka fotografuar shkollën e parë shqipe në vitin 1899, vëllezërit vlleho-shqiptarë Manaki, që kanë realizuar disa fotografi historike, si ato të Kongresit të Manastirit, etj. Fotografia shqiptare ka lindur vetëm 19 vjet pas të parës fotografi në botë dhe për studiesin Vrioni këto janë vlera në të cilat nuk duhet të ndjehemi inferiorë. Mes fotove historike, ka dhe nga ato që janë të panjohura. Vrioni i ka mbledhur në bortime të ndyshme, në trashëgimtarë të fotografëve apo edhe në arkiva. Nesër ai do të mbajë një referatë për historikun e fotografisë shqiptare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora