Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kandidatët për Nobel 2014: Kadare në vendin e tretë

| E premte, 03.10.2014, 07:41 PM |


Në klasifikimin e fituesve të mundshëm të Nobel 2014 për letërsinë, sipas parashikimeve në vendin e parë është Ngugi Wa Thiong'o, autor kenian i romaneve, poezive, veprave teatrale. Si shumë nga kandidatët e tjerë të Nobelit, edhe ai ka pasur probleme me censurën politike të vendit të tij (ka qenë në burg, në egzil, i ka shpëtuar një vrasjeje). Shkruan në anglisht, por pjesa më e madhe e veprës së tij është në gikuyu apo swahili, gjuhë të Kenias. Do të ishte Nobeli i dytë për Afrikën e zezë: i pari dhe i vetmi, deri më sot është dramaturgu nigerian Wole Soyinka (i cili pothuaj ka shkruar vetëm në anglisht).

Në vendin e dytë është japonezi Murakami Haruki. Deri më sot parashikuesit nuk i kanë sjellë fitoren romancierit japonez.

Në vendin e tretë është Ismail Kadare. 78 vjeç, fitues i çmimit inaugural Man Booker International Prize nel 2005 (çmim i cili më vonë u fitua edhe nga Philip Roth e Alice Munro) si dhe çmimin “Princi i Asturias”.

Më pas vijnë Alexieviç, prozatore dhe gazetare bjelloruse dhe Assia Djebar, e cila është autorja arabe më e rëndësishme e gjallë. Eshtë algjeriane, e lindur më 1936 dhe shkruan në frëngjisht.

Ngjitet në klasifikim shkrimtar i madh nga ShBA, Joyce Carole Oates dhe dramaturgu Jon Fosse, norvegjez, i lindur më 1959, romancier dhe gjeni i teatrit europian, i konsideruar nga kritika si Ibseni bashkëkohor.

Në klasifikim ngjitet këto ditë edhe Peter Handke, shkrimtari austriak që ka lënë pas Kunderën, Philip Roth dhe Adonis. Romani i tij më i famshëm, por edhe më i bukur mbase, është "Infelicità senza desideri" (Garzanti), shkruar në vitin 1971. Handke është i njohur edhe për qëndrimet e tij radikale antiperëndimore, që i shfaqi në luftën e Kosovës, si dhe me pjesëmarrjen e tij në varrimin Millosheviçit, i akuzuar për krime kundër nnjerëzimit.

Me meritë renditet krahas Philip Roth dhe Kundera edhe poeti sirian Adonis. I lindur më 1930, me emrin Ali Ahmad Sa'id, por që në fëmijëri ka shkruajtur me emrin Adonis. Shkruan poezi në gjuhën arabe. Një pacifist i njohur, jeton në Francë që nga viti 1980.

Në të njëjtën pozitë me Philip Roth është Milan Kundera, i lindur më 1929 në Brno, sot Republika Çeke, por prej shumë vitesh jeton në Francë.

Romancieri nga ShBA, Philip Roth, i lindur më 1933, është një kandidat i përjetshëm i çmimit Nobel. Tashmë Roth është në pension: më 2012, në moshën 79 vjeç, deklaroi se nuk do të shkruante më libra.

Në fund janë italianët Dacia Maraini dhe Umberto Ecco .

http://www.panorama.it/cultura/libri/favoriti-premio-nobel-per-letteratura-2014/

www.facebook.com/OnufriBooks