Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalvari shqiptar i familjes së Nënë Terezës

| E merkure, 01.10.2014, 07:34 PM |


Si i la në hije e mjerim shteti i Enver Hoxhës

Ky material ka në qendër historinë e familjes së shqiptares më të njohur dhe më të admiruar të shekullit të shkuar, - Nënë Terezës.

Nënë Tereza ka lindur në Shkup, por në vitet 20 të shekullit të shkuar familja e saj është detyruar të shpërngulet në Tiranë për shkak se ndaj saj kishte nisur përndjekja nga shovinistët sllavë, të cilët kishin helmuar Nikollë Bojaxhiun, kryefamiljarin.

Por edhe pse vinin nga një familje partiote që kishte sakrifikuar për kombin, edhe pse më pas u mësua lidhja me Nënë Terezën e Kalkutës, shteti shqiptar i la pjestarët e familjes së saj në hije, mes halleve dhe varfërisë.

Pikërisht këtë histori të panjohur të fatit shqiptar të familjes së Nënë Terezës sjell kjo seri e emisionit ABC STORY.

Për ZSH: TAHIR SHABANI