E premte, 19.04.2024, 07:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Haxhosaj: Bubullima e Bukureshtit dhe guximi shqiptar

E marte, 30.09.2014, 08:50 PM


Bubullima e Bukureshtit dhe guximi shqiptar

(Lokomotiva e kulturës shqiptare në diasporë dhe shqiptari

që kryen në mërgatë një detyrë të shenjtë ndaj kombit dhe atdheut)

Nga Halil Haxhosaj

Ja edhe një libër i ri vlerash të veçanta dedikuar nderit dhe dinjitetit të kombit shqiptar! Para nesh kemi një monografi artikujsh ku reflektohet guximi karakteristik për të mbrojtur Kosovën në një vend të huaj. Baki Ymeri ia thotë mirë edhe në aspektin e publicistikës, sidomos kur trajton tema nga aktualiteti, qoftë kombëtar apo ndërkombëtar. Me shkrimet e botuara në shtypin rumun dhe atë shqiptar, ky njeri ka shfaqur jo vetëm afinitetin e tij prej krijuesi të mirëfilltë, por edhe të një patrioti shembullor, e mbi të gjitha të një rilindësi shqiptar që jeton, vepron dhe krijon në Bukureshtin e njohur për shqiptarizëm. Bubullima e Bukureshtit që boton “Shqiptarin” e Nikolla Naços, ka qenë gjithmonë aktiv, i sinqertë, i guximshëm dhe i palodhur. E angazhova para dhjetë vitesh të më përkthejë në gjuhën rumune (2004), dhe që nga ajo kohë ka përkthyer e botuar mbi 35 vëllime autorësh nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare. Si poet, patriot dhe përkthyes, Bakiu ka krijuar një rrjet të gjerë dashamirësh gjithandej në botë, madje edhe në Luginën e Preshevës falë librit të Luan Malokut “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit” (Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”, 2014).

B. Ymeri ka investuar kohë, mund dhe energji shpirtërore për të na bërë të njohur në botë. Kohëve të fundit na befason me ballina librash, antologjishë, mirënjohjesh dhe vlerash të vjetra shqiptare në faqet e Facebokut. Duke shfletuar librin e Luan Malokut, kuptojmë se një shoqëri e shëndoshë nuk mund të jetojë pa shtyp, dhe shtypi nuk mund të jetojë pa guxim. Bubullima e Bukureshtit e meriton Çmimin e Guximit ngase inkorporohet në spektrin e intelektualëve më të guximshën që e ka kuptuar çmimin e demokracisë.  Guximi i tij për ta pështyrë kryeshefin e shërbimit sekret jugosllav në Tetovë (1971), për ta etiketuar Titon me sintagmën “Shkurtabiqi i Beogradit” (1973), për të organizuar (së bashku me Dr. Xhelku Maksuti) marshimin publik gjatë rrugëve të Bukureshtit në shenjë solidariteti me Kosovën (31 Mars 1999), apo guximi për ta demaskuar presidentin e Rumanisë që nuk e njeh Kosovën, janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë të pavdekshëm këtë njeri.

Liria e fjalës është liria e mendimit, ndërsa liria e mendimit reflektohet në lirinë e shtypit. Liria e shtypit dhe guximi janë elemente të domosdoshme të një shoqërie demokratike, sepse pa një liri totale të shtypit nuk mund të bëhet fjalë për një shtet demokratrik. Sipas Dedë Preqit, poet gjakovar me banim në Zvicër, “Baki Ymeri është lokomotiva e kulturës shqiptare në diasporë”. Sipas Neki Lulajt: “Ky njeri, me guximin e tij prej atdhetari nuk ndalet së punuari por edhe së kritikuari bandat neokomuniste që me mashtrime dhe me votat e zhvatura të sovranit, mbajnë pushtetin me kryeneçësi. Këtë tiran dhe diktator komunist të pangopur me dehje për pushtet (fjala është për presidentin Basescu), kohëve të fundit e ka kapluar kriza nervore. Edhe amerikanët janë duke e braktisur. Motivet e suspendimit ndërlidhen me dekontaminimin e sistemit basist.” Para se të kalojmë te përmbajtja e librit të zt. Luan Maloku, vlen të theksojmë se sipas

Sami Sherifit, “Kur vjen fjala për afirmimin e Kosovës në botë, Baki Ymeri meriton respektin tonë ngase angazhohet dhe vepron nga Bukureshti më shumë seç veprojnë institucionet qeveritare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.”

Fati i botës varet nga Kosova dhe Zoti

Tejet interesante na duket në faqet e kësaj vepre polemika e malësorit të Sharrit me serbofilët Razvan Voncu dhe Florin Silishteanu, por ngy faqet e shtypit kuptojmë se ky njeri e ka demaskuar edhe deputeten antikosovare Oana Manolescu dhe shërbëtorin e saj, Marius Dobrescu. Libri i Luan Malokut ka 118 faqe të ilustruara me një foto-fokumentacion të pasur dhe hapet me parathënien “Shqiptari që kryen në mërgatë një detyrë të shenjtë ndaj kombit dhe atdheut”. Pasojnë artikuj si “E kujt ishte Kosova para 125 vitesh”, “Festa pansllaviste në Kosovë të Shqipërisë”, “Sllavizmi vjen në Kosovë me qibritin në xhep”, “Imperializmi serb”, Revista “Kosova” e Gjergj Bubanit”, “Kosova e Konstancës dhe kosovarët e Bukureshtit”, “Tribunë e revendikimeve legjitime shqiptare”, “Masakra serbe kundër Kosovës shqiptare”, “Admirimet e Amerikës ndaj kombit shqiptar”, “Vigjilenca shqiptare dhe bashkimi kombëtar”, “Amerika dhe BE premtojnë pavarësi për Kosovën”, “Çmimi i lirisë është vigjilenca e përjetshme”, “BE duhet ta njohë independencën e Kosovës”, “Intriga komuniste kundër Kosovës demokratike”, “Derisa Besarabia ka qenë koloni e Rusisë, Kosova ka qenë koloni e Serbisë”.

Në këtë kontekst artikujsh me vlera të veçanta, të rradhitura kronologjikisht, pasojnë edhe tituj tjerë, si: “Shqiptarët e pregadisin shtetin e ardhshëm”, “Independenca e Kosovës në dritën e lidhjeve farefisnore rumuno-shqiptare”,  “E vërteta për Kosovën në të përditshmen bukureshtare Adev?rul”,

“Pavarësia e Dardanisë si një dhuratë hyjnore e Perëndisë”,  “Kosova dhe shovinizmi serb me karakter antirumun”, “Serbia antirumune dhe mbrojtja e Kosovës në Bukuresht”, “Admirimet e Bushit dhe “demokratët” e Çaushit”, “Qëndrimi rumun ndaj Kosovës është cinizëm dhe injorancë”, “Vëllazëria ortodokse dhe përmasa e dyfishtë”, “Edhe Rumania do ta njohë Kosovën”, “Serbët e humbën betejën edhe në Beograd”, „Intriga dhe përkrahje në prag të pavarësisë”, “Bashkimi Europian do të sigurojë ndihmë ekonomike për Kosovën”, “Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit”, Fushata rumune (e revistës Interesul nacional) për njohjen e pavarësinë e Kosovës”, “Fati i botës varet nga Kosova dhe Zoti”, “Rumania e mashtruar dhe dezinformatat antikosovare të dinosaurit Râzvan Voncu”, “Flamuri i Kosovës valon edhe në Bukuresht”, “Zoti e bekon Kosovën në Bukuresht”, etj. Libri “Kosova e Bubullimës së Bukureshtit” përmbyllet me një medalion të Bilal Maliqit (“Ambasador i kulturës shqiptare në Rumani”, si dhe me pasthënien e Luan Malokut “Bibliografia e një emri që do të mbahet mend?.”



(Vota: 22 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora