E premte, 29.03.2024, 12:52 PM (GMT)

Faleminderit

Xhevahir Cirongu: Heroi i Popullit Xheladin Beqiri

E marte, 30.09.2014, 06:01 PM


Lulja e lirisë me rrënjë te gjaku i dëshmorëve të atdheut

(Në përkujtim të Heroit të Popullit Xheladin Beqiri (Karadaku) që ra heroikisht    Qafën e Gjarpëri më 6 qërshor 1944)

Nga Xhevahir Cirongu

Për  dëshmorët e atdheut është shkruar e do shkruhet gjithmonë. Në çdo varg të shkruar, aty gjen të freskët pika gjaku  nga ku lulja e lirisë qëndron ngaherë e pa vyshkur,m e rrënjë  ngulur në tokën tonë të ujitur nga gjaku i 28 mijë dëshmorëve të LANÇ. Kanë kaluar 70 vite kur djemtë e vajzat shqiptare rrëmbyenë armët e dolën maleve për larinë e atdheut. Shqipëria ishte pushtuar nga nazifashizmi  gjerman.   Thirrjes së atdheut  për të luftuar ndaj okupatorit, iu përgjigj edhe Xheladin Beqiri (Karadaku). Qysh në fillim djali i Gjilanit që jetonte në Nivicë të Kurveleshit,rroku armën e doli malit për larinë e shqipërisë. ‘’Nuk mund të rri në shtëpi, - u tha Nivicarëve djali i Kosovës. Shtëpia ime janë malet ku kanë folenë shqiponjat!’’.

Si erdhi Xheladin Beqiri në Shqipëri?

Ngjarjet e vitit 1934 atje në fshatin e lindjes në Gjilan, e detyruan të kalonte fillimisht në Kukës, pastaj në Shkodër. Prej andej në myzeqe, në Fier  tek disa të afrëm. Prej andej punon disa kohë në kriporen e Vlorës. Lufta italo-greke 1940 e gjen në fshatin Nivicë të Kurveleshit. Xheladin Beqipri (Karadaku) ka lindur në vitin 1905. Ai ra heroikisht në betejën e luftmeve që u zhvillua  midis gjermanëve e forcave partizanëve në operacionin  luftarak  më 6 qërshorit të vitit 1944 në Qafën e Gjarpërit të rrethit Skrapar( zona tomorricë). Ai me babanë  s’mund të duronin shtypjen serbe, dhe si rezultat të konflikteve ,familja u  vu në shënjestër   nga serbët. Kjo e detyroi që të kalonte drejt shqipërisë. Por edhe në shqipëri,Xheladini se pati të lehtë kalvarin e jetës së tij. Arrestohet nga italianët e greku me disa muaj burg. Kur mësojnë se nuk ishte djal nga Nivica,por një hysmeqar i ardhur nga veriu i shqipërisë e lirojnë nga burgu. Në këto kushte,biri i Kosovës  rrëmben pushkën e inkuadrohet në rreshtat partizane. Kështu,Xheladin Beqiri (Karadaku) hyn në formacionin e parë të çetës partizane të Kurveleshit në vitin 1942. Më von kalon komandant i çetës ‘’Harjedin Tremishti’’ me komisar  Hasim Zeneli. Po në këtë vit pranohet Antar i Partisë Komuniste Shqiptare. Me trimëri e zgjuarsi  ka marrë pjesë në shumë beteja kundër pushtuesve gjermanë në krahina të ndryshme të shqipërisë së jugut. Gjurmë që mbetën në histori është  ajo e betejës së Mezhgoranit në Përmet. Me krijimin e Brigadës Parë Sulmuese  emërohet zv.komandant i Batalionit Parë. Duke parë aftësitë e tija si organizator e luftëtar i zoti, si një strateg i lindur, Xheladin Beqiri (Karadaku) emërohet komandant i batalionit të pestë të Brigadës Parë Sulmuese. Ai bëhet krahu i djathtë  i Mehemet Shehu,fill pas kthimit nga kongresi i Përmetit ku ishte pjesëmarrës si delegate atje. Në betejën e  Qafës së Gjarpërit e Guri i Prerë,në luftime të ashpra që u zhviluan aty  trup me trup midis forcave gjermane e ato parizane më 6 qërshor të vitit 1944, dhanë jetën  32 parizanë e parizane  në lulen e rinisë për lirinë e  shqipërisë. Midis tyre edhe biri i Kosovës, komandant Xheladin Beqiri(Karadaku),Hero i Popullit. Gjatë luftës për çlirimin e shqipërisë nga okupatori nazifashis, ai mbajti pseudonimin ‘’Karadaku’’ emrin e malit Karadak  të vendlindjes. Në qafën e Gjarpërit janë  dy lapidarë, njëri është ngritur pikërisht atje ku u vra Xheladini 70 vite më parë. Edhe në  Nivicë në qendër të fshatit qëndron kryelart busti i Heroit të Popullit Xheladin Beqiri(Karadaku)., atje në zemër të Labërisë trime. Dëshmorët e kombit kanë vetëm  ditëlindje. Lira që gëzojmë sot i  ka rrënjët te gjaku i dëshmorëve të atdheut. Ata do nderohen brez pas brezi në shekuj.  Populli i Skraparit u këndon edhe këngën dëshmorëve  që ranë në betejën e Qafës së Gjarpëri e Guri i Prerë.

‘’Qaf e Gjarpërit e Guri Prerë

U ndez lufta me furi,

Dejmtë tanë po luftojnë

‘’Karadaku’’me Myslimë

Dhe Jonuzi djalë i ri.

Edhe shumë djem, vajza të tjerë

Derdhin gjakun për liri’’.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora