E merkure, 24.04.2024, 07:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Baki Ymeri: Mirënjohje Ambasadorit Sami Shiba

E diele, 28.09.2014, 01:05 PM


Mirënjohje Ambasadorit Sami Shiba

Nga Baki Ymeri

Bukureshti pret këto ditë një ambasador të ri, për të cilin shpresojmë se do të angazhohet edhe për shpëtimin e shpirtit shqiptar në këtë vend. Njësoj siç pat vepruar edhe ambasadori paraprak, si dhe krejt ambasadorët e Shqipërisë në këtë vend, besojmë se edhe ambasadori i ri do të veprojë për shëndetin e komunitetit shqiptar dhe për shëndetin e relacioneve rumuno-shqiptare. Si pasojë e një grupi profiterësh me origjinë merkanteliste (deputetja Manolescu me klikën e saj), që nga viti 2001 kur si pasojë e saj mbetëm pa fonde qeveritare, komuniteti shqiptar i Rumanisë përjeton një dramë të vërtetë. Megjithatë, me të gjitha vështirësitë e përjetuara, viteve të fundit, falë Shkëlqesisë së Tij, ambasadorit Sami Shiba, shqiptarët e Rumanisë kanë përjetuar edhe moment përgëzimi përmes disa aktiviteteve të organizuara nga ambasada jonë në Bukuresht. Një nga këto aktivitete kishte të bëjë edhe me përkthimin, botimin dhe përurimin e librit “Kosova-një rast universal apo sui generis” (Islam Lauka), me pjesëmarrje në lansim të një numri të konsideruar personalitetesh të rëndësishme politike, diplomatike dhe kuadrosh universitare.

“Qëndrimi i ngrohtë, i hapur dhe pa komplekse, me të cilat ambasadori i ka trajtuar pjestarët e komunitetit shqiptar dhe miqtë e Shqipërisë, ka ndikuar që ambasada të kundrohet si një vatër mikpritëse dhe një element shpirtëror i lidhjes me atdheun-mëmë dhe kombin që nuk e kemi harruar, realizimet e të cilit i ndjekim me simpati.” Kështu shprehet një mik i madh i Shqipërisë (Tiberius Puiu), i cili shton se nuk mund të anashkalojmë faktin se ambasadori Shiba është dashur të zhvillojë aktivitetet në kushte të do pengesave të vëna nga disa që e shfrytëzojnë emrin e shqiptarit vetëm e vetëm për të denigruar manifestimet dhe përfaqësuesit e saj. Ambasadori që e braktis këto ditë Bukureshtin pas relizimit të suksesshëm të misionit të tij, është ngritur përmbi intrigat e imta, duke vazhduar me dinjitet t’u përkushtohet angazhimeve diplomatike, pas përfaqësimit me nderë të Shqipërisë para autoriteteve rumune dhe misionarëve të diplomacies ndërkombëtare, para publikut rumun dhe komunitetit shqiptar.

Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, zt. Sami Shiba, e kreu me sukses të jashtëzakonshëm misionin e tij diplomatik në Bukuresht. Realizimet e ambasadorit Shiba janë një dritë felinari për ne, ndaj me këtë rast kemi nderin t’a përshëndesim përzemërsisht. Në këtë konstekst, shfrytëzojmë rastin ta bëjmë publike një mirënjohje nga Kryetari i Bashkisë së Bukureshtit (Dr. Sorin Oprescu), dhe një mirënjohje tjetër nga Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, për promovimin e imazhit të etnisë shqiptare në trojet rumune, për bashkëveprim me komunitetin e këtushëm shqiptar, për mbështetjen e fuqishme në përforcimin e miqësisë dhe lidhjeve historike e kulturore rumuno-shqiptare, për organizimin e ekspozitës me artizanat dhe kostume kombëtare, për mbështetjen e ekspozitës me fotografi nga Kosova në Bukuresht, për kontribute konkrete në zbukurimin e Bukureshtit dhe Brailës me bustin e Naum Veqilharxhit dhe Ismail Qemalit, për afirmimin e Kosovës në Bukuresht, për Javën e Filmit Shqiptar dhe inaugurimin e një pllake përkujtimore në ish Kishën Shqiptare të Bukureshtit.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora