E enjte, 25.04.2024, 11:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Ndërgjegja...

E enjte, 03.07.2008, 08:32 PM


Suzana Kuqi
Ndërgjegja...  

Nga Suzana Kuqi

Ish vetëm një tumorr banal, një copë mishi e huaj që në fillim ikrijonte vështirësi për të urinuar. Një prostat , i kish thënë mjekunë fillim. Pastaj ishte keqësuar, ja kishin prerë atë pjesë të trupitme të cilën krenohej për burrërinë e tij... shumë femra kish punuar.Came hir e më të shumtën me pahir. Por nuk kish mjaftuar me kaq, tumorikish përparuar e i kish gllabëruar rropullitë e tij. Muaj dhimbjejetorturuese , ulërima zemërimi e tërbimi... Ai, ai që kish bërë tëulërinte qindra vetë nën tortura çnjerëzore, të njohur e të panjohur,miq e armiq të tij.Ai që i kish kallur datën një qyteti... ai që kishpatur pushtetin e partisë e perversitetit...       Kish vdekur më në fund, vdekja e kish gjetur edhe atë tamam kurnuk e priste. Sistemi kish ndërruar por i kish marrë të keqen. Kishmbetur kalëruar e ish pasuruar. Nuk ishte më shok partie por zotëri inderuar biznesi. Po ku pyet sëmundja, ku pyet ai engjëll i zi i dritësme atë kosë të mprehur vezullitëse kur të ...Ishte vetëm një çast, njëçast as shumë i gjatë, e ai mbushi mushkëritë me ajër ,me ankth si imbyturi kur i nxjerrin ujin nga mushkëritë... Pastaj filloi të qeshteme të madhe, surpriza ishte aq e madhe sa i dukej sikur do të çmendejnga gëzimi. Pra kjo kish qenë vdekja... ha, ha, ha, dhe ai që kishmenduar se i kish bërë të vuanin viktimat e tij.Ishte i lehtë , më ilehtë se ajri, edhe pse nuk dinte se si të levizte akoma e përplasejmureve të dhomës së spitalit , nuk vritej. Kundroi një copë herëtrupin e tij të sakatosur e të palëvizshëm mbi atë shtrat  dhe... epështyu, nuk i nevojitej më.Tani ishte në mbretërinë e qiellit, do tëdinte si të kavërdisej edhe aty, mos e thërritshin në emër nëse nuk dotë dinte...Dera e dhomës u hap dhe një infermiere e re e simpatikehyri brenda. Qënka gjë e mirë, mendoi ai dhe goja ju mbush me jargë,ah sikur të kisha mundësi... Por jo, duhej të ikte. Rrëshqiti e dolinga dera e hapur...     Një qytet i bukur ndërtuar prej reje e mjegulle të bardhe siqumësht , edhe pemët dukeshin ashtu. U gjend para një rradhe të gjatëpara një ndërtese madhështore që të jepte përshtypjen e rrugës sëqumështit. Cfarë ka aty brenda ? I duhej të rrinte në rradhë. Jo , e,në rradhë, nuk kishte ndenjur as në kohë të komunizmit, ja binin tëgjitha në shtëpi. E jo më të rrinte ketu. Futi nja dy bërryla epërparoi. Një engjëll syembël në ngjyrë të kaltër ju afrua.            - Të lutem mbani rradhën tuaj!            - Nuk i kam qejf rradhët.Sytë nuk ishin më të ëmbël, një shkëndijë u ndez në ta e cila edetyroi të kthehej pas e të zinte rradhën e vet.Nuk e kuptoi pse por ishkaktoi frikë. Rradha i erdhi shpejt e ai i ngjiti me hap të lehtëshkallët prej reje të bardhë e u gjend në një sallë të mrekullueshmembushur me dritë qumështi. Rrinin të gjithë më këmbë , edhe engjëjtpas asaj tryeze mjegulleje që sipas tij duhej të ishin gjykatësit.Jahodha, tha me vete , nëse jam në dorë të tyre , ja hodha. Po të ishtese do të më çonin në ferr do më kishin degdisur pa me sjellë këtu.Shpejt ana e majtë e sallës u mbush me njerëz të tjerë dhe ai u drodhkur vuri re se ishin viktimat e tij. Zemra ju mbush me urrejtje, edhese i kish vrarë vazhdonte t'i urrente aq shumë sa ishte gati t'u sulejedhe aty.Seanca e tij filloi dhe mbaroi po aq shpejt. E pyetën nësekish dëshirë të gjykohej nga trupi qiellor, nga viktimat e tij apo ngandërgjegja e tij. Sa budallenj, atij i erdhi përsëri për të qeshur.Dhee linin të zgjidhte !         - Nga ndërgjegja ime - preu ai shkurt e me vendosmëri.        - Jeni i sigurtë ?- e pyeti një nga engjëjt e këshillit.        - Me se i sigurtë !.- u përgjigj ai duke mbajtur me zor të qeshurën.        - Atëhere të hyjë brenda ndërgjegja e tij e ta marrë nëdorëzim ! - deklaroi engjëlli . U hap një derë në murin me vezullim qumështi nga ana e djathtë esallës dhe ai mbeti me gojë hapur nga ajo që po shihte. Një djalosh iri, akoma pa i dalë qimja, me fytyrë të pastër e të bukur, sy të ëmbële tipare të trishtëta ju afrua . Kë i kujtonte kjo fytyrë, aq e dashur, aq e njohur...E kish përballë , afër , fare afër syve te tij kur enjohu. Ishte ai vetë, kur kish qenë aq i ri e i pafaj.Kujtime e mbresatë asaj moshe të largët i vërshyen e i pushtuan trurin. Ja dhe ajovajza fqinje , e bukur , që i kish plagosur zemrën me shikimet e sajpor që nuk kish dashur t'i jepej... kish guxuar të mos i jepej edhe sekishte atë biografi të zezë sterrë...        - Më ndiqni ju lutem- djaloshi , vetja e tij i ri e i bukurbëri rrugë përmes viktimave të tij e ai e ndoqi me frikë se mos ipunonin ndonjë rreng. Për çudi, asnjë vështrim inatçor e hakmarrës,bile nuk ja hodhën sytë fare tek u kalonte përbri. Hynë në njëkorridor të gjatë drite e vazhduan deri në fund ku ndaluan para njëdere me një mbishkrim si krahë pëllumbi të bardhë : "Ndërgjegja". Derau hap e pas një sekondi u gjendën brenda.               Befas u bë muzg e kjo e shqetësoi disi.Ajo dritëqumështi i kish pëlqyer. Por më mirë muzg se errësirë.I dilte e itepronte errësira që kish në shpirt .Një erë e keqe kutërbuese esulmoi dhe e gllabëroi të tërin duke e bërë të kollitej e më pas tënxirrte zorrët e barkut. Gulshet e të vjellurit ishin aq të forta e tëshpeshta sa po i zenin frymën e sytë i lotuan.Dhoma filloi të mbushejpak nga pak me ujë të pisët e të ndyrë e copa të jashtëqiturashnotonin mbi të.Dora doras që dhoma mbushej , Ndërgjegja filloi tëhollohej e të marrë formën e një gjarpëri të madh dhe e rrethoi përbeli duke e detyruar të zhytej ritmikisht në këtë ujë të fëlliqur ku embante disa sekonda e pastaj e ngrinte lart.         - Lermë të vdes !- ju lut ai, - përse më torturon kështu.Por ndërgjegja nuk u pergjigj. Pas shumë zhytjesh që i dukeshin pambarim e që i merrnin frymën duke e detyruar të gëlltiste atë ujë tëpisët, mendoi se fundja nuk do të ishte dhe aq keq sikur uji të ishtei pastër.        - Përse kjo erë e ndyrë, nuk mund ta pastrosh këtë ujë ?- u ankua ai.Koka e gjarpërit u ngrit e i qëndroi në lartësinë e syve të tij pa japakësuar aspak shtërngimin rreth belit .U trasformua e  mori formën efytyrës së tij , jo atë të pafajshmen ,por atë të xhelatit , e zëri qëdoli nga ajo gojë ishte i pamëshirshëm siç kish qenë zëri i tij kur uulërinte viktimave të tija e përsëriti  fjalët që kishin qenë motoja etij :       - Ndërgjegja !!! Gjëja më e pavlerë që ka shpikurnjerëzimi.Kujt i hyn në punë ? Kur dal nga shtëpia e lë nënevojtore.Bile edhe kur hyj në shtëpi e mbaj të mbyllur aty. Tëpastrojë nevojtoren , ja cila ështe detyra e asaj gjëje të kotë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora