E enjte, 25.04.2024, 12:40 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Begzat Rrahmani

E shtune, 27.09.2014, 05:51 PM


Begzat RRAHMANI

 

B E T I M I

 

Për të mirën e kombit

Ne dhamë B E T I M I N

Si popujt e civilizuar

Të kemi rehatimin...?!

 

Dolëm në luftë

Me armë e pa lapsa

E fituam atë të shkretë

Por u bëmë KAPSA...?!

 

S’ doli kurrgjë

Dhamë tjetër BETIM

Të bëjmë tjetër shtet

Të ëmbël asimilim...?!

 

I gjuajmë prejardhjet

Si minjtë maca

Bashkojmë kryq e hënë

S’ na intereson raca...?!

 

Ai hynte me një

Se ishte i çmend

Ne hymë me dy

Por aspak me mend...?!

 

Kemi harruar krejt

Bile edhe BETIMIN

Shumë i ëmbël na bëhet

Te populli robërimi...?!

 

Ky që shpalli KËTË

Na bëri pak nevrik

BETIMIT të dhënë

Pse i rrinë BESNIK...?!

 

Ne ndoshta nesër

Japim BETIM të tretë

Të jemi në QEVERI

Ashtu siç duam vetë...?!

 

E kemi kapur popullin

Për VETJE si ujku qenin

E shtrëngojmë sa duam

Si kalin me frerin...?!

 

Rininë e kemi me vete

Në punë një me njëzet

Profa, Mërra e Dërra

Me vuajtje përjetojnë lezet...?!

 

 

TOMAHOVKA

 

Njëfarë kastraveci

Me pesë lek në xhep

Të përshëndes tha poet

Dhe u përkul si plep...?!

 

S’ ka nevojë thash të përkulesh

I nderuari pasanik

Nesër do të vdesim

Dhe do të harrohesh vrik...?!

 

Vazhdoi me cinizëm

Atë e ka në gjak

Tha me tomahovka

Na ke dhënë dajak...?!

 

Do të kesh tha pasoja

Si dikur me separatizëm

I thash tash prej jush

Që mbi kësulë keni mizën...?!

 

Mbaruat me atë kohë

Tash merreni me tradhti

Tash faleni nëpër kisha

Harruat teqe e xhami...?!

 

Keni mjaft pushtet

Por edhe kohë të lirë

Xhepat plot para

Vërtetë jetë të mirë...?!

 

Krejt do të del në shesh

Dosjet i keni gati-

Edhe pak të zhgërryheni me gjak

Vërtetë jeni biçim lugati...?!

 

 

ALLATURKA  ALLAFRANGA

 

O gjarpërinj të zi

Me petk fetar

Ua shikojmë veprat

Se s’ jemi të marrë...

 

U ushqen populli

Që i thonë shqiptar

E nëpërkëmbni shqipen

E mbaheni kombëtar...

 

Gjuha është e shenjtë

E asaj që u ka pjellë

Të tjerat në botë

Janë për ti vjellë...

 

Jeni gjak prishur

Me dreqin në zemër

Me dredhi të pista

Keni përfituar emër...

 

Ju që jeni qosa

Por edhe ju mjekroshë

Barkun e keni hambar

Por kokat u janë bosh...

 

Në emër të atij lart

Bëni krime mbi njerëzinë

Nuk zgjidhni gjuhë e vend

Përdhosni edhe xhaminë...

 

U përkrah me të mira

Juve MARIMANGA

Dini të përkuleni

Allaturka edhe allafrënga...

 

 

I PRANOI NËMËT ZOTI

 

I pranoi Zoti nëmët

Për ato në parlament

Për hekën e popullit

Ato i ka çmend...

 

Gati janë hoxhallarët

Të hipur në minaret

Të thirrin SALLET

E të hapin varre...

 

I kemi ditur të mençur

Bile edhe patriotë

Na dolën kopukë

Na turpëruan në botë...

 

Krejt ajo që ndodhi

Ndodhi me porosi

Veç jo për popull

Por për tjetër mulli...

 

Përgatiteni prind të rinj

Ju për të lind

Si dikur para një shekulli

Ato KOMITAXHINJTË...

 

Këto kanë prapanica

Por aspak s’ kanë tru

Këto s’ meritojnë

As gomarët për dru...

 

Ne presim ligje

Kushtetutë për Drejtësi

Këto na bëjnë varre e burgje

Mjerë ti moj e mjera RINI...

 

 

SI E KANË BËRË BETIMIN

 

Potentë në luftë

Impotent në “liri”

Për udhëheqësit e luftës

Vërtetë çmenduri...

 

Humbësi u rrinë

Si gjeli mbi pulë

Çmendurisë dhe tradhtisë

I kanë venduar vulë...

 

Të mirat në letër

I zëvendësuan me fjalë

Habitet edhe bota

Me këto mend dalë...

 

Fjalën komb

E arsyetojnë me fenë

Patriotizmin e moçëm

E dokumentojnë me rrenë...

 

Tash i ka ngelur popullit

Tu thotë si NANOS ik

Përgjumësinë populli

Ta largojë sa më vrik...

 

Këto e çojnë

Popullin në greminë

E largojnë e sakatojnë

Më të shtrenjtit-rininë...

 

Duhet të tregojnë

Si e kanë bërë BETIMIN

Herë kurdo qoftë

Do ta marrin dënimin...?!

 

 

CURRILAT E GJAKUT

 

S’ merrem me vrasje

As me tradhti

S ’mi ka falur Zoti

Mua këto veti...

 

Të bëjë varre

Të ngrejë lapidar

Duke e zhdukur

Popullin tim shqiptar...

 

Hajë misërnike

Atë më ka falur Zoti

Të qeshem i lumtur

Të mos derdhet loti...

 

Për atë që them e prish

Kurrë se bëjë në jetë

Sikur currilat e gjakut

Të më shkojnë përpjetë...

 

Jo më këtë shtet

Kanibal në botë

Krejt mundi parë

Dhe ky do tu shkojnë kot...?!



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora