E enjte, 25.04.2024, 03:20 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Alma Lama pret studentët europianë

E premte, 26.09.2014, 07:47 PM


Deputetja e Lidhjes Demokratike z. Alma Lama, sot në ambjentet e Kuvendit të Kosovës priti një grup studentësh prej vendeve të ndryshme të Evropës, pjesë e Asosacionit Ndërkombëtar të studentëve për Shkenca Politike (IAPSS). Në këtë organizatë bëjnë pjesë 15 asosacione dhe rreth 5000 individë nga 50 vende të botës. Gjatë këtij takimi u bisedua në lidhje me situatën aktuale politikë në Kosovë, dhe disa nga sfidat themelore me të cilat po përballet shteti dhe shoqëria. Studentë shprehën interes në lidhje me funksionimin e Kuvendit, të drejta e grave dhe angazhimi i zonjës Lama në lidhje me këtë çështje, si dhe rrezikun nga islami radikal që i kanoset Kosovës.

Zonja Lama shpjegoi proceset e ndërtimit të demokracisë prej pas lufte, foli për problemin e veriut të Kosovës dhe raportet me Serbinë, të drejtat kushtetuese të grave si dhe përpjekjet e grave parlamentare për barazinë gjinore. Po kështu Lama shpjegoi sfidën e institucioneve të Kosovës në përballje me elementët e terrorizmit dhe radikalizmit islamik, si dhe për qëndrimet e partive politike në lidhje me këtë çështje. Lama theksoi se është një nga detyrat parësore të kësaj legjislature që të plotësojë kornizën ligjore në këtë fushë, si dhe investimin më të madh që shteti duhet të bëjë në fushën e arsimit.

Vizita e studentëve evropian u bë në kuadër të një turi studimor, i cili përfshin edhe vende të tjera si Brukselin, SHBA-të, Tunizinë dhe Bosnja e Hercegovina.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora