Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Jetojmë nji jetë abnormale dhe kjo na pëlqen

| E merkure, 02.07.2008, 06:57 PM |


Selim Hasanaj
JETOJMË NJI JETË ABNORMALE DHE KJO NA PELQEN

Nga Selim Hasanaj

Shumë moti më ka shkue neper kokë ideja të ulem dhe të shkruej pak per dicka që shumices po u duket civilizim dhe kulturë, ndersa pakices nga ky civilizim po i vjen të vjell.
Kur pata ardhë në Norvegji më kujtohet sikur sot ishte vera e nxehtë rekord në ketë shtet e vitit 1991 dhe unë me gruen time dhe tre femijet e mijë shkuem në plazhin e liqenit MJØSA në qytetin Hamar per tu la dhe freskue. Dersa unë dhe grueja ishim të shtrim dhe rreziteshim ndegjojë piskamë fëmijesh dhe menjiherë dallova se ishte vajza ime Shpresa dhe Fan-Noli i vogël që piskatshin tmerueshem. Vrapova me vrap dhe pash se ata kishin marr panik dhe vajza per ta mbrojt vëllaun ma të vogel kishte shterngue ate me të dyja duert rreth krahnorit por edhe vet tmerrohej sepse edhe ajo ishte e vogël. Ata i kishte sulmue nji qen i lidhun i nji zonje e cila ishte fut në ujë të lahej dhe qenin e kishte lanë të lidhun per nji shkurre por ai kishte litarin e gjatë dhe kishte arrijt ti ndjek fëmijet e mijë per disa metra dhe këta nga frika piskatshin sado që qeni tani ma nuk mund ti arrinte. Të thamë të drejten si prindi që revoltohet kur fëmiut të tij i ndodhë dicka edhe unë u gjindosa por edhe vetë kamë fobi nga qeni dhe frigohem andaj ajo krijesë e pafajshme shpetojë pa e hanger ndonji shqelem nga unë. Mirpo doja të dij se kush asht pronari i tij dhe të sqarohem me te. Grueja ime nga frika se mos po zihem me dikend shkojë dhe gjeti mikun tim Mr. Qatip Alitin dhe ai erdhi me vrap te unë. Gjithcka kalojë mirë sepse pronarja e qenit nuk u lajmrue derisa unë isha i gjindosun. Ajo erdhi tek neve tek pas tri orve dhe kerkojë falje, u interesue per fëmijet dhe më luti mos ta lajmrojë në polici sepse do ja marrin qenin. Unë tani isha qetsue dhe i thash te ik e mos ta shof dhe të ketë kujdes tjeter herë.
Kështu ishte pra para 17 viteve në Norvegji. Nji vit ma vonë isha në Dardani dhe atje nuk pash askend të shetit rrugve me qen ose ti puth e pergdhel ata. Tani derisa po shkruej po më kujtohet kanga e rapsodit Augustin Ukaj , kangë per Gurbetin  që e pat thur në fillim të viteve 1970 ku nji strofë e tij thotë: ATA KISHIN NJI ZAKON T'MIRË, BURR E GRUE DHE QENIN N'ZINGJIR.
Sot më bjen në sy per cdo mengjes fqiu i im Andreas i cili kur unë zgjohem dhe hap dritaren e dhomes së gjumit ai vec asht këthye para baneses nga shetitja me qenin e tij ujk dhe para hymjes në banesë ai e kreh dhe i perkdhel trupin nga 3-4 minuta e tek pastaj futet mbrend. Posa e fut qenin mbrend shof atë pastaj se si del vet jasht dhe nga xhepi i vindjakave nxjerr nji qese najlloni të mbushun plot mutë të qenit dhe shkon e  e hudhë ate në shporten e mbeturinave. Fqinja ime Melisa serbe emuslimanizueme  nga Bosna ( unë kështu i quej boshnjaket e Bosnes) ka nji qenush të vogel dhe e quen Armandi. Ajo mban Armandin e vet në krahnor , ai e lëpin ate faqeve dhe fytyres, ajo e puthë ate në gojë, në hund, në faqe etj. Po të shkosh te këta njerz në banesë gjithkah asht perplot me qime qeni, vjen era qen dhe njeriu nuk mund të rij aty. Aty rrin vetem njeriuqen e i bir qeni.
Në vitin 1995 në Alvdal qenet e shtepisë  së vetë( 4 sish),  e paten mbyt Miklas-in nji shok i klases së Fan-Nolit tim kur ky kishte vetem 7 vjet. Nuk kalon ditë e të mos lexon njeriu se si dikend e kanë sulmue e dikend mbyt qeni ose qenet. Zakonisht viktima biejnë fëmijet. Shtypi norvegjez flet per shifra deri në 1200 veta të kafshuem dhe sulmuem nga qeni në vit. Asht ba trend që të kesh qen, të kesh mace, të kesh derkuc të vogel, të kesh papagaj , zogj të ndryshem, të kesh minjë të ndryshem e disa mbajnë si shtazë per qejfi edhe gjarpinjë deri tek boat dhe pitomat perbindsha.
Andaj thash se shumica mendojnë se jetojnë jetë normale ndersa pakica nga kjo trishtohet dhe i vjen të vjell. Nuk kisha dasht të keqkuptohem sepse unë nuk i urrej shtazet, unë i due ato bile edhe qenin nga i cili frigohem. Ama nuk mendojë se qeni më banë shoqni dhe ma then monotonin dhe ata që mendojnë ashtu mue më duken të cmendun. Më duken jo normal. Njeriu sot ik nga familja , nga prindet posa ti mbush të 18 vjetet dhe per mos me jetue vetem ai blen me shumë para qenin ose ndonji shtazë tjeter. Per prind kurr nuk ka kohë ndersa qenit i blen ushqim, e lanë , e puth, e perkdhelë dhe i mban edhe mutin në xhepa. Më duket trishtuese kjo sepse vetem mbrenda 17 viteve ligji në Norvegji ta zam ka ndryshue në favor të atyne që dojnë ta ndajnë diten dhe naten, ta ndajnë shtratin, tavolinen e ngranjes, sofat e ndejes etj me qenin. Nese kështu vazhdon kjo botë kishte me qenë mirë të quhet BOTA E QENVE.
Edhe në Dardani kishte arrijt kjo " kulturë" dhe derisa disa shetitnin qenet shumica kerkonin lëmoshë neper trotuare dhe shumica kerkonin ushqim neper shporta mbeturinash.
Kohna të liga po vijnë. Lumë unë që i kamë 53 vjet dhe mjer nipat e mijë c'kohë po persin.

Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji