Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vrasja që tronditi Vatikanin

| E marte, 23.09.2014, 07:33 PM |


Historia e klerikut, që e pushkatuan se pagëzoi një fëmijë

Me rastin e vizitës së Papa Franceskut, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vendosën portretet e 40 martirëve të kishës katolike të ekzekutuar nga regjimi komunist. Mes tyre ishte edhe portreri i Don Shtjefën Kurtit, personazhit të këtij emisioni. U përzgjodh si personazh, pasi historia e jetës së tij është ajo e një kleriku - nacionalist dhe patriot që u pushkatua nga komunistët vetëm sepse, pas fushatës për të konvertuar Shqipërinë në ë vetmin vend ateist, guxoi të pagëzonte një fëmijë të sapolindur.

Menjëherë më pas Vatikani dhe e gjithë bota e qytetëruar protestuan duke e vënë kastën komuniste të Tiranës në pozitë të vështirë.