E premte, 29.03.2024, 05:42 AM (GMT)

Mendime

Beqir Sina: Grate viktima te dhunes familjare ne Shqiperi

E merkure, 02.07.2008, 05:50 PM


Beqir Sina
Grate viktima te dhunes familjare ne Shqiperi

Me teper se nje e treta e grave (37%), te intervistuara jane viktima te “rrahjes se dhunshme” ne familje.

Nga Beqir Sina, New York

LONDER - ANGLI : Ne Shqiperi me shume se nje ne tre gra te martuara, ose nga ato qe bashkejetojne me ndonje partner, gjate vitit te kaluar, jane “rrahuar” keqazi nga bashkeshorti ose partneri i tyre, thekson nje studim i bere nga instituti Britanik - BMJ ( British Medical Journal ).

Raporti i BMJ-se eshte bere ne bashkepunim me Universitetin e Tiranes dhe perfshine reth 1039 te intervistuara, kryesishte gra te martuara qe banojne ne Tirane dhe rrethine, mosha e te cilave sillet prej 25 deri ne 65 vjeçe.

Grate e intervistuara, sipas ketij studimi tregojne se “rrahen dhunshem” nga burrat e tyre duke u goditur ne menyra te ndryshme, me grushta dhe shqelma, ose goditje te dhunshme te tjera neper pjese te trupit.

Me teper se nje e treta e grave (37%), te intervistuara jane viktima te “rrahjes se dhunshme” ne familje. Me te “rrahurat” jane ato te moshes 25 - 34 vjeçare, ato me shkolle te mesme, ose ato qe punojne ne pune profesionale, grate me edukate e shkollim me te lart se burrat ose partneri tyre, si dhe ato qe jane te martuara ne zonat rurale.

Ky studim eshte bazuar ne lidhjet qe ka statusi midis burrit dhe gruas, te cilat jane te “shoshitura” mire per te vene ne fuqi hierarkine gjinore, ne menyre te veçante kur burrat ne perdorin forcen per te treguar autoritetin e tyre te plotfuqishme, thekson raporti i Institutit te studimeve mjekesore britanike BMJ.

Ky studim eshte bere, edhe ne vende te tjera te botes dhe ka gjetur mendime se grate dhe burrat nuk kane shume probleme te ketij karakteri, aq sa kane grate ne Shqiperi. Ato jane fare te pambrojtura nga dhuna e burrave , ndoshta edhe nga mentaliteti konservative i rolit gjinor ne Shqiperi, midis dallimeve burre e grua, cek ky raport.

Raporti, thote se nder ndryshimet post-komuniste ne Shqiperi, jeta ka pesuar ndryshime te medha, por shihet e nevojeshme qe te ulet sa me shume perhapja e dhunes ndaj grave ne familje.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora