Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Ku i kanë varrezat këta burra...?!

| E shtune, 20.09.2014, 06:53 PM |


KU  I  KANË  VARREZAT  KËTA  BURRA..?!

Nga Fritz RADOVANI

?KËTA KLERIKË KATOLIK NUK KANË AS SOT VARREZA...

?ASKUSH NGA VRASËSIT E TYNE NUK KA KERKUE FALJE...

1.?Don Lazer Shantoja (2 Shtator 1892 – 5 Mars 1945) Meshtar i njohun nder predikatarët ma të mirë. Fjalimet dhe konferencat e Tij janë të papersëritëshme. Ishte njeri i kulturës, i letërsisë dhe i artit, u masakrue deri në atë gradë sa nuk njihej kush asht...I sharruen kambët me sharrë druevari. Ishte në moshën 54 vjeç, kur asht vra në brigjet e lumit Lana në Tiranë, bashkë me Sulçe Beg Bushatin...

2.?Don Mark Gjani (1909 – 1945) Në shtator 1945, mbytet në tortura, në Mirditë. Ishte sekretar i Imz. Frano Gjinit. Kerkohet me dishmue kunder Tij, prandej, edhe masakrohet e vdes në tortura. Trupi i Tij tretet në breg të lumit, me ushqye qentë e fshatit...

3.?At Papa Pandi (1910? –Tetor 1945), mbytet në Korçë, në mënyrë shnjerzore... I prenë koken me sopatë në pyll, dhe ia vune mbi gjoks pranë Kryqit...Ishte klerik katolik që punoi per unifikimin me Kishen Ortodokse. Ishin një brezni që dallohej në shenjë...dhe, që nuk persëritet!

4.?At Anton Harapi (5 Janar 1888 – 20 Shkurt 1946), Në gjyqin special që u dënue me pushkatim tha: “Shqipnia u fitue me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijnë dita e, me Paqë dhe me Drejtësi do të fitohet!...”. E vranë në breg të lumit Lana, në Tiranë.

5.?At Giovani Fausti S.J. (1901 – 1946). Ishte profesor i teologjisë dhe filozofisë në Seminarin Papnuer të Jezuitëve në Shkoder. Një nga klerikët ma të kulturuem e dashamirës të Popullit Shqiptar. Erdhi porsa u shugurue meshtar nga Breshia, Itali, per me mbetë “pa varr” tek ne.

6.? At Daniel Dajani S.J. (1916 – 1946)Rektor i Jezuitëve. Drejtues i Revistës “Lajmtari i Zemres së Krishtit”. Pushkatohet i pafaj si vllaznit...

7.?At Gjon Shllaku O.F.M. (1905 – 1946). I paisun me një kulturë të gjanë në universitetet e Holandës, Belgjikës dhe Sorbonës... Duhej “zhdukë” bashkë me themelet e Françeskanëve të Shqipnisë... Kështu, “kishte, urdhnue qeveria sllavokomuniste e Beogradit!”...

8.?Xhakoni Mark Çuni (1920 – 1946). Seminaristi që thëmeloi në vitin 1945 Organizaten “Bashkimi Shqiptar”, pa perfundue Lufta e Dytë Botnore. Ajo kishte pikpamje dhe program demokratik. Në këte organizatë nuk bante pjesë asnjë klerik.

9.?Don Nikoll Gazulli (1893 – 1946) Me 23 Mars 1946 vritet në Vrith tradhëtisht...

10.?Don Alfons Tracki (1892 – 1946). Vjen nga Breslau dhe edukon një brezni Atdhetarësh Shqiptarë. Pothuej, të gjithë u pushkatuen nga komunistët si Mësuesi i Tyne gjerman Tracki, me 17 Korrik 1946. Ishte një Misionar i vertetë që mbet i paharrueshem per veprat fetare e bamirëse!

11.?At Josif Papamihajli (23 Shtator 1912 – Tetor 1946?) Po në tetorin e 1946, mbytet mizorisht edhe At Josifi Papamihajli... nga Elbasani. Urrejtja per Emnin Klerik... e çoi në kampin e shfarosjes së Bedenit të Korçës. E mbyten në baltë për së gjalli...

12.?Don Mark Bici (1909 – Nandor 1946), mbytet në tortura në hetuesinë e Mirditës.

13.?Imzot Nikoll Tusha (1895 – 14 Nandor 1946).  Asht mik dhe bashkpuntor’ i Cafo Beg Ulqinit, në ngritjen e Flamurit të Pavarsisë në 1940. Per këte akt Atdhetar, pushkatohet nga malazezët me 14 Nanor 1946 ...

14.?Don Zef Maksen (1901 – 16 Nandor 1946). Misionar gjerman. Pa asnjë fakt, dënohet 2 vjet burg...Ka shpetue disa “komunistë” nga kampet naziste. Per këte si “shperblim”... merret mësheftas nga burgu i Tiranës dhe në rrugen e Kukësit...pushkatohet me 16 Nandor 1946.

15.?At Bernard Llupi (7 Shkurt 1886 – 25 Nandor 1946) Me 25 Nandor 1946, pushkatohen në Prizren me t’ ashtuquejtunit “antarë të Katoliçeskaja Banda”, kryesue gjoja nga At Llupi. Në fjalen e fundit tha: “Vdekja si kjo, vdekja per Shqiptarizem, asht kup’ e artë!”...

16.?At Bernardin Palaj (22 Tetor 1894 – 2 Dhjetor 1946) Dijetarin e mbyten në tortura... E varrosën naten tek qershija...në oborrin e atij konvikti, ku e masakruen, tek konvikti “Malet tona”.

17.?Don Luigj Prendushi (8 Janar 1896 – 24 Janar 1947) Arrestohet dhe pushkatohet pa faj me daten 24 Janar 1947, tue u kujtue i fisit tjeter Prennushi, pa asnjë fakt...

18.?Don Dedë Maçaj (5 Shkurt 1929 – 28 Mars 1947). E marrin ushtar. Me 28 Mars 1947, para togës së pushkatimit deklaroi: “...Po vritem per shkak t’ urrejtjes ndaj besimit Katolik...E them këte pa hidhërim apo urrejtje per ata, që mbas pak, do të më vrasin!”...

19.?At Serafin Koda (25 Prill 1893 – 11 Maji 1947) Nuk pranon me u shpifë... per këte torturohet derisa vdes i masakruem. Ishte 54 vjeç.

20.?Vlla Gjon Pantalia S.J. (2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947). Mbas largimit jezuitëve italian nga Shqipnia, shkoi në Kuvendin e Fretenëve, ku u arrestue dhe u masakrue si pak kush...”dinte shumë...po, nuk fliste!”. E hodhën nga kompanjeli, se gjoja, “ka dashtë me ikë...”.

21.?Don Nikoll Shelqeti (1892 – 1947) E torturuen, po nuk u thye…I dhane një dënim…dhe e nisën në kampin e shfarosjes së Kavajës …E mbyten në Beden dhe e zhytën nder baltat e kënetës...

22.?Don Anton Zogaj (1905 – 9 Mars 1948). Ishte sekretar i Imz. Vinçenc Prennushit, Argjipeshkëv i Durrësit, pushkatohet në Durrës me 9 Mars 1948, mbasi nuk pranon me akuzue Argjipeshkvin e vet.

23.?Imz. Frano Gjini (1886 – 11 Mars 1948). Asht i pari Rregjent i Delegacionit Apostolik të Vatikanit në Shqipni, klerik Shqiptar. Trim dhe guximtar i pashoq. Ka deklarue: “Unë nuk do t’ a ndajë kurrë grigjen time nga Selia e Shenjtë!”.

24.?At Mati Prennushi (2 Tetor 1882 – 11 Mars 1948). Asht kenë bashkpuntor i Dedë Gjo’ Lulit në 1911, në ngritjen e Flamurit... Në qelen e Tij u mblodh kuvendi i Malësisë, per “Memorandumin e Gerçës, “faje” per të cilat, Krajl Nikolla kerkoi  me e varë në litar. E dënoi edhe Ahmet Zogu me vdekje...dhe, u ekzekutue nga Enver Hoxha, me 11 Mars 1948...kur ishte Provinçial i Françeskanëve.

25.?At Çiprian Nika (19 Korrik 1900 – 11 Mars 1948). Ishte rektor i Françeskanëve të Shqipnisë. Figurë e shqueme Atdhetare dhe trim që nuk i tutej syni nga vdekja per “Fé e Atdhé” ...Asht pushkatue se nuk pranoi me akuzue vllaznit e vet “per futje armësh në kishë”...

26.?Imzot Nikoll Deda (1892 – 11 Mars 1948). Asht torturue aqsa i tha një shokut vet që nuk e njohu në qeli: “Mos harro, se kam pasë kenë Don Nikoll Deda...!”. Ka vdekë si burrat, ishte i pafajshem.

27.?Imz. Gjergj Volaj (1905 – 3 Prill 1948) Ishte ipeshkëv i Sapës. Predikatar i njohun dhe me kulturë të gjanë. Asht torturue aqsa, ndoshta, pak kush ka kalue vuejtje e tortura në sigurim si Ai.

28.?Don Dedë Plani (1889 – 30 Prill 1948) Meshtari i Dukagjinit që e mbysin nder tortura. Zhdukun dhe dosjet e hetuesisë sigurimit se, janë “pa firmë”, mbasi nuk ka pranue asnjë akuzë.

29.?Don Nikoll Laskaj (1898 – 15 Maji 1948). Vdes nga stermundimi, urija dhe vuejtjet në kampin e shfarosjes së Bedenit të Kavajës...në 1948.

30.?Don Aleksander Sirdani (1891 – 31 Korrik 1948)Dijetar dhe studjues i folklorit dhe i etnografisë... Masakrohet në hetuesinë e Koplikut të Shkodres, dhe e mbysin nder pusat e zezë të asaj hetuesi.

31.?Don Pjeter Çuni (9 Korrik 1914 – 31 Korrik 1948) Asht masakrue me Don Aleksandrin dhe asht groposë bashkë me Té, tue thirrë: “Rrnoftë Krishti...tek Ai, po shkoj...”, me 31 Korrik 1948.

32.?Don Ejëll Deda (1917 – 1948) Torturohet në burgun e Kishës së Fretenëve. Nuk perballon vuejtjet...vdes në spitalin e burgut në 1948.

33.?Don Jakë Bushati (1890 – 12 Shtator 1949)Torturohet në hetuesi të Lezhës. Nuk pranon asnjë akuzë. Vdes nga torturat dhe zhytja e trupit në ujë të ftohët...1949.

34.?At Gasper Suma (1897 – 1950) Meshtar i vendosun me vdekë pa njollosë zhgunin e Shen Françeskut me akuza fallse ndaj vllazenve të vet, edhe pse Ata, ishin të pushkatuem. Vdes në burg 14 Prill 1950.

35.?Imz. Jul Bonatti (1874 – 5 Maji 1951). Dijetar dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të hueja. I njohun në Shqipninë e Jugut si Meshtari që u adhurue nga vlonjatët. Dënohet...e çojnë në manikomjo të Durrësit, atje me 5 Maji 1951 e shkyjnë të “çmendunit”...

36.?At Palë Dodaj (1880 – 5 Shtator 1951) Frati që shpetoi Ahmet Zogun, nen zhgunin e Tij në Rubik. Historian dhe demokrat që nuk pajtohet me asnjë diktaturë. Atdhetar i flaktë. Guximtar dhe luftar i vendosun per bashkimin e Kosovës me Shqipni. Vdes në burg në 1951.

37.?At Karlo Serreqi (26 Shkurt 1911 – 4 Prill 1954) Asht frati që nuk pranoi me kallëxue Rrëfimin që i kerkohej nga sigurimii shtetit. Per këte qendrim kaloi jetën burgjeve. Vdiq në burgun e Burrelit më 4 prill 1954.

38.?At Klement Miraj (1 tetor 1882 – 22 Nandor 1956) Ishte figurë e spikatun e klerit në lamen e letrarit, etnografit e folkloristit. Asht një nga Atdhetarët e shquem. Me 22 Nandor 1956, vdes në burgun Burrel.

39.?Don Rrok Frisku (21 Mars 1892 – Dhjetor 1956) vdes në burgun e Burrelit

40.?Don Pjeter Tusha (Noga) (1873 – 1958) Interrnohet në Kuq të Kurveleshit, ku vdes i pathyeshem perballë diktaturës mbas 4 vjetësh ... Stermundimi dhe mosha bajnë punen e vet...

41.?Don Ejëll Kovaçi (5 Prill 1920 – 10 Nandor 1958) Torturohet dhe vishet me akuzat ma të pabesueshmet per Shqiptarin e vertetë. Pushkatohet se nuk ka pranue me nenshkrue Statutin e vitit 1951.

42.?Don Vlash Muçaj (1892 – 1963) Ishte nga Kruja. Arrestohet dhe vdes nga torturat dhe etja per ujë...

43.?At Rrok Gurashi (1894 – 1 Janar 1965)Ka lanë shumë faqe me procese të nenshkrueme në hetuesi. Nuk perballonte torturat...Atë ditë, me 1 Janar 1965, ka thirrë At Konrrad Gjolaj, që ishte i burgosun dhe asht Rrëfye...

44.?Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969). U shugurue meshtar në  8.12.1961. U arratis se vazhdoi sherbimet fetare mbas 1967. E kthyen miqtë e sigurimit shtetit, UDB jugosllave, dhe e vranë me 1 Prill 1969...

45.?Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Prifti që ka Pagëzue një fëmijë!

U  pushkatue 20 Shtator 1971.

46.?Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Ky asht Kleriku që ka vue gojë kunder diktatorit Enver Hoxha. U pushkatue me daten 10 Shkurt 1974, per sëvdekuni, mbasi i shkyen gjymtyrët...

47.?Don Prekë Nikçi (2 Nandor 1921 – 15 Mars 1974) Nuk pranoi me mohue Fenë. E mbyten në kazanat e fabrikës së çimentos në Krujë.

 

48.?Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Ishte ordinar i Abacisë së Mirditës. Njeri shumë i besueshem i Imz. Frano Gjinit. Sigurimi kerkon prej Tij letrat e Imz. Gjinit dhe dokumenta tjera, të cilat, mendohej se i ka Don Leci...Ky nuk i dorzon, pranon dënimin dhe vdes në burgun e Tiranës, me 4 Prill 1986...

49.?Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Asht arrestue vetem se ishte klerik katolik në vitin 1952... Një Kalvar i pafund që mbyllet dy muej para plotsimit të dënimit. Vdes në Zejmen në 1987.

50.?Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Mbasi bani 15 vjet burg, ishte i sëmurë, vdiq në kampin e Sarandës, tre muej para lirimit të klerikëve me 13 Janar 1989...

Presidenti, Kryeministri, Gjykatat dhe Ministria e Punëve të Mbrendshme e Republikës së Shqipnisë, të gjithë i dijnë “Vendgroposjet” e Këtyne Martirëve!..

Moskallzimi asht vazhdimësi e URREJTJES !

URREJTJA NDAJ ATYNE “GROPAVE” DHUNON HARMONINË FETARE..?!

?ASKUSH NGA VRASËSIT E TYNE NUK KA KERKUE FALJE...

Melbourne, Shtator 2014.