Zemra Shqiptare

  http://www.zemrashqiptare.net/


Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me fotografin Shkëlzen Rexha - Xeni

| E merkure, 02.07.2008, 08:00 PM |


Shkëlzen Rexha
INTERVISTË ME FOTOGRAFIN SHKELZEN REXHA - XENI NGA GJAKOVA FITUES I DYFISHTË NË KONKURSET PËR FOTOGRAFI NË SHQIPËRI

''NUMRI I FOTOGRAFIVE TE MIA ËSHTË DISA QINDRA MIJËRA''

Nga Albert Shala - Zemra Shqiptare

Shkëlzen Rexha - Xeni nga Gjakova është i shpërblyer dy herë me vende të dyta në konkursin mbarëkombëtar në Fier në Nëntor 2007 dhe atë Ndërkombëtar në Shkodër në Galerinë “Zoom IRIS 2008” në maj 2008. Ai është ligjërues i lëndës së fotografisë në Universitetin e Kosovës ne Gjakovë. Për Zemra Shqiptare, bëme një intervistë me të.

Si filluat të fotografoni dhe në cilën moshë?

Të fotografoj kam filluar krejt rastësisht. Isha ne shkolle të mesme, pra pesëmbëdhjetë vjeçar. Ishte një dite e caktuar nga shkolla për shëtitje me shokët e shkollës dhe unë kisha marre me veti një aparat “Berette” të cilin ma kishte sjellë babai nga Holanda. Kështu gjatë asaj shëtitje i fotografova shokët e shoqet e mia.

Kjo ishte fillimi, po pastaj?

Ne vitin 1981-1982 diplomova për dizajn dhe fotografi ne Universitetin e Prishtinës te profesor Afrim Spahiu. Kështu nga kjo kohe merrem në mënyre profesionale me fotografi.

Kush t'i ka vlerësuar fotografit e bëra në atë kohe?

Fotografit mi kane vlerësuar shoqëria ime qe ka qene nxitje për mua që të merrem edhe më seriozisht me fotografi.

Keni fotografuar gjate luftës 1998-1999?

Unë kam fotografuar ne Kishën Katolike te Shën Antonit në Gjakovë të zhvendosurit nga lufta qe aty ishin mirëpritur dhe strehuar. Aty ishin edhe dy gazetarë në detyrë, Albert Shala dhe Valentina Gjuraj.

Te jam i sinqertë fotografit e mia më së shumti që kam bërë janë ato të pasluftës.

Portret - Gruaje Shqiptare
Gjakova është ndër qytetet më të goditura nga lufta. Si fotograf çka do të veçonit pasi në Gjakovë pas lufte ka pas shumë tubime te përmortshme të viktimave që vinin nga varrezat masive të Serbisë?

Ne kohen e pasluftës te gjitha tubimet e protestat i kam regjistruar, fotografitë qe i kam bërë në Meje të Gjakovës, dhe mbarë Kosovën, ku janë disa qindra shqiptarë të vrarë janë ato që më kanë prekur.

Njiheni si fotograf qe bëni shume fotografi, sa fotografi i keni bere deri tani?

Numrin e saktë të fotove nuk e di por ato janë disa qindra mijëra foto.

Çmimet në Shqipëri që i keni fituar në konkurse për fotografi, çfarë domethënie paraqesin ato për ju?

Çmimet janë me domethënie të madhe për mua sepse ato njëkohësisht janë ura lidhëse mes fotografeve nga vende të ndryshme.

Planet në të ardhmen?

Marrja pjesë në ekspozita ndërkombëtarë dhe kombëtare ku do të prezantoj, kulturën shqiptare dhe fotot artistike të realizuara nëpër Atdhe dhe Evropë. Tani jam para përfundimit për shkallën e tretë (magjistër) në dizajn & fotografi.

© www.zemrashqiptare.net