Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Diturija

| E diele, 10.06.2007, 06:21 PM |


Sami Frashëri

Në ka një gjë, për të cilënë shqipëtarëtë duhetë të kujdesen me të teprë, ajo pa dyshim është dituria. Gjithë katundet e gjithë pshatratë a dy tre pshatra t’afërta bashkë duhetë të kenë shkolla të para edhe qytetetë të kenë nga më shumë se një, pas madhërisë së tyre. Gjithë djemt’ e vashatë që më 7 vjeç e gjer më 13 do të jenë të shtrënguarë të venë domosdo në shkollë edhe ata prindërë, që të mos dërgojnë fëmijënë në shkollë do të qërtohen e të shtrëngohenë t’i dërgojnë. Mësimi do të jetë pa ndonjë pagesë, edhe të vërfëret do t’u epenë edhe fletoretë e karta etj, pa pagesë. Në mest të çdo nëngastre do të jetë një shkoll’e dytë për djemt edhe një për vajzat. Në mest të çdo gastre do të jenë veç shkollavet të dyta (ryshdije, skolion) edhe të treta (i’dadije, gjimnasion) për djem e për vajza veçan edhe shkolla për mjeshtëri pa vëndit a për bujqësi, etj.
Në kryeqytett të Shqipërisë, përveç shkollavet të vdyta e të treta do të jetë një gjithëmësime (dar-yl-fynun, panepistimion), një shkollë ushtërije, një për metaletë e për pyjetë, një për bujqësinë edhe shumë të tjera për dituri e për mjeshtëri të veçanta. Më pastaj edhe dy gjithëmësime duhetë të hapenë: një në Shqipëri të Sipërme e një në të Poshtërmet. Shkoll’ e aniërisë duhetë të jetë mb’anë detit, tek të jen’ edhe aniat’ e luftësë, në Durrësë a në Ujët të Ftohtë (afrë Vlorësë).
Në këshillë diturije (akademië) duhetë të jetë në kryeqytett, e cila të kujdesetë për gjuhët’ e për livratë, që duhenë, etj. Një shtypëtore e qeverisë do të meretë me të shtypurë livratë, që duhenë për shkollatë edhe për të nxjerrë fletore diturije, të përkohëshme e çdo gjë, që duhetë për të xgjuarë shqipëtarëtë. Disa shoqërira do të bëhenë me ndihmët të ministries së diturisë për të shpënë përpara dheshkronjënë, istorinë, dhekërkonjënë (gjeologjia), metalet’ e të tjera punëra të Shqipërisë; edhe cilado nga këto do të nxjerrë një herë në muajt a më pakë një fletore të përkohçime, në të cilën të rrëfehetë gjithë ç’ka gjetur’ a çpikurë shoqërija.
Në kryeqytett të Shqipërisë do të jenë dy shkolla të mbëdha për gjuhërat; në njërët nga këto do të mësohenë gjuhërat’ e ra t’Evropës: francishtja, gjermanishtja, italishtja, ingjlishtja, persishtja, greqiaht’ e re etj., në tjatërët gjuhërat e vjetëra: greqisht’ e vjetërë, latinishtja, arabishtja, persishtja, sanskrishtja, etj. Cilado nga këto shkolla do të ketë një këshillë, e cila do të jetë e mbledhurë prej njerëssh, që dinë këto gjuhëra, edhe do të përpiqenë të shkruajn’ e të shtypinë livra mësimi etj. Në këto gjuhë, edhe shtypëtore e qeverisë do të ketë shkronjat e gjithëve këtyre gjuhë për të shtypurë ato.
Një musië e përgjithçme do të jetë në kryeqytett për gjithë sa gjërëra të vjetrëa, shtaturëra, fytyrëra, gurë të shkruarë, etj, që do të gjendenë në Shqipëri e gjetkë edhe qeveri’ e kësaj musie do të mihinj’ e të rëmojë gjithë vendet’ e qytetevete të vjetërë për të kërkuarë antikëra. Një tjatrë musië do të jetë për istori të naturtë edhe këshill’ e kësaj do të bëjnë kërkime nëpër të tërë Shqipërin për barëratë, drurëtë, metaletë, gjërërat’ e gjalla etj., të Shqipërisë, si edhe gjërërat’ e vjetëra të dhetregonjësve e të njërittregonjëse. Cilado nga këto dy këshilla të musiëvet do të nxjerrë një fletore një herë në muajt, në të cilat do të shkruajnë kërkimet e gjendjet e tyre edhe shumë diturirëra prej ç’bëhenë n”Evropë e gjetkë për këto punëra. Një bibliothek’ e madhe do të bëhetë e të ketë brënda livra, etj. Të shkruara e të nevojta e të vyera në gjithë gjuhët, që munt të merrenë vesh në Shqipëri.
N’ata vënde të Shqipërisë, që flitenë edhe të tjera gjuhë përveç shqipesë, si bullgarisht, greqisht, vllahisht, ata që flasinë këto gjuhë do të mësojnë në shkollat e para gjuhën’e tyre edhe shqipenë bashkë: shkollat’ e dyta e të lartëta do të jenë shqip; po në dashçinë, munt të bëjnë edhe shkolla të mbëdha në gjuhët të tyre për vehte; po, po s’ditnë të shkruajn’ e të këndojnë shqip, në nonjë punë të qeverisë s’hyjnë dot, as në këshillat mundane të xgjidhenë si mise.

Nga libri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”

ABC nr.29-Vangjel Koça
24.03.2006