E shtune, 20.04.2024, 03:20 AM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Rexhaj: Fëmijët - Prindërit - Mërgimi

E marte, 01.07.2008, 10:26 PM


Xhevat Rexhaj
FËMIJËT-PRINDËRIT-MERGIMI

Nga Xhevat Rexhaj

Në Zvicër kam ardhur në muajin tetor të vitit 1990. Thënë të drejten ndikuan shumë faktorë, se për të thënë që vetëm nga represioni ika atëhere rrej, por u krijuan edhe rrethana tjera të cilat ndikuan që të la Kosovën. Vëllau Zeneli, edhe ai i denuar politikisht me grupin e Gjakovës, kishte ikur 1 vit përpara dhe unë kisha disi shumë probleme me një fqinjin tonë të sigurimit M. Pantiq, dhe besa ma shumë frikohesha nga njëfarë milici, ende as sot nuk e di se a ish shqiptarë a ashkali. Kam dëgjuar se ende punon në polici, e ma mirë po rri rahat, se si dihet sot ku është dhe s`po përmendi emër. Pra erdha atëhere në Zvicër, ku jam edhe sot. Dhe me than të drejten unë kur kam ardh, pata deklaruar se kur të bahet Kosova shtet unë do të kthehem vetë, ose shteti Zviceran duhet me më kthy prapa kah kam ardhur. Por siq po shifet edhe shtetin zviceran, por edhe vehten e kam gënjyer; Republika e Kosovës u pranua nderkombtarisht por une po rri ende këtu, atëhere çka i thonë ksaj pune...

Po e di se atëhere kur kam ardhur disi kam pas vendosur vetë, ‘pak edhe gruaja se sa për fëmij ishin të vegjël, ose të palindur. Por tash jam në siklet, fëmijët pothuaj janë pavarësuar, gruaja si zakonisht kah fëmijët dhe jemi ba si partitë politike në Kosovë, une po i humbi votat, dhe po mbetem opozitë, pra dihet se opozita vetëm mundet me debatu dhe me folë shumë por vendimet i merr Qeveria, pra një e di se shumë vështirë do të jem pozitë. Pra, une me shokë shumë trumpetuam pavarësin, u angazhuam me vite për të dhe tani kur ajo është e prekshme, kemi shuajtur, pra jemi zbutur disi si shumë, sikur opozita në Parlamentin e Kosovës.

I thash këto ndoshta disi edhe me lehtësi por realiteti është i tillë. Pra jemi këtu ne mërgimtarët ku jemi, tani të ballafaquar vërtet me probleme familjare në radh të parë, dhe ato materiale në të dytën. Ne shqiptarët disi mbahemi, nuk jepemi dhe për fat të keq edhe kur kemi probleme, dhe ato mund të i diskutojmë mes veti, rrudhemi dhe sikur themi ; jo more mos ta dij askush se gjërat nuk janë te ne në rregull. Mirëpo të tillat sot i ka çdonjëri, pothuaj çdo familje në perëndim, pra probleme dhe ballafaqime mes gjeneratash, sidomos, kemi të gjithë neve. Ama për mua pyetja kryesore është ku jemi ne prindërit?

Në takime me të rinjë, edhe me fëmijë të mi, hasen shumë dallime në ecjen përpara të fëmijëve, apo të të rinjëve tanë, dhe fajin më të madh sipas tyre e bartim ne prindërit, në të shumtën e rasteve baballarët. Të rinjët tanë deklarojnë se mburren që janë shqiptarë, janë të vetëdijshëm se familja për neve është në planë të parë, por ama ata nuk po mund ta kuptojnë se nese deri para lufte është ndihmuar farefisi dhe të tjerët, besa edhe Insitucionet e Republikës së Kosovës, pse tani vazhdohet me një trend ku investohet shumë në shtëpija të mëdha, mobilje e luks tjetër në Kosovë, kurse këtu shumica e familjeve tona jetojnë për mos me thanë në varfëri dhe në metra katrorë nën minimale për krye banori. Të rinjët tanë befasohen edhe nga fenomeni tjetër, se pse shumë prindër të tyre kan mbetur pa mësuar gjuhë dhe pa treguar shenja të interesimit për vendin ku ata janë me vite dhe dekada. Të rinjët tanë ankohen se prindërit zakonisht shumë pak bisedojnë me fëmijë për probleme të ndryshme të përditshmërisë së sotme të vështirë sidomos për rinin. Të rinjët tanë ankohen se prindërit, vetëm dijnë të shkojnë dikund mysafirë apo të u vie dikush mysafirë dhe tërë temat sillen rreth marrjes në gojë të njerëzve të tjerë. Për rininë tonë, është më se e pakuptueshme edhe mos interesimi i shumë prindërve që fëmijët e tyre të provojnë shumë mundësi për tu afirmuar në sfera të ndryshme, apo edhe për të kryer shkolla dhe kurse edhe private kur ka mundësi për të përparuar. Disa deklarohen se për babën e tij ka qenë e rëndësishme që ai shpejtë të futet në firmën ku punon babai dhe të i ndihmoi atij financiarishtë për ndertim shtëpie e tjetër çka...

Ka shumë, gjëra që preken nga të rinjët tanë, ka shumë çka që ata i bënë nervozë, ka edhe shumë intelekt te të rinjët tanë të cilin neve edhe e hezitojmë ta zbulojmë apo edhe ta vërejmë te ta, në jetën e përditshme. Të rinjët tanë prapseprap kanë mirëkuptim dhe dashuri për prindin familjen dhe farefisin, ata vetëm kërkojnë qe ne prindërit mos t'i detyrojmë në gjëra që janë të tejkaluara, të shkuara. Një e re, shprehet se fundi i javës për te ka qenë horror, është dashur që të rrijë pothuaj tërë natën duke shërbyer, kafe dhe qaj ”rusi”, vetëm me e pa mysafirët se: ja qika e filanit po bajke shumë “hyzmet”. Për atë është e pakuptueshme, dhe te ajo krijohet mosdurimi dhe moskënaqësia me jetën, kur ajo mund të jetë me shoqe, me lexim apo me kompjuter. Ka shumë të rinjë të cilët më tregojnë se ende nuk posedojnë një Laptop, pra në PC, në vitin 2008, vërtet për keqardhje, një i ri 17 vjeqar thotë se kisha punuar të shtuneve dhe të dielave vetëm ta kem një kompjuter.

Tani ku jemi ne prindërit, në bisedë me disa e vëren se ata kanë mendim total të kundert me të rinjët tanë, pra edhe fëmijët e tyre, sepse të rinjët tanë janë shqiptarë. Disa thonë se “ a prish rinia, po ngojnë muzikë të zezakve, anglisht, gjermanisht... e jo shqip, disa thojnë se të rinjët tanë janë dal krejtë “tefteri”, mozomokeq për neve shprehet një 55 vjeqar, duke shtuar se “duhet me ua ble tanëve Kuranin, e me i qu në xhami (unë shtangem dhe e shikoj, ky njeri ka ndrru këto 4 vitet e fundit, i them edhe atij, ai më thot se edhe unë jam i pafe...)“ Kur ndëgjoi kësi prindër, që fatkeqësisht nuk janë të pakët, une thamë se rinia e jonë nuk ka faj, ka probleme dhe nuk ka ku të kërkojë ndihmë. Rinisë tonë i duhet mbështetje, sepse ata ashtu se ashtu janë në zor si të huaj dhe kur nuk ka mbështetje nga prindi, ama mbështetje bashkëkohore, e humb rrugen. Nuk na duhen vlla xhamiat në Zvicerr, na duhet dija, leximi, profesioni, studimi, e këto sot pa kompjuter nuk mundë të arrihen. Këtë e kam vërejtur edhe të premten e kaluar, kur u krye viti shkollor në Schaffhausen, dhe ndër zviceran, diplomuan edhe 3 femra të reja shqiptare dhe një i ri shqiptar, e interesant asnjë nga ata që na kanë okupuar përpara, po e them interesant se viteve tjera vëreheshin këso gjërash, pra aty ku është kompjuteri, biseda në tavolinë për vlerat Evroamerikane, për të ardhmen e ndritshme të arsimuar, nuk mungojnë rezultatet.

Ata prindër që e kanë kryer vetë tranzicionin e prapambeturisë, mund t'ju ofrojnë edhe fëmijëve diq më shumë, ndërsa ata që se kan kryer, dhe që po sharrojnë dita ditës kah errësira e kaluar 500 vjeqare, duke pirë qaj “rusi” e tu lujtë gurë kinse nepër xhamija (pa minare), nuk pritet ma mirë.
Në këtë linjë më duhet të them se, i frikohem edhe Qeverisë së sotme të Kosovës në këtë drejtim.
Zoti na ruajt nga të këqijat dhe të keqtit, na priftë mbara kah jemi nisur, nga përëndimi, ku e kemi vendin. Shkolla dhe dija e Amerikanit po e shkel token e MARSIT, e disa po mendojnë me fluturu me qylym të Ali Babës, të Arabisë (jo tanë).

E kemi obligim me i tregu ato çka i dijmë drejtë, pra fëmijëve tanë me ju afru raste për të qenë të suksesshëm në jetë, si individë dhe pastaj si Shqiptarë.
Ta ngulitim në mendje, jemi Shqiptarë - nder të parët në Evropë, evropian para shumë të tjerëve, kështu dëshirojnë te jenë edhe fëmijët tanë, pra Evroperëndimor, s'jemi vllazen të Azisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora